Simbolet kryesore të modës, kush i ka shpikur

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Simbolet kryesore të modës, kush i ka shpikur
Simbolet_kryesore_te_modes_kush_i_ka_shpikur.jpg
Moda nga më të ndryshmet........

1. "Jeans" apo "Denim"?

stil_815.jpg
stil


"Denim" vjen nga bashkimi i dy fjaleve "De Nimes", pasi kjo cope prodhohej ne qytetin francez, qe nga viti 1800. Kurse fjala "Jeans" vjen nga perkthimi ne frengjisht i fjales "Genova" (Genes), ku prodhohej nje cope e pershtatshme dhe e forte per velat e anijeve.

2. Kepucet e balerinave

stil_816.jpg
stil


Kepucet me ne mode per momentin jane ato qe perdoren per balerinat. Per t'i sjelle deri ne skene ka qene nje ide intuitive e stilistes, Roz Repeto, e cila i shpiku ato per djalin e saj, koreografin e madh, Roland Petit. E tani pelqehen nga te gjithe.

3. اanta "Baguette"

stil_817.jpg
stil


Eshte me e pelqyera ne te gjitha koherat. Shume funksionale, e ashtuquajtura "Baguette", e ideuar nga Silvia Fendi ne vitin 1996, perben sot nje objekt kulti me me shume se 800 mije ekzemplare te saj. Mbeshtillej ne krahe nga francezet ne radhet e bukes.

Java e modes ne bote per sezonin pranvere-vere 2008 sapo eshte mbyllur dhe publiku serish ka pare gjate sfilatave te saj ekspozime te simboleve apo veshjeve nga me te ndryshmet. Por pakkujt i ra nder mend te pyese veten se çfare presupozojne apo duan te thone ne te vertete keto simbole. Keshtu, perse veshja mashkullore quhet "trench"? Apo perse çadra lind si aksesor mashkullor apo femeror? Lidhur me kete, mediat e huaja kane realizuar nje edicion special per te shpjeguar keto shenja, te cilat kane ndryshuar menyren e te veshurit te njerezve nder vite, duke u nisur qe nga xhinset, veshja me e mbajtur prej femrave dhe meshkujve.

Fjala "denim" dhe "jeans", a nuk jane e njejta gje? Jo tamam, edhe pse te dy keto terma perdoren shpesh si sinonim i njeri-tjetrit. Fjala "denim" nenkupton qepjen me ane te se ciles jane realizuar veshjet "jeans". "Denim" vjen nga bashkimi i dy fjaleve "De Nimes", pasi kjo tip cope prodhohej ne kete qytet jugor te Frances qe nga viti 1800. Ndersa fjala "Jeans" vjen nga perkthimi ne frengjisht i fjales "Genova" (Genes), ku qe nga Lindja e Mesme prodhohej nje cope e pershtatshme edhe per velat e anijeve, pasi ishte shume e forte dhe e qendrueshme. Nderkaq, ne vitin 1850, ne San Francisco, Levi Straus dhe Jacob David Youpheus e perdoren kete lloj cope edhe per pantallona me pese xhepa, te cilat perdoreshin nga ata qe shkonin te kerkonin thesare.

Nderkaq, kepucet me ne mode per momentin jane ato qe perdoren per balerinat. Per t'i sjelle deri ne skene ka qene nje ide intuitive e stilistes, Roz Repeto, e cila i shpiku ato per djalin e saj, koreografin e madh, Roland Petit. Nderkaq, duke qendruar gjithmone ne boten e aksesoreve, perse çanta me e famshme quhet "Baguette"? Pergjigjja edhe njehere vjen nga emri qe mban. Ajo eshte shume funksionale dhe mund te shtrengohet nen krah, tamam siç bejne francezet para radhes se bukes.

E ashtuquajtura "Baguette", e ideuar nga Silvia Fendi ne vitin 1996, perben sot nje objekt kulti me me shume se 800 mije ekzemplare te saj. Pastaj, eshte edhe nje xhakete, e cila perdoret shume neper bote dhe qe te gjithe e respektojne. Behet fjale per xhaketen e tipit "delmontgomery", e cila ia dedikon emrin e saj gjeneralit britanik, i cili ne Luften e Dyte Boterore kontribuoi ne fitoret e aleateve ne Evrope dhe ne Afrike. Heroi ishte i njohur per mbajtjen e saj.

Gazeta Koha Jone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top