Sipas medias SHISH pergjon 4 ministra te qeverise Rama

Telefonat e te pakten 4 ministrave te qeverise Rama jane ne pergjim nga shërbimi sekret shqiptar. Kështu shkruan sot e përditshmja “Shqiptarja.com” duke iu referuar zhvillimeve që po ndodhin ditët e fundit me Shërbimin Informativ Shtetëror.

Kjo e përditshme shkruan se “SHISH s’ka shkëputur “linjën” e përgjimit, duke regjistruar bisedat telefonike të tyre me kolegët, kreun e qeverisë apo aleatët”. Burimet e kësaj gazete saktësojnë se deputetët e mazhorancës, në kuadër të përgatitjes së dosjes për kreun e SHISH Visho Ajazi me tërë shkeljet e tij, ku kopsitja e saj do të bëhet gjatë seancës së dëgjimit e përmes pyetjeve në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, do të kërkojnë të dinë se përse janë përgjuar ministrat në komunikimet e tyre.

Dhe fjala është për ministra të rëndësishëm si ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Financave Shkëlqim Cani, ai i zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj e zyrtarë të lartë të Ministrisë Mbrojtjes dhe Kuvendit. Ky element do jetë bazë e pyetjeve, pasi këto ministri përbëjnë bazën e sigurisë kombëtare.
 
Titulli: Sipas medias SHISH pergjon 4 ministra te qeverise Rama

He mo se keta e bejne qimen tra ,me vone do dalin me ate se SHISH pergjoj edhe Angela Merkelin andaj nuk na jepen statusin.


Arsye me hek prej asaj pozite te vetmin shqiptar qe ka pervoje ne kete pune edhe e din qka jane keto lloj sherbimesh...

Te gjithe e dime se loje e qeverise eshte kjo...
 
Titulli: Sipas medias SHISH pergjon 4 ministra te qeverise Rama

Me fol drejt kryeministri duhet te zgjedhe bashkepunetor te besueshem ne krye te SHISH ne menyre qe te funksionoje institucionalisht flas. SHISH perdor burimet e veta te informacionit (jo gjithmone te ligjshme) per te marr vesh ca ndodh dhe ja percjell informacionin kryeministrit per te marre masat e duhura perpara se te ndodhe ngjarja.

Per mendimin tim ky sheshi i SHISH i tanishmi duhet te kishte dhene doreheqjen qe ne momentin qe iku kryeministri tjeter. Eshte pozicion politik.
 
Titulli: Sipas medias SHISH pergjon 4 ministra te qeverise Rama

SHiSh sa e di une Marla nuk eshte pozicion politik edhe as qe duhet te jete ndonjehere ,nuk nderrohen njerezit qe din sekretet e shtetit sa here qe nderrohet pushteti.
Por nese politizimi shkon aq thelle ne Shqiperi sa edhe ne nje pozite delikate si SHISH te vendosen partiak atehere shqiperia nuk qenka e shqiptareve po ose e PD ose e PS.
 
Titulli: Sipas medias SHISH pergjon 4 ministra te qeverise Rama

Zyrtarisht SHISH eshte i depolitizuar por une them se cdodh rendom.

Emerimi i drejtorit te ri eshte ceshtje ditesh gjithesesi.
 
Titulli: Sipas medias SHISH pergjon 4 ministra te qeverise Rama

Drejtori e zëvendësdrejtori i SHISH emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave.

Në nenin 3 të tij saktësohet që: ” Shërbimi Informativ Shtetëror mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar, kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit kushtetues, mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve, për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë, për krimet kundër mjedisit, mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare”.
 
Titulli: Sipas medias SHISH pergjon 4 ministra te qeverise Rama

Po normal qe presidenti do e dekretoje aq me shume qe drejtori i ri do jete nga nje parti e djathte, durrsaku do durrsak me u marr vesh Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top