Si u pakësua numri i shqiptarëve në Shkup pas tërmetit më 1963

Arfenilla

Themelues i Forumit
1_7371.PNG
Autoritetet sllave kanë përdorur tërmetin katastrofal të 1963 për të larguar shqiptarët nga Shkupi, kështu flasin dokumentet e arkivuara historike.
Këto u thanë nga historianët shqiptarë në tryezën e rrumbullakët me teme ‘Fytyra e Shkupit para dhe pas tërmetit, të cilën e organizoi Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, në prag të shënimit të 50 vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup.

Nebi Dervishi, historian foli për mënyrën se si maqedonasit shfrytëzuan fatkeqësinë për të pastruar Shkupin nga shqiptarët, transmeton Portalb.

‘Deri në vitin 1963 Shkupi ka qenë me numër më të madh shqiptarësh në trevat shqiptare, pas tërmetit të 26 korrikut ndihmat që i afrohen nga bota e civilizuar pas katastrofës kanë theksuar qartë se strukturat maqedonase pastruan qytetin e Shkupit nga shqiptarët me zëvendësimin e tyre me sllavë. Pra pas tërmetit të 26 korrikut filluan të shkojnë shqiptarët në Anadolli, dhe paralelisht me këtë filloi migrimi i maqedonasve në Shkup. Për këto flasim dokumentet zyrtare të kohës që rruhen në arkivin e shtetit’ tha Dervishi.

Zëvendës drejtori i Arkivit Shtetëror, Qerim Lita, tha se Shkupi me rrethinë në vitin 1945 numëronte 145.260 banorë, ndërsa vetëm qyteti 67.743 banorë. Numri më i madh i këtyre ishin shqiptarë, apo popullsia shqiptare përbënte 47 për qind.

‘Po të bëjmë një dallim të regjistrimit të popullatës në vitin 1948 dhe 1953, shpeshherë historiografia maqedonase kur flet për numrin e shqiptarëve në Maqedoni e mohon regjistrimin e 48, por mbështetet në atë të 53-ës që ka qenë i falsifikuar, imponuar për shkak të marrëveshjes mes Josip Broz Titos dhe ambasadorit të atëhershëm turk Kypryli. Sipas kësaj marrëveshje ishte paraparë të shpërngulen nga këto vise 400.000 myslimanë, shqiptarë’ u shpreh Lita.

Sipas dokumenteve të arkivuara, që i shpalosi Lita, ja se si ka qenë numri i popullatës në vitin 1948 dhe si është ndryshuar në 1953-ën (dallimi në katër komuna të rrethit të Shkupit):

Regjistrimi 1948

Butel: maqedonas 7408, shqiptarë 4755, turq 14,

Draçeva: maqedonas 7763, shqiptar 7006, turq 178,

Rakotinci: maqedonas 8467, shqiptarë 2494, turq 60,

Gjorçe Petrovi: maqedonas 5549, shqiptarë 12443, turq 48.

Do të thotë në komunat për rreth Shkupit kishte 29.087 maqedonas, 26.698 shqiptarë dhe 300 turq, të dhëna zyrtare të regjistrimit të vitit 1948.

Regjistrimi 1953

Buteli – maqedonas 8480, shqiptarë 2953, turq nga 14 dolën 2204,

Draçeve- maqedonas 5238, shqiptarë 5745, turq 5195,

Gjorçe Petrov- maqedonas 7382, shqiptar 8827, turq 4783 (pra nga 48 turq, dolën mbi 4700),

Rakotinci -5554 maqedonas, shqiptar 1362, turq 4538.

Gjithsej, maqedonas 26.654, shqiptarë 18.887 dhe turq 16.720.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top