Sindromi Down

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sindromi Down eshte nje semundje gjenetike, kromozomale. Ne 95% nga rastet e Sindromit Down paraqitet si trisomia 21. Ne 5% te rasteve semundja eshte me preardhje gjenetike duke qen nje translokacion osa mozaik.
Organizmi uman ka 23 pale kromozoma: 22 autozoma dhe 2 kromozom seksual [tek femrat 22+ XX dhe tek meshkujt 22+XY]. Cdo qelize nga organizmi ka 46 kromozoma ,ne perjashtim te qelizave seksuale [ovuli/spermatozoidi] te cilat kan gjysem nga pala kromozomiale [ovuli 22+X dhe spermatozoidi 22+X ose 22+Y]. Kur bashkohet spermatozoidi me ovulin rezulton nje qeliz me nje pale komplete kromozomiale (44+XX ose 44+XY).

Ne figure keni 23 palet e kromozomeve

Shiko fotografinë 1723720

Ne rastin e trisomise 21 cdo qelize e organizmit ka 3 kromozoma 21. Kto ekstra kromozom 21 e kan prejardhjen ose prej ovulit ose prej spermatozoidit. Supozohet qe ne kohen kur formohen qelizat seksuale 2 kromozomat 21 nuk ndahen [nondiszhunkcion]. Ne kohen e fertilizimit, tek fuzioni mes ovulit dhe spermatozoidit [normalisht secili me 23 kromozoma]njeri do te ket nje kromozom teper ne pozicionin 47, duke rezultuar ne kete menyrenje qelize me 47 kromozoma. Ne kohen qe embrioni zhvillohet, kjo qelize multiplikohet [shtohet] dhe ne kete menyre zhvillohet dhe Sindromi Down.
Ne figuren e me poshtme mund te shikoni tek kromozomi 21 qe jan 3.

Shiko fotografinë 1723721Ne rastin e translokacionit jan prezent 3 kromozoma 21 por njeri eshte i ngjitur [i translokuar] tek nje tjeter kromozom qe eshte ne pergjithsi kromozomi 14, 21 ose 22.
3-4% te rasteve jan te krijuara nga "faji"translokacionit. Afersisht tek 1/3 ose tek 1/2 te rasteve traslokacioni eshte i transmetuar nga njeri prej prinderve. Prindi ka translokcionin por pa shenja semundje duke pasur nje material gjenetik normal, me diferencen qe nje kromozom 21 eshte i ngjitur me nje kromozom tjeter.
Nje forme tjeter e sd Down eshte mozaicismi i cili shfaqet tek % te rasteve. Ne kete rast nondiszhunkcioni shfaqet mbas fertilizimit, ne kohen qe formohet embrioni. Ne kete rast vetem nje pjes e qelizave do jet e afektuar, te tjerat do ken nje pale kromozomiale normale dhe do jet te shendecme.

Forma klinike e Sd Down eshte e vendosur ne varesi te numrit e qelizave te afektuara.
 
Pse shfaqet SINDROMI DOWN?
Per kete pyetje kan qen me shume teori ne lidhje me etiollogjine e semundjes por shkaku qendror [principal] nuk eshte akoma i njoftur.
Me se probabil nderhyn faktoret si
  • turbullime hormonale
  • radiacione
  • infeksione virale
  • probleme imunollogjike [me imunitetin]
  • MOSHA E MAMASE [me sa duket eshte njeri prej faktoret me te rendesishem]. Probabiliteti qe femija te kete Sd Down eshte direkt proporcional me moshen e madhe te mamase. Ne 20 vj probabiliteti eshte 1 ne 1600 lindje, tek 35 vj 1 ne 365 kurse tek 40 vj eshte 1 ne 100. Probabiliteti qe femija i dyte te lindi me Sd Down eshte 1 ne 100.
Teste Prenatale [para lindjes] per te identifikuar Sindromin Down
Testet behen me gjakun matern


- Teste screening: alpha-fetoproteina, hCG (human chorionic gonadotropin) dhe estrioli i pakonzhuguar . Rezultati i ketyre analizave bashk me moshen e mamase mund te parashikojne probabilitetin e paraqitjes Sd Doen. Keto teste kryhen mes javes 14-16 te bares.

- Echografia abdominale: ndihmon per te detektuar shenja karakteristike te kesaj semundje: trashja e lekures ne anen posteriore [mbrapa] te qafes, modifikime te membreve [kembet + duarte], zvoglimi diametrit kokes, semundje kongjenitale te zemres, probleme gastrointestinale.


- Teste diagnostike: behen vetem nqs nga testet e mesiperme lind dyshimi i Sd Down. Amniocenteza si CVS (chorionic villus sampling-examinacioni vilozitateteve koriale) jan testet me te perdorura per te diagnostikuar semundjen. Amniocenteza behet nga java 16 e bares. Mbas nje ekografie , me nje shiringe terhiqet nje sasi e vogel lengu amniotik, i cili ka qeliza fetale, dhe egzaminohet. Rezultati meret ne 12-20 dite dhe efektet sekundare te amniocentezes jan ne 2% te rasteve avort, humbje gjaku dhe infeksion.
CVS behet ne javen 9-12 te bares.Mbas ekografise abdominale nje tub i holl futet nepermjet vahjines deri tek placenta per te mare nje porcion te vogel me vilozitete koriale. Vilozitetet jan inde te cilat bejne pjes nga embrioni , ekzaminohen nga pikpamja kromozomiale. Rezultati meret ne 7-10 dite.

Simptomat dhe karakteristikat e Sindromit Down!


- tonus muskular i ulur (hipotoni), laxitet ligamentar
- fytyra me e zgjeruar, rrenja e hundes me e hapur, fisurat palpebrale te orientuara me superior [siper], goja e vogel
- veshet e vegjel
- diametri i kokes i vogel
- gryka me e shkurt
- dora me e vogel, gishtat me te shkurt
- zhvillimi intelektual eshte me i vonuar
- retard mental
- keqformime kongjenitale te shpeshta:keqformime kardiake (ne 40% e rasteve), digjestive (ne 10% e rasteve), okulare
- turbullime metabolice, imunollogjike

Jo te ter femijet do te ken shenjat qe kam rjeshtuar me lart.
Gradi i semundjes varet nga pala kromozomiale e femijes
 
Sindroma Down-kure paralindjeje

Sindroma Down mund të korrigjohet falë një kure paralindjeje. Në vazhdën e një kërkimi të National Institute of Health në Bethesda është arritur për momentin të shihen pasojat në dy minj, të cilët kishin probleme të kësaj sindrome.

Disa ekspertë mendojnë se në bazë të sindromës ka edhe disa faktorë përtej cështjes së kromozomeve. Të dhënat e një kure të mundshme janë publikuar në revistën “New Scientist e Obstetrics and Gynecology”.

Doktoresha Catherine Spong, koordinatore e studimit dhe kërkimit të bërë shpjegon që falë një kure mund të eleminohet efekti që sindroma Down ka mbi dy proteina, Nap e Sal, që shkaktojnë pasoja në zhvillimin mendor.

Për të parë efektet studiuesit kanë mbajtur në vrojtim dy grupe minjsh me këtë sindromë. Njëri në trajtim para lindjes dhe tjetri pa trajtim. Rezultatet ishin befasuese, por megjithëkëtë kërkuesit janë të rezervuar. Kjo, sepse, edhe pse terapia ka dhënë rezultate mbi minjtë, nuk është e thënë që të kenë të njëjtin reagim edhe tek njërezit.

Para se të eksperimentohet tek njerëzit kërkuesit duhet të ndjekin për një periudhë eksperimentet për të parë efektet pozitive në vazhdim e sipër të kurës.

Nëse në të ardhmen kura do të jetë efikase, atëherë lajmi i mirë për të gjithë do të jetë i mirëpritur. Do të ketë një përmirësim të jetës së mjaft personave.


Shekulli online
 
Cfare është sindromi Down?

Syndromi Down quhet ndryshe trisomia 21. ثshtë një situatë ku materiali gjenetik i shtuar shkakton nje vonesë në zhvillimin mendor dhe fizik. Ajo prek 1 ne 800 lindje.
Të dhënat fizike dhe problemet mjekësore të lidhura me syndromin Down ndryshojnë shumë nga fëmija në fëmijë. Ndërkohë që disa fëmijë kanë nevojë për një vëmendje mjekësore të vecantë të tjerët bëjnë një jetë të shëndetshme.
Megjithëse sindromi Down nuk mund të parandalohet ai mund të zbulohet para lindjes.
Cfarë e shkakton syndromin Down?

Normalisht në kohën e koncepsionit femija trashëgon informacion gjenetik prej prindërve në formën e 46 kromozomeve: 23 prej nënës dhe 23 prej babait. Në shumicën e rasteve me syndromin Down, fëmija merr një kromozom 21 shtesë – duke pasur një total prej 47 kromozomesh në vend të 46. ثshtë pikërisht ky kromozon ekstra që shkakton vonesën në zhvillim të lidhur me syndromin Down.
Megjithëse askush nuk e di me siguri pse ndodh sindromi Down dhe nuk ka një mënyrë për parandalimin e gabimit gjenetik, shkencëtarët e dinë që gratë me moshë më të madhe se 35 vjec kanë një rrezik më të lartë për të pasur një fëmijë me syndromin Down. Në moshën 30 vjec psh., një grua ka një shanc 1 në 900 për të pasur një fëmijë më Down. Ky rrezik rritet në 1 në 350 në moshën 35 vjece. Në moshën 40 vjec rreziku është 1 në 100.

Diagnoza para lindjes

Ka dy grupe kryesor testesh. Teste depistimi dhe teste diagnostikimi. Testet e depistimit zakonisht kryhen lehtë nuk janë të shtrenjtë, nuk vendosin diagnozën, por vetëm e dyshojnë atë. Testet e diagnozës kanë saktësi të lartë por janë invaziv dhe kanë rrezikun e abortit apo komplikacioneve të tjera. Si rregull testet diagnostikuese këshillohen në gratë mbi 35 vjec.

Shiko fotografinë 1797985
 
Djali halles sime eshte keshtu.
 
Studio te ndryshme anembane botes jane te bindur se ajo sindrome seshte gje tjeter vec vaksinimi i femijeve qe ne moshen 9 muajsh/e. Nuk jam i sigurte per datat por mundet te gjenden online. Ne 1970 nje femije me ate sindrome ishte diku 1/100000 dhe ne mos gaboj sot eshte 1/1000 pra 100 here me shume!!
Une e di qe kjo eshte delikate si teme, por po ju jap nje shembull i verifikueshem lehte. Vendet e europes nordike nuk kane vaksinim te detyrueshem, vec keshillojne dhe kane % me te vogel te kesaj sindrome. Te jete kooincidence thoni?
 
Studio te ndryshme anembane botes jane te bindur se ajo sindrome seshte gje tjeter vec vaksinimi i femijeve qe ne moshen 9 muajsh/e. Nuk jam i sigurte per datat por mundet te gjenden online. Ne 1970 nje femije me ate sindrome ishte diku 1/100000 dhe ne mos gaboj sot eshte 1/1000 pra 100 here me shume!!
Une e di qe kjo eshte delikate si teme, por po ju jap nje shembull i verifikueshem lehte. Vendet e europes nordike nuk kane vaksinim te detyrueshem, vec keshillojne dhe kane % me te vogel te kesaj sindrome. Te jete kooincidence thoni?
Se kuptova aty ku thone :
ajo sindrome seshte gje tjeter vec vaksinimi i femijeve qe ne moshen 9 muajsh/e
Si 9 muajsh?
 
Se kuptova aty ku thone :

Si 9 muajsh?
Ju ne Uk me duket nuk e keni, por Italia, Greqi, Spanja por dhe Shqiperia ne mos gaboj vaksinohen qe ne muajin e 9 te femijes, madje para dy vitesh ne Itali bente vaksina dhe e ema me foshnjen ne bark!!
 
Ju ne Uk me duket nuk e keni, por Italia, Greqi, Spanja por dhe Shqiperia ne mos gaboj vaksinohen qe ne muajin e 9 te femijes, madje para dy vitesh ne Itali bente vaksina dhe e ema me foshnjen ne bark!!
Ne shqiperi qe kur lind femija vazhdon kalvari i vaksinimit
 
Ju ne Uk me duket nuk e keni, por Italia, Greqi, Spanja por dhe Shqiperia ne mos gaboj vaksinohen qe ne muajin e 9 te femijes, madje para dy vitesh ne Itali bente vaksina dhe e ema me foshnjen ne bark!!
Une smbaj mend te kem vaksinuar femijet 9 muajsh ne shqiperi,por e ke fjalen vaksine pasi femija lind apo vaksinim kur femija eshte 9 muaj ne barke?
 
Ne shqiperi qe kur lind femija vazhdon kalvari i vaksinimit
Ne 2008 ne Itali, e jo vetem, nje genocide me emrin Lorenzin atehere ministre shendetesi vajti ne Usa, dhe aty i financuan bashke me WHO vaksinim falas, por ne forme testimi, pra me pak fjale; Vaksine e fruthit, ok falas por brenda saj do kete edhe 12 tipe te tjere falas por qe do "duhen" per femijet!!
Eshte e shkruajtur qe eshte test!! Ne Europe deri atehere nuk behej testim ne njerez direkt, gje qe dhe sot ndodh ne Usa, ne fillim test te njerezit, nese shko mire ok, nese jo paguajne demet*. Pra ne Europe duke filluar me Italine ne 2008 filloi genocidi i tipit american. Ne Gjermani ndryshon por pak, te vetmet jane vendet nordike, asnje forme vaksinimi, madje sygjerojne dhe lindjet natyrale sic ishin dikur e nje kohe.
 
Une smbaj mend te kem vaksinuar femijet 9 muajsh ne shqiperi,por e ke fjalen vaksine pasi femija lind apo vaksinim kur femija eshte 9 muaj ne barke?
Une se di per Shqiperine ne forme direkte se kam 27 vite qe sjam atje, por tani e di qe eshte "model italian"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top