Si të zgjidhni pallton e duhur të dimrit

Arfenilla

Themelues i Forumit
1213-620x330.jpg
Me aq shumë opsione, nga materialet sintetike, leshi dhe najlloni, të gjeni pallton më të ngrohtë dhe më të mirë është një detyrë e vështirë. Ja se çfarë duhet të kërkoni kur dëshironi të bleni pallto për kohë të ftohtë.
1. Shikoni detajet
Kur kërkoni pallto dimri, mjeshtria është indikatori më i mirë i kualitetit. ثshtë me rëndësi të vëreni detajet e vogla. Blerja e brendeve të dëshmuara ju siguron jetëzgjatjen dhe kualitetin.
2. Përdorim i shumëfishtë
Njerëzit kërkojnë që të blejnë gjëra që mund ti përdorin në mënyra të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Të tilla janë palltot që mund të përdoren si jelek në vjeshtë ndërsa si pallto në dimër.
3. Kujdesuni për pamjen
Me qëllim që ta ruani formën femërore të trupit tuaj kur visheni me “puffer” apo me gëzof, është mirë ti kushtoni rëndësi konstruksionit dhe detajeve. Shikoni mos ka bel të shtrënguar apo shtrënguese anash, gjë që ju ndihmon që ta përqafoni trupin tuaj me pallto dhe të ruani format femërore në vend se ti mbani të fshehura.
4. Lajeni me rregull
Palltot e leshit duhet të lahen të paktën dy herë në sezon duke u kujdesur që mos të tkurren apo të humbin ngjyrën. Për pallto të mbushura sintetikisht, hidhni në maqinë për larje me tre topa tenisi që të shmanget koncentrimi i mbushjes në një vend.
4. Ruajeni pallton
Ndoshta ju duhet më tepër hapësirë kur i vendoni rrobat dimërore në garderobierë mirë duhet të kujdeseni që mos ti shtypni palltot kur janë jashtë sezonit. Kompresioni mund ti japë formë palltove të leshit dhe të dëmtojë puplat duke shkrutuar jetëgjatësinë e palltove. ثshtë më mirë ti varim ato në garderobierë nga druri kedër për shkak të cilësisë së tij kundër insekteve.

B tetova
 
Titulli: Si të zgjidhni pallton e duhur të dimrit

kam porosit nje online...e shkreta une do rri zhveshur deri kur te vije ajo lol
 
Titulli: Si të zgjidhni pallton e duhur të dimrit

teme shume serioze kjo...

Ec aty tema e re si te zgjethim qorapet e duhura per dimer
 
Titulli: Si të zgjidhni pallton e duhur të dimrit

Kam shume pallto te ndryshme ... Por kjo eshte ngjyra Ime e preferuar per palltot ne pergjithesi .
image.jpg
 
Titulli: Si të zgjidhni pallton e duhur të dimrit

Kam nje te kuqe deri poshte gjurit.
Eshte shume e bukur .
Prerje elegante dhe shume fine.
Palltot me pelqen ti vesh dhe me xhinse pak te grisura ,dhe kemisha sport,shkojne shume :)
 
Titulli: Si të zgjidhni pallton e duhur të dimrit

Thjeshte ki pare, e zgjedh te duhuren !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top