Si t’i mbrojmë fëmijët nga sëmundjet e vjeshtës

Mjekët janë duke këshilluar që ti ruajmë fëmijët nga gripat e kësaj sezone sidomos në fillim të vjeshtës,për shkak se në këtë sezon sëmundjet inflamatore janë më të shpeshta.Arsyeja qëndron në ndryshimin drastik të kohës, nxehtë-ftohtë!
Mirëpo çka na këshillojnë të bëjmë?
Mjekët specialistë këshillojnë që mos tu japim fëmijëve antibiotik, vetëm nëse kanë temperaturë të lartë,përndryshe këshillojnë marrjen e vitaminave të udhëzuar nga mjeku, paracetamol dhe pushimin që është i patjetërsueshëm.
Mjekët këshillojnë që fëmijët tanë ti ruajmë që të mos ftohen dhe mos të infektohen nga viruset e vjeshtës, duke i larguar nga ambientet e mbyllura, duke i ajrosur shtëpitë tona dhe duke i ruajtur nga fëmijët që tashme janë të sëmurë.
Pra,të jemi shumë të kujdesshëm,sepse një infeksion i vogël virusal mund të shkaktojë probleme në mushkëri.
Në fund mjekët këshillojnë që gjithsesi fëmijët të kontrollohen nga mjekët dhe të praktikohen me përpikëri udhëzimet e tyre./mesazhi/A.Murati/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top