Si ti ndjellim femijet drejt leximit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Te lexuarit nuk eshte vetem nje çeles qe na çon drejt nje suksesi akademik, por dhe mbi te gjitha nje nga burimet me te medha te kenaqesise qe mund te perjetoje nje qenie njerezore. E megjithate, shume te rinj, veçanerisht djem e kane shume te veshtire qe ta lidhin aktin e te lexuarit me kenaqesine. “Femijet nuk mund te mesojne, nese nuk lexojne”, na kane thene dhe vazhdojne te na thone vazhdimisht mesuesit neper shkolla. Sigurisht qe eshte nje thenie e drejte, por leximi eshte shume me teper sesa nje rruge drejt diturise. Librat sjellin kenaqesi dhe aventura te paimagjinueshme. Te lexuarit na ben njerez me tolerante, me te hapur, me te mirekuptueshem ndaj vetes dhe te tjereve, sepse permes tyre mesojme per kultura te ndryshme, per vende, kohe dhe njerez qe nuk mund t’i takojme dot gjate ekzistences sone shume te shkurter dhe te kufizuar gjeografikisht.

Ka femije qe vazhdojne te jene te magjepsur pas librave, veçanerisht ndaj librave te fantazise, sepse ua zhvillojne imagjinaten duke i çuar ne situata dhe vende te panjohura. Por jo te gjithe femijet e te rinjte, veçanerisht djemte, jane te ketij mendimi, apo te dhene pas librave. Sipas nje studimi te bere ne Europen Perendimore, gjate 10 viteve te fundit numri i femijeve qe marrin hua librat nga bibliotekat per t’i lexuar dhe per t’i rikthyer serish eshte shume me i vogel krahasuar me nje dhjetevjeçar me pare. Po sipas ketij sondazhi, 42% e djemve nga mosha 11 deri ne 16 nuk kane lexuar kurre nje liber thjesht per qejf apo me kenaqesi dhe se nje e dhjeta e djemve nen 14 vjeç lexojne librin e pare ne moshen 9-vjeçare.

“Shume djem thjesht nuk arrijne qe ta rrokin dot konceptin se libri eshte edhe kenaqesi”, thote nje psikolog britanik. Sipas tij, leximi duhet nisur qe ne vogeli dhe me kalimin e viteve duhet shtuar pak nga pak dhe ne kete mes nje rol shume te rendesishem kane pa dyshim prinderit. Dhe te lexosh nuk mjafton vetem te dish germat. Sigurisht qe ne epoken e internetit eshte shume e veshtire qe t’i motivosh femijet qe te behen lexues te rregullt dhe te ndiejne kenaqesi prej librit. Kjo sepse pjesen me te madhe te kohes se lire ata e kalojne online dhe para ekranit te televizorit.

Sipas nje perllogaritjeje nje femije perendimor çdo dite kalon nje mesatare prej 1.0 oresh online dhe 2.7 oresh para televizorit. Ata jetojne ne nje bote qe dominohet nga celebritetet, pra personat e famshem shpesh per hiç mosgje dhe ajo qe u percillet eshte ideja se fama dhe paraja mund te arrihen lehtesisht e pa e vrare shume mendjen. Ne keto rrethana te lexosh shpesh kerkon nje sforcim shume te madh edhe pse po te fillosh ta shijosh leximin e kupton se sa e lehte dhe e kendshme eshte kjo veprimtari. Nje tjeter problem i madh eshte varesia ndaj fjalorit te varfer, nje varesi qe lexuesit e mire nuk e kane. Shpesh ata qe fillojne te lexojne per here te pare hasen ne nje numer fjalesh qe nuk ua kuptojne domethenien dhe kjo i ben qe leximi t’u duket i lodhshem dhe kesisoj duke qene se lojerat e internetit jane me te thjeshta ato e lene librin per t’iu drejtuar lojes.

Vetem praktika mund t’i jape nje femije besim dhe kenaqesi ne te lexuar. Ja perse shkollat me te mira kane ne programin e tyre dhe nje ore qe quhet ora e leximit gjate se ciles femijet shkojne ne biblioteken e shkolles dhe kalojne te qete e ne heshtje nje ore me librin per t’u familjarizuar dhe per t’u ushtruar me te lexuarit ne menyre qe me pas kjo veprimtari te shnderrohet ne kenaqesi. Po çfare duhet te bejne prinderit nga ana e tyre? Ne shtepi, strategjia inteligjente jane ato qe funksionojne me mire. Keshtu, nese do t’u thoshim vazhdimisht se sa i mire eshte leximi, femijet do te lodheshin dhe do te kishin efekt te kundert.

Te mesuarit me librin duhet te filloje qe ne femijerine e hershme. Femijeve fillimisht u duhen treguar librat me figura, me pas kur ata nisin qe te kuptojne u duhen lexuar perralleza dhe tregime te shkurtra dhe keshtu kalitet dhe çelikoset nje marredhenie e gjate dhe e shendoshe me boten e librit. Femijet qe kane degjuar tregime, apo histori qe ne femijerine e tyre jane me te gatshem qe ta vazhdojne kenaqesine e ndier duke lexuar libra kur arrijne moshen e veshtire te adoleshences dhe te ndertojne keshtu me librin nje marredhenie qe do te zgjase gjate tere jetes. Nje keshille eshte ajo e te lexuarit bebeve qe nga momenti qe lindin e derisa ato arrijne te kuptojne vete shkronjat, madje kjo praktike, sipas disa psikologeve, duhet vazhduar deri ne moshen 12-vjeçare ose deri ne ate moshe qe femije kerkon vete qe te ndalosh se lexuari per te.

Nderkohe, nje femije duhet te marre mesazhin se te lexuarit nuk eshte vetem nje gje qe e bejne femijet dhe kete askush me teper se nje prinder i devotshem pas leximit, nuk mund t’ua tregoje. Shembulli pozitiv eshte shume me i vlefshem per djemte e vegjel. Nese ata shohin dike qe e respektojne shume si prinderit, apo ndonje te aferm tjeter qe lexon vazhdimisht, atehere ai do te deshiroje qe ta imitoje ate. Neper shkolla te ndryshme te Britanise se Madhe organizohen shpesh konkurse per lexuesin me te mire, konkurse qe jane nje inkurajim me shume per femijet, kryesisht per djemte e vegjel. Kjo dhe masa te tjera po ndermerren me nje intensitet shume te madh nga shume institucione mesimore ne Perendim, sepse tashme ata jane bere te ndergjegjshem se nese do te vazhdojne qe te injorojne renien e lexueshmerise te brezi i ri pasojat do te jene shume negative te brezi qe do te qeverise neser. Shqiperia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top