Si zgjidhet parfumi i përshtatshëm për ju?

Arfenilla

Themelues i Forumit
f9deea4473ab9002e10c5507336a921f_XL.jpg





Dini si te zgjidhni parfumin e përshtatshëm për ju? اdo person ka një arome ne zemër, një parfum qe mishëron ne mënyrë perfekte personalitetin dhe shijet, ka nga ata që preferojnë aromat me fruta, nga ata që pëlqejnë aromat drunore, të lehta apo të renda.



Mendoni për aromat qe ju pëlqejnë më shumë

Parfumi perfekt është ai që të shoqëron ditë pas dite për te gjithë ditën. Për të zgjedhur aromën e duhur mendoni për ato aroma qe ju pëlqejnë më shumë dhe që i keni më shumë për zemër, aroma të pastra dhe të freskëta, aromat e detit, parfumi i ëmbël. Ne këtë mënyrë do të jeni në gjendje të perzgjedhni atë që preferoni.

Eau de toilette apo Eau de parfum?

Diferenca midis të dyjave qëndron në përqendrimin e aromës, parfumi në gjendjen e pastër ka një përqindje më të lartë nga 20-50%, eau de parfum varion nga 10-15 %, eau de toilette nga 3-8% ndërsa kolonja ka një përqindje parfumi 3% që do të thotë se është tipologjia më e lehtë.

Zgjidheni në baze të lëkurës tuaj


Qëndrueshmëria e parfumit varion edhe në baze të lëkurës, lëkura e yndyrshme e mban më gjatë aromën në krahasim me atë të thatë ku aplikimi i parfumit ndodh me shpesh.

Kërkoni ndihmën e testerëve

Para se të zgjidhni një parfum kërkoni ndihmën e testerëve që ofrohen nga parfumeria për të provuar aromën me qetësi.

Mos u mjaftoni kurrë me sprucimin e parë

Mos harroni se një parfum për të qenë i plotë në të gjithë bukurinë e tij duhet të testohet për një periudhe të pak më të gjatë. Prisni pak minuta.

Provojeni në lëkurë

Mënyra më e mirë për te provuar një parfum është ajo duke e sprucuar parfumin drejt e në lëkurë mundësisht disa centimetra në distancë.

Mos e teproni

Mos spruconi shumë parfum ne një distance të afërt. Nuhatja jonë nuk është në gjendje të njohë më shumë se tre aroma dhe si pasojë zgjedhja e parfumit zbehet.

Si të ruani parfumin

Një parfum nga 6 muaj jetëgjatësi. Ai duhet të ruhet në një vend të freskët të mbrojtur nga rrezet e diellit. Ne këtë mënyrë aroma e parfumit është ne gjendje të rezistoje deri 2-5 vjet.

Eksperimentoni dhe luani me aromat

Nëse në këtë pikë jeni të bindura se keni gjetur parfumin ideal, shume mirë por mos u ndaloni me kaq. Bota është e pasur me shumë aroma të mrekullueshme që presin të provohen. Për një zgjedhje edhe me personale provoni një parfum artizanal./qysh B:: infoo
 
Titulli: Si zgjidhet parfumi i përshtatshëm për ju?

Kur ik ne parfumerite me duket vetja si e semure
Keni parasysh ate filmin Parfum me ate tipin qe mbyste gocat dhe u merrte esencen e lekures lol

Ia ashtu me duekt vetja edhe mua, dua qe nje parfum da dashuroj direkt, dua qe kur ta hedh te me beje te udhetoj me mendje
dua lule, det, dua te kete hapesire,dua te kete yje. Parfumin ideal e ndjen sapo e sheh ne xham, e din qe eshte ai i yti
Duhet te jete hipnotizues, i eger ne fillim dhe pas ca min te behet dicka aq e embel sa te vjen deshira te kafshosh lekuren
Duhet te jete nje miks cokollate mes pishave te pyllit, dhe frutave te pyllit
Duhet te beje te vallezoje sapo e hedh mbi veten. Ska rendesi nese e pelqejne te tj
Me nje parfum te mire, gjithe dita ecen mire :D
Delir ne momente frymezimi lol


(ej ka ndonje sponsorizues per parfumeri ketej se e bera slogan e vitit une :p lol)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top