Si u rrëmbye Enver Stafuka nga 3 ‘policë’

cent

...Lontano
stafukaaa.jpg
Publikohet video e rrëmbimit të Enver Stafukës, i cili u dyshua në vitin 2013 si autori i vjedhjes së automjetet që u përdor nga autorët për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

“News 24” transmetoi sot videon e rrëmbimit të 48-vjeçarit, ngjarje e cila ndodhi më 8 shkurt 2015 pranë komisariatit të policisë në Fushë Krujë nga 4 persona të veshur si policë.

Nga pamjet e videos së kamerave të sigurisë duket Stafuka që del nga lokali rreth orës 19:47 dhe tenton të hipë në automjetin e tij. Por në këtë moment tre persona shkojnë tek makina dhe e prangosin.

Pas prangosjes së Stafukës afrohet një mjet tip “Golf”. Stafuka futet në pjesën e pasme të makinës. Makina me Stafukën niset me shpejtësi drejt Tiranës. 48-vjeçari njihet nga policia si person me precedentë penalë, pasi është dënuar katër herë.
cdk4Fial.jpg
(Enver Stafuka)
Sipas hetuesve telefoni i Stafukës natën e grabitjes së BMث-së në Durrës, ka bërë të njëjtin itinerar me telefonin e të zotit të makinës së vjedhur në Durrës si dhe me telefonin e Gentjan Bejtjas, i cili gjithashtu u arrestua. Të dy më 13 nëntor 2013 u shpallën të pafajshëm për këto akuza.

Stafuka është shoqëruar 7 herë në polici mbi çështjen “Lamaj”. Por vetë Stafuka ka kundërshtuar akuzën ndaj tij, duke thënë se natën e vjedhjes së makinës, ai ka qenë në shtëpinë e tij me gruan dhe fëmijët. Stafuka është baba i katër fëmijëve.

Dritan Lamaj u ekzekutua pasditen e 24 shkurtit, për vrasjen rreth 10 orë më pas u arrestua në Selanik biznesmeni i njohur Arben Frroku.

Ndërkohë familja e Stafukës kërkon nga policia zbulimin e fatit të Enverit, i cili ndodhet i zhdukur prej 8 ditësh tashmë.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top