Si të visheni ,,fashion'' kur jeni shumë të imta

*deliza*

VIP
V.I.P
Si të visheni ,,fashion'' kur jeni shumë të imta

Për ju ndjekëse të modës, përdoruese të masave të vogla, kësaj here po japim disa këshilla mbi mënyrat më të mira, me anë të të cilave, mund të vini në pah elegancën (dobësinë) tuaj. Kështu, imtësia e trupit do të duket si një vlerë dhe jo si mangësi në perfeksionin e siluetës tuaj.

Prerjet dhe ngjyrat që duhen shmangur (foto nr.1 )

Nëse keni një trup të imët duhet të shmangni prerjet tepër të gjëra ose shumë të fryra, pasi ato i japin një shtrirje horizontale siluetës. Gjëja më e rëndësishme është që të gjeni veshje në masën e trupit tuaj. Asgjë nuk shkon më shumë se një këmbë pantalloni e ngushtë, ose një mëngë po e tillë. ( foto nr.2)

Shtrati i pantallonave duhet të jetë gjithmonë i lartë, për të dhënë përshtypjen e një këmbe të gjatë. Preferoni fundet e shkurtra, xhaketinat, etj. Ekzistojnë truke për të krijuar iluzione. Një jelek i hapur, një fustan me kopsa, janë gjithashtu truke për të zmadhuar siluetën, sepse drejtojnë vëmendjen në linjën vertikale. Sa për ngjyrat, gjëja më e rëndësishme është monokromia; Dy ngjyra shumë të forta, të cilat krijojnë kontrast ndërmjet pjesës së sipërme dhe asaj të poshtme të trupit, nuk do të ishin një zgjidhje e rekomandueshme, pasi silueta juaj ndahet në dy pjesë si me vizore.
Më i përshtatshëm është përdorimi i ngjyrave të përafërta me pantallonat ose bluzat. Nëse mbani pëlhura me printime, shamngni ato me motive të vogla, që shkojnë në porporcion me siluetën tuaj dhe vertikalet nëse janë gjeometrike.

Pjesët e trupit që mund të nxirrni në dukje (foto nr.3)

Padyshim të parat janë këmbët. Janë ato që kanë përgjegjësinë më të madhe te trupat me masë të vogël. Duhet patjetër të zgjaten dhe të vihen në pah me një kanotiere pas trupit, me pantallona të ngushta dhe me shtrat të lartë, ose pantallona treçerekshe. Të gjitha mënyrat janë të mira për t’i dhënë gjithë pushtetin këmbëve në harmonizim me siluetën tuaj. Mbani një rrip me të njëjtën ngjyrë si të pantallonave ose fundit, dhe me gjerësi mesatare. Por, mund të zgjidhni edhe të vini në dukje zona të tjera, të cilat janë të bukura te ju, si për shembull, supet, kraharori, etj. Duke fiksuar vëmendjen mbi një detaj, krijoni mbi siluetën tuaj një iluzion optik.

Cilat janë këpucët e duhura


U këshillohet femrave me trup të imët, të mënjanojnë këpucët me taka të larta, edhe nëse ato mund të jenë në modë. Duke qenë shumë voluminoze ato shkaktojnë një disporporcion të siluetës. Përdorni taka të ulëta ose me tapë, të cilat i japin këmbëve një formë më harmonike. Ju mjaftojnë katër deri në pesë centimetra për të rritur dhe vënë në dukje me shumë finesë siluetën tuaj. Përsa i përket modelit të këpucëve në vetvete, mos zgjidhni modele që e presin këmbën në nivelin e kaviljes. Do të ishte më mirë një rrip ose togëz mbi pjesën e sipërme të këmbës, qofshin këto sandale apo këpucë.

Si të luani me aksesorët

Aksesorët janë një mjet i shkëlqyer “optik”, por vetëm me një kusht. Respektoni si gjithmonë porporcionet e siluetës, zgjidhni aksesorë me përmasa të vogla, shmangni vargjet e perlave të mëdha në qafë, byzylykët e mëdhenj në duar, syzet e mëdha, të cilat krijojnë përshtypjen se çdo pjesë e trupit tuaj është e vogël. Jepini lartësi siluetës në pjesën e sipërme të saj, duke i kapur flokët lart topuz ose bisht, ose duke mbajtur një kordel apo një shall që e lini të varet nga mbrapa. Kjo mënyrë do t’u zgjasë siluetën. Duke zbatuar këto këshilla të vogla, të jeni të sigurta se të tjerët kanë për ta përqendruar vëmendjen mbi ju.



Cdodite
 

Attachments

  • stil_608[1].jpg
    stil_608[1].jpg
    67.5 KB · Shikime: 12
  • stil_609[1].jpg
    stil_609[1].jpg
    48.1 KB · Shikime: 11
  • stil_611[1].jpg
    stil_611[1].jpg
    80.2 KB · Shikime: 11

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top