Pas tri vjetësh, gjendet kutia me vota

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0918082103812_m.jpg

Një rast i paprecedent ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës, kur policia ka gjetur një kuti votimit që besohet se i takon procesit zgjedhor të mbajtur më 17 nëntor të vitit 2010.
Burime të sigurta të gazetës “Tribuna” brenda Policisë rajonale në Pejë, kanë bërë të ditur se kjo kuti është gjetur në këtë fshat pas pranimit të informacioneve nga një qytetar.

“Kutia është gjetur të dielën. Për momentin janë duke u zhvilluar hetimet se cilës qendër të votimit i takon apo nga kush është fshehur dhe rrethana të tjera”, ka thënë ky burim.

Por zyrtarisht për këtë çështje askush nga policia nuk ka dashur të flasë. Të kontaktuar nga gazeta si në Prishtinë dhe në Pejë, zëdhënësit e zyrave përkatëse kanë thënë se nuk kanë informacione.

“Aktualisht nuk jemi në dijeni për këtë çështje“, ka thënë zëdhënësi Brahim Sadria, derisa përgjigje pothuajse të njëjtë ka dhënë edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Teki Sylaj. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë bërë të ditur se ende një rast i tillë nuk është raportuar. /Tribuna/
 
Titulli: Pas tri vjetësh, gjendet kutia me vota

Mbajini gati per heren tjeter :p
 
Titulli: Pas tri vjetësh, gjendet kutia me vota

O Rendex, problemi eshte se per kend kan votuar ata qe kane hudhur voten ne kete kuti? Fundja kur votojne te vdekurit, perse te mos merren parasysh votat e para 3 vjetesh hahhaha
 
Ca rendsije ka rendsi ka qe mos te lodhen antaret e kqz per te ber nje kuti tjeter kur e kan gati lol lol Pastaj mjafton te ket flet votimi bernda pa se te kujt jan e zgjidhin vet ata :p
 
Ia bashkojne asaj partie qe do EULEX-i haha
 
Titulli: Pas tri vjetësh, gjendet kutia me vota

he de se nje kuti mo sdo e nderronte qeverin ajo jam i sigurte
 
Titulli: Pas tri vjetësh, gjendet kutia me vota

A thua prap fajin e ka Saliu lol
 
Titulli: Pas tri vjetësh, gjendet kutia me vota

A thua prap fajin e ka Saliu lol

ksaj radhe do ja lejne azadit ne siri
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top