Si të zgjidhni recipetat e duhura
Kur bëhet fjalë për shoping, femrat janë ato që e kanë gjithmonë më të vështirë të zgjedhin, vështirësi që shtohet edhe në bazë të asaj që blen.
Kështu, përzgjedhja e sytjenave mund të kthehet në një tmerr të vërtetë për disa, edhe kur janë të sigurta për përmasat që kanë. Duket se deri më tani, të gjitha ato që kanë blerë gjithmonë duke u nisur nga përmasat, kanë blerë gabim; më shumë rëndësi ka forma.
Kompania e prodhimit të të brendshmeve për femra “ThirdLove” ka dalë me një ‘atlas’ për të ndihmuar gratë të përzgjedhin sytjenat më të përshtatshme për to në varësi të formës së gjoksit që kanë.
Të mbushur - Këshillohen sytjena që nuk shtrëngojnë pjesën e poshtme, por as e lënë atë që të varet
Asimetrike - Asnjëherë nuk duhen menduar si ‘binjake’, por si motra dhe asimetria është diçka normale që vërehet tek shumë femra. Nuk këshillohet që të blihen sytjena në varësi të numrit më të vogël, por në varësi të numrit më të madh dhe i vogli të mbushet.
Anësore - Karakteristikë është hapësira e madhe që kanë nga njëra-tjetra. Në këtë rast, “ThirdLove” këshillon recipetat që reduktojnë këtë hapësirë.
Formë këmbane - Të holla lartë, të mbushura në fund. ثshtë forma që kanë shumë femra pasi kalojnë të 40-tat. Përveç gravitetit, ka edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë, që nga humbja ose shtimi i peshës, ndryshimet hormonale, forca e ligamenteve që mbajnë gjoksin lartë e të tjera. Këshillohen sytjena që u japin sa më shumë formën e rrumbullakët.
Të sheshta - Nuk është forma që dëshirojnë shumë femra, por shikoni anën pozitive, është më e lehtë që t’i mbushës, sesa t’i reduktosh, si në rastin e përmasave të stërmëdha. Sytjenat që këshillohen janë ato me mbushje, por ka edhe pa mbushje që mund t’ju japin një formë të përkryer dhe natyrale.
Lindje - Perëndim - Quhet forma kur qendrat janë shohin në anë të kundërt me njëra-tjetrën. Sytjenat që këshillohen janë ato që i afrojnë sa më shumë.
/ Top Channel
Te mbushura
Asimetrike
Te anuara
Forme kembore
Te sheshta
Lindje-Perendim