Si u zhdukën emrat e fshatrave shqiptarë në اamëri

Kresha

A pretty face can never trick me


Pjesa 2 /Thellimi i tragjedisë çame në vitet 1934-1938

Nga Eugen Shehu

Fill pas vendosjes me dhunë të emrave grekë, në fshatrat çame u panë kolonët e parë helenë, ardhur familjarisht prej ishujve të largët të Greqisë. Të përkrahur nga pushteti vendor dhe sidomos nga xhandarmëria greke, këta kolonë u vendosën në shtëpitë më të mira të këtyre fshatrave, duke përzënë prej andej shqiptarët etnikë të pambrojtur

Ngaqë pushteti vendor administrativo-ushtarak, ishte kurdoherë në duart e grekërve, edhe në fshatin më të largët të اamërisë, Athina u përpoq të sinkronizonte veprimet me çdo mjet, me këtë pushtet për të shkombëtarizuar shqiptarët etnikë brenda kufijve politikë të saj. Në këto momente, e ideuar prej Athinës, erdhi porosia për të zhdukur sa më parë emrat e fshatrave shqiptarë, duke dashur të fshinte në këtë mënyrë simbolet e memories kombëtare. Kështu, brenda pak javëve u ndryshuan emrat në shqip të fshatrave Spatari, Golbaqi, Picari, Varfanji, Arpica dhe u zëvendësuan këta me emra grek si Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika etj. Sikur puna të kish mbetur me kaq, ndofta shqiptarët etnikë nuk do të mërziteshin aq shumë, pse ata nuk do të harronin askurrë emrin e fshatit ku patën jetuar gjysh-stërgjyshërit e tyre. Por fjala është fill pas vendosjes me dhunë të këtyre emrave, në këto fshatra u panë kolonët e parë helenë, ardhur familjarisht prej ishujve të largët të Greqisë. Të përkrahur nga pushteti vendor dhe sidomos nga xhandarmëria greke, këta kolonë u vendosën në shtëpitë më të mira të këtyre fshatrave, duke përzënë prej andej shqiptarët etnikë të pambrojtur, kinse dikur ata patën qenë fshatra helene por i patën zaptuar “barbarët” shqiptarë. Tanimë operacionet ndëshkimore ndaj popullsisë së pambrojtur çame organizoheshin dhe drejtoheshin jo vetëm me urdhër të Metaksait, por me vetë miratimin dhe bekimin e Mbretit të Greqisë. Për ta patur nënkontroll sa më të plotë dhe për të vepruar në mënyrë sa ma energjike për shkombëtarizimin e këtyre trevave shqiptare, Metaksa urdhëroi një ndarje të re administrative për krejt اamërinë duke e copëtuar dhe afruar komandën greke vendase me qarqet antishqiptare të Athinës. Në këtë mënyrë اamëria e Mesme dhe اamëria veriore u shpallën njësi administrative më vehte me kryeqendër Gumenicën, ndërsa اamërinë Jugore e copëtuan midis qyteteve dhe fshatrave greke, për të pasur sa më të lehtë kolonializimin e tyre.“ Përballë pushtetit të papërgjegjshëm shtypës e shovinist të Metaksait, çamërit u gjendën krykëput të pambrojtur, e vetmja mënyrë e mbrojtjes për ta u bë besëlidhja apo betimi i kahershëm, shtimin dhe fuqizimin e të cilit, ata vetëvetiu e ndjenë si kushtin më të domosdoshëm. Ai i mbajti të bashkuar gjatë gjithë kohës së diktaturës. Dhe nëse plot nga burrat e rrezikuar mund të shpëtonin nga zhdukja, kjo ndodhi pikërisht për hirë të atij bashkimi besëlidhës. Falë atij betimi mjaft atdhetarë të rrezikuar u arrit të kaloheshin fshehurazi brenda kufirit të shtetit shqiptar“.(I.D.Hoxha “Viset Kombëtare shqiptare në shtetin grek”, Tiranë 1998, faqe 247 ).

Dinakëria greke do të nxiste sidomos grindjet midis shqiptarëve qysh se këta mësonin fjalët e para në gjuhën e tyre. Me një plan të përcaktuar deri në imtësi, fëmijët e krishterë shqiptarë, me të lindur dërgoheshin në kishë dhe pagëzoheshin me emra grek. Më pas, nëpër vitet që po vinin këta fëmijë do të ngulitnin mirë në kokë fjalën e priftit e cila (kinse merrej fjala e Zotit) sipas të cilit ,“kush nuk është i krishterë, është armiku ynë !”. Kjo armiqësi e cila ushqehej me aq “kujdes” prej priftërinjëve grekë, tek fëmijët e krishterë shqiptarë, duam apo s’duam ta pranojmë sot, hapi hendek të thellë në vitet që pasuan në اamëri, midis popullsisë shqiptare të krishterë dhe asaj myslimane të اamërisë. Kjo pasi fëmijët duke u mbrojtur me fjalën e priftit grek dhe duke qenë larg ndikimit të atdhetarëve të vërtetë të اamërisë, dalëngadalë harruan traditat dhe kodet morale-zakonore të shqiptarëve, iu përshtatën më tepër mentalitetit helen duke u asimiluar krejtësisht përgjatë decenieve që kapërcyem. Në librin e tij studimor me titull, “Istoria tis periohijes Igumenicas 1900-1950”, të autorit I.G.Sharra, diku ku flitet për armiqësinë e mbjellë midis fëmijëve shqiptarë të besimeve të ndryshme fetare, shkruhet se ata arrinin deri sa “t’i çanin kokën me gurë njëri-tjetrit”.

Ndërkaq një tjetër interesim ishte për djemtë e vegjël të اamërisë, në mbrendësi të kufijve të shtetit amë shqiptar. Ata jo vetëm që ndjenin lirinë mbi supe por ishin të kënaqur që mësonin së toku me bashkëkombasit e tyre, qofshin këta të krishterë apo myslimanë. Për më tej, meqenëse fshatrat me shqiptarë të ardhur nga اamëria sa vinin e shtoheshin, për shkollimin sa më të plotë të këtyre djemve u vendos që të ndërtohej në Sarandë edhe një kovikt model, një ndërtesë e vogël ishte paguar prej disa atdhetarëve çamë por klasat sa vinin e shtoheshin. Shtabi shqiptar i asaj kohe na bën me dije se “Konvikti اamëria” përmbledh në gjirin e vet një numër të madh nxënësish, të përbërë nga djem të viseve të ndrashme të Shqipërisë së lirë dhe irredente, të cilët marrin aty dritën e parë të kulturës shqiptare… Në një bashkëfjalim që pati drejtori ynë me kryeministrin Koço Kota, në lidhje me konviktin në Sarandë, vuri re se kryetari i qeverisë është në dijeni të plotë të kësaj çështjeje dhe interesohet me zemër për realizimin e saj.“Vetë Mbreti ynë, i deklaroi kryeministri, ka urdhëruar Ministrinë e Arsimit që të hyjë në marrveshje me Kryqin e Kuq Shqiptar që të ndërtohet sa më shpejtë godina që i nevojitet koviktit “اamëria”.

( Gazeta “Demokratia”, Gjirokastër 25 korrik 1937 ).


Edhe gjatë vitit 1938 qeveria fashiste greke vazhdoi në mënyrë sistematike dhunën e saj të pashembullt ndaj banorëve të pafajshëm të اamërisë. Mbreti i Greqisë, në unison me dhunën koloniale shovene të Musolinit dhe Hitlerit, ndërmori një varg reformash administrative, posaçërisht për të përzënë shqiptarët prej vatrave stërgjyshore dhe për t’i kolonizuar ato treva me popullin helen. Fashizmi, i cili po pushtonte çdo ditë e më shumë territore të reja, e fashiti edhe atë luftë të shtetit shqiptar në mbrojtje të bashkëkombasve të vet. Diplomacia evropiane u gjend e papërgatitur dhe nuk mund të merrej me zërat e popujve të vegjël që shtypeshin e dhunoheshin, ndërsa harta e Evropës çdo ditë caktonte kufij të rinj. Në këto kushte plaga e gjenocidit grek ndaj trevave të اamërisë vazhdonte të rridhte gjak.

//kombetare.al
 
Titulli: Si u zhdukën emrat e fshatrave shqiptarë në اamëri

s'kemi shtet ne.....
 
Titulli: Si u zhdukën emrat e fshatrave shqiptarë në اamëri

Shtetin do ta bejme me Gayt neve me parada qe investojne sherbimet sekrete per ta trazuar me shume shqiperin ,sherbimet greke sekrete duhet te fajesohen per kete edhe shqiptaret e mjere qe shikojne te merren me gjerakoti e per sende kombetare sju interesin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top