Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

Lauri

Anunnak

Në Kosovë sa vjen e shpeshtohen sulmet ndaj imamëve të moderuar të xhamive të ndryshme të Kosovës nga element radikal apo nëse mund ti quajmë nga "talebanët e Kosovës" që nga dita në ditë veç sa vijnë e bëhen me agresive dhe disi dhunshëm po imponohen nëpër rajone të ndryshme të Kosovës sepse po arrijnë që të largojnë me dhunë e dajak hoxhallarë të respektuar të Kosovës që për vite e dekada i kanë shërbyer komunitetit mysliman të Kosovës si është më së miri.

Ajo çka na bën të brengosemi është fakti se këta element radikal islamik po e shfrytëzojnë faktin se në Kosovë mbizotëron mjerim e varfëri kështu që elementet radikal islamik po e shfrytëzojnë këtë gjendje të vështirë ekonomike në Kosovë për tu infiltruar në Kosovë dhe për të zgjeruar radhët e tyre sepse është shumë e lehtë që të manipulohet me njerëz që janë në krizë për ekzistencë e që mjerimisht shteti ynë i lodhtë s’po është në gjendje tu shtrije dorën dhe fatkeqësisht po u ipet mundësia elementeve radikale që ata të shfrytëzojnë këtë e të manipulojnë me njerëz në Kosovë.

Mu këta individë apo grupacione që shtirën se ja duan të mirën popullit të Kosovës, ata shpesh i vërejmë duke abuzuar me rininë e Kosovës ku në vend të ndihmave të premtuara atyre u imponohen shami e ferexhe që nga mosha 7 vjeçare në vend se tu dhurohen libra e lapsa për shkollë.

Kosova ka qenë gjithmonë oazë e tolerancës ndërfetare ku pa asnjë problem kanë jetuar dhe jetojnë njerëz te përkatësive fetare të ndryshme dhe se kurrë nuk janë regjistruar probleme fetare apo konflikte fetare, mirëpo ja që ''talebanët e instaluar në Kosovë" kanë filluar të ushtrojnë dhunë në njerëzit që e predikojnë fenë e njëjtë, mirëpo dajakun ua japin vetëm pse janë të mysliman të moderuar siç edhe duhet të jemi të gjithë.

Edhe udhëheqësit politikë edhe ata te organeve të rendit duhet që të jenë të pa kompromis në luftimin e elementeve radik islamik apo Talebanëve e vahabive që po tentojnë të instalohen dhunshëm në Kosovë sepse vetëm sa do ta dëmtojnë Kosovën dhe popullin e saj, nuk guxon të tolerohet që gati çdo dy javë të kemi të rrahur nga një hoxhe qe u kundërvihet qëndrimeve radikale teë këtyre Talebanëve që po tentojnë që pa izën e askujt ta marrin lidershipin e xhamive të Kosovës dhe lidershipin fetar pasi që nuk kanë mandat nga askush, duhet që BIK të jetë më e ashpër ndaj tyre dhe tu del në mbrojtje shërbyesve të saj që po hanë dajak shumë shpesh nga Talebanët.

Populli i Kosovës ka ditur dhe din ti respektojë fetë e ndryshme dhe di të jete tolerant, në Kosovë do të dijnë te bashkëjetojnë bashkë njerëz që besojnë në Allah dhe në Jezus Krishtin pa asnjë problem dhe se nuk ka nevojë që të lejojmë që modeli i Talebanëve të na instalohet siç është ne Afganistan e Pakistan e Jemen e në plotë vende që ku i ka shkelë këmba e tyre i ka shkrumu./Info-Kosova/

http://info-kosova.net/index.php?opt...ize&Itemid=489

ps. I kemi ketu ne fv disa nga keta ekstremiste islamik. Me e keqja eshte se e quajne veten islamik te moderuar
 
Titulli: Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

Eshte e vertete se ne te kaluaren, por, edhe tani ka ca ferkime ne Bashkesin Islame te Kosoves, por them se kjo me shume paraqitet si mungese e infrastruktures ligjore se sa e prezences talibane ne Kosove apo krahut me ekstrem. Po te kishim nje ligj konkret mbi besimet fetare them se keto ferkime do eliminoheshin ne minimum, gje qe shpresoj se qeveria do ta kete parasysh. Kosova me shume vuan nga ekstremist te ardhur. Nje nga ta eshte edhe prania e IMAMIT nga SARANDA e Shqiperise ne fshatin Marine te Skenderajit, ndoshta njerit me ekstremistet, por, aktivitetin e tij e shoh me shume si munges te infastruktures ligjore se sa rrezikshmeri.
Ne vitin e kaluar kishte gjithsejt dy ferkime qe kishin karakter me agresiv ndersa te tjerat ishin zenka te zakonshme. Them, se Kosova tanime e ka tejkaluar ate fazan kur ka qene me e rrezikuar si nga OJQ ekstreme islamike dhe te krishtera. Situata eshte qetesuar dhe duket se qetesohet cdo dite e me shume fal tolerances se popullit.

Sa i perket forumit them se me shume kemi te bejem me menyre e shprehjes pak me ndryshe se te tjeret se sa ekstremist nga te dy anet. :gjujpeshk:
 
Titulli: Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

Me fol drejt ska ligj se kta njerz i kisha denu me vdekje :mad: po niher hala ska hy kurrfar ligji ne fuqi e bajn qkat dojn , jen ba si shkit , Naten te vrajn Diten te kajn :mad:
 
Titulli: Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

E Paska Rrit T'Madhe Ket Send Kta Qe Kan Shkru , 2-3 vende ndodhi e s'ndodhi gjdo jav , edhe ato gjona spo vin per naj arsyje extremistesh apo qka po di un , po ma shum gjona personale e tash qe i rritin kto shkrime e mediat pune e madhe .
 
Titulli: Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

ne Kosove njerezit jan me patriote se ne pjesen tjeter shqiptare dhe arsyeja kryesore eshte feja myslimane atje,

myslimanet jan besnike te tokes se tyre dhe nese dikush eshte mysliman nuk eshte nevoja ti thuash patriot sepse vete feja e perfshin kete virtyt,

sikur te gjitha pjeset e tjera te shqiperise te ishin myslimane te denje dhe te sinqerte si ne Kosove do ishin me patriote sec jane sot,
 
qekur bindjet fetare, apo besim te ben patriot ? Ah po patriot LESHI.

shko hap fjalorin dhe shkruaj 10 here definition of "patriot". Lol
 
Titulli: Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

pse nese je fetar nuk je patriot?

apo ecen akoma me mendalitetin e munist qe feja eshte nje helm per shqiptaret?
 
Titulli: Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

kjo teme do ishte me mire te ishte ''si ti trajtojme kryqvarmit ardhacak centrist ne tokat shqiptare'' sepse po na bejne shum shoqeri me serb dhe me grek? lol
 
Titulli: Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

jo rralle here e kam cekur edhe une ne po ket forum se gati sa nuk jemi shendrruar ne forum vetem fetar
eshte mase e vertet se keta talebanet kan que krye shume ne kosove
por me shume se ne populli askush nuk mund ti largoj nje here e pergjithmon nga kjo humner keta te ri e te reja
qe jan futur ne ket mesele qe me se shumti bejn dem vetvetes sesa t etjereve sepse humbin prespektiven ne shoqeri
nuk jemi ne as irakian as taleban as arab por jemi shqipetar dhe ashtu do vdesim
shqipetare kudo qe jeni e shami apo feregj keni hiqeni ato se kultura jon unk i kishte kurr dhe nuk duhet ket
po them se qerqiz topulli luftoj kunder atyre qe u munduan te mbjellin vetem gjuhen turke e mos ti permendi edhe shume e shume lirindas brez pas brezi qe luftuan per te njejtin qellim
kujdes o ju njerez qe besoni ne vend e pa vend kujdes
mendoni arsyeshem
 
Ke problem ta dallosh kulturen nga obligimi fetar. Nuk je duke e pare se me shume kemi kultura evropiane sot, qe kane degjeneruar rinine tone shqiptare se sa kultura "arabe". Mos u trego injorant publikisht, nqfs je.
 
Titulli: Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

qekur bindjet fetare, apo besim te ben patriot ? Ah po patriot LESHI.

shko hap fjalorin dhe shkruaj 10 here definition of "patriot". Lol

Po ty te genjen vendi ne te cilin je, eshte puna se nuk te genjen vetem ty, po mundohet te genjej krejt boten!

Feja t'i jep te gjitha virtytet qe mund t'i kete nje njeri! Ose perndryshe plotesohesh si njeri qe t'sjell dobi n't'ardhmen mu e ty e te gjitheve!
 
Titulli: Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

Vetem ne 11 postimet e para filluan dalin krimbat qe parashikova ne fund te temes.
 
Titulli: Si të trajtohen elementet "talibane" në Kosovë

se shpejti do kemi nje perplasje fetare me keto njeres te trashe te centrizmit mesjetar,

gjithsesi duhet te jemi vigjilente dhe mund te ndodhin spastrime etnike me rastin e regjistrimeve dhe duhet njoftuar dhe autoritetet e Turqise qe myslimanizmi ne ballkan eshte ne rrezik, lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top