S’i t’i ngjyrosim flokët?

*deliza*

VIP
V.I.P
S’i t’i ngjyrosim flokët?

Nëse vërtet ju nevojitet një ndryshim i ngjyrës së flokëve, në vijim po ju japim trendët, të cilët do të jenë aktualë gjatë tërë vitit 2011.
Përgatiti: Afrora Fusha, estete

Tonalitet i këtij sezoni janë biondet, në nuancat platin. ثshtë një ngjyrë shumë e vështirë, pasi jo të gjitha femrave ju shkon, kështu që duhet të bëni kujdes me këtë ngjyrë nëse do të dëshironit ta zgjidhnit. Kjo ngjyrë tenton të oksidohet dhe nuk duhet të japë efektin e flokut të djegur.

E kuqja, sigurisht është një "ever green" e cila nuk e humb asnjëherë bukurinë e saj. Edhe në këtë rast nëse ngjyra është shumë e thellë, kjo do t’ju tregonte edhe më të bukur. Kush preferon gështenjën e thjeshtë, mund të luaj me disa nuanca brenda saj. Duhet të evitoni flokët me fije, mbi të gjitha ato që bëhen me shirita, nuk janë aspak në modë dhe tentojnë t’ju plakin.

Nga ngjyra e gështenjtë në bionde
Abbey Lee Kershau është një top-modele e cila brenda një dite nga ngjyra e gështenjtë e çelët u bë bionde ngjyrë platini. Edhe ndryshimet e këtilla janë të mundshme, mirëpo nuk është e thënë të keni besim te frizerja juaj se do ta bëjë punën bash ashtu si duhet.

Foto1ng.jpg

Nga ngjyra bionde në të gështenjtë

Natasha Poly ka qenë shembull i një bukurosheje tipike ruse, aq gjatë derisa ngjyrën bionde nuk e ndryshoi nëngjyrë të gështenjtë të errët me shkëlqim ngjyrë ari.

Foto2ng.jpg

Nga ngjyra gështenjtë në bionde në të kuqe

Top-modelja Eniko Mihalik, mund të thuhet se nga një brune e rëndomtë u bë bukuroshja flokëkuqe më joshëse.

Foto3ng.jpg

Nga ngjyra e kuqe në të zezë

Ndryshimi i flokëve nga ngjyra e kuqe apo nga ngjyrë bakri në ngjyrë të zezë mund të jetë shumë dramatike (siç shihet nga shembulli i top-modeles Lily Cole), mirëpo nëse preferoni ndryshime drastike, ky përfundimisht është njëri ndër opsionet. Mirëpo, në vend të ngjyrës shumë të zezë, zgjidhni ngjyrën e gështenjtë më të errët me shkëlqim ngjyrë ari.

Foto4ng.jpg

Tallazet e zylyfeve

Rrënjët e flokëve le të jenë ngjyrë sa më të errët, ndërsa zylyfet disa nuanca ngjyrë më të çelët se flokët tuaja. Kombinimi i ngjyrës bionde e errët dhe bionde e çelët është ai të cilin me siguri do t’jua rekomandojmë.

Foto5ng.jpg

Ngjyra natyrale platini

Biondja me rrënjë flokësh të parregullt ngjyrë të errët ndoshta është jashtë trendit, mirëpo ja që, nëse rrënja ngjyrë të errët jep përshtypjen e natyrshme bionde platini, flokëve tuaj ua zbut efektet “artistike”... Pse jo? Mirëpo, rrënja patjetër duhet të ketë të njëjtën nuancë bionde, mirëpo ngjyrë bionde të errët, ashtu që vetentë mund ta quani dyfish bionde. Tingëllon ironike? Ja se si do të duhej të dukej kjo.

Telegrafi​
 
Re: S’i t’i ngjyrosim flokët?

du ti boj blu por spo me lejn :D
 
Titulli: S’i t’i ngjyrosim flokët?

:( une i kam lyer dhe jam penduar...:(
tani dua te kthehem prape geshtenje e hapur ahha
dhe jam me teper qe te perdoresh shampo color..
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top