Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si të ruhemi nga dhimbjet e shpinës

Njerëzit i lajnë përditë dhëmbët dhe bëjnë shpesh dush, por ndonjëherë nuk mendojnë fare për muskujt e tyre. Ndërkohë që, këta të fundit janë shumë të ndjeshëm ndaj mospërfilljes dhe kjo ndikon në muskulaturë, mbështetjen dhe mbrojtjen e palcës kurrizore.


Njerëzit i lajnë përditë dhëmbët dhe bëjnë shpesh dush, por ndonjëherë nuk mendojnë fare për muskujt e tyre. Ndërkohë që, këta të fundit janë shumë të ndjeshëm ndaj mospërfilljes dhe kjo ndikon në muskulaturë, mbështetjen dhe mbrojtjen e palcës kurrizore. Dhimbja e shpinës mund të na prekë më pak kur vendi ynë i punës është i rregulluar në mënyrën e duhur. Kështu, karrigia ku ne ulemi duhet të ketë ndenjëse të fortë, ndërkohë që lartësia e saj zgjidhet në atë mënyrë që duart e shtrira mbi të dhe bërrylat të formojnë një kënd 90 gradë.

Puna e përditshme

Jo më pak ngarkesë ndjejnë edhe gratë të cilat merren me punët e përditshme të shtëpisë. Nëse ju duhet patjetër të lani rroba me dorë, në legen apo në govatë duhet të jenë të vendosur në lartësinë e bërrylave. Në mënyrë absolute është e ndaluar vendosja e tyre në tokë, me shpinë të kërrusur dhe këmbë të përthyera. Kjo është e vlefshme në momentin që ju pastroni fshesën me korrent.

Kur lani dhëmbët ose fytyrën mos qëndroni të kërrusur mbi lavaman. Më mirë të uleni në një stol, ndërkohë që këshillohet që lavamani të jetë në nivelin e bërrylave.

Pushimi

Duhet të bëni pushim edhe pse nuk e ndieni veten të lodhur. Nëse lodhja është e lidhur me qëndrimin e vazhdueshëm në një vend më këmbë ose ulur duhet të ndryshoni pozicion herë pas here. Detyra kryesore është të çlodhni muskujt. Për këtë qëllim është mirë që të shtriheni dhe të qëndroni me këmbë të ngritura për 5 - 6 minuta. Mënyra më e mirë për “mirëmbajtjen” e muskujve është shëtitja e gjatë dhe e ngadaltë. Ndërkohë që dy shëtitje dyorëshe në javë janë plotësisht të mjaftueshme.

Gjumi

E rëndësishme është se si do të pushoni edhe gjatë natës. Të këshillueshëm janë dyshekët ortopedikë të cilët heqin dhimbjen e shpinës në mënyrë të suksesshme. Ndërkohë që, ne ju japim një test të thjeshtë: Vendosni një shishe plastike me ujë mbi dyshek dhe uluni 30 -35 cm larg saj. Nëse ajo nuk bie do të thotë që dysheku është i përshtatshëm për çlodhjen tuaj.

Sporti

Tek femrat ka disa faktorë si: Shtatzënia apo lindja të cilat provokojnë dhimbjen e shpinës. Gjithashtu, fëmija duhet të mbahet në krahë dhe kjo shkakton probleme në shtyllën kurrizore.

Sporti mund të ndikojë në shërimin e sëmundjeve të shtyllës kurrizore, por paraprakisht duhet që të kryhet një vizitë tek mjeku specialist, i cili të përcaktojë dhe ngarkesat e mundshme. Mesi është një nga zonat më të rrezikuara të shtyllës kurrizore. Nëse dhimbja e mesit shfaqet një herë, për fat të keq herët ose vonë do të kthehet sërish. Për këtë arsye, ngritja e peshave të rënda duhet të bëhet me shumë kujdes dhe me këmbë të drejtuara. Kur duhet të përkuleni, këmbët duhet të tkurren në gjunjë. Përkulja me këmbë të drejtuara është e rrezikshme për mesin. Nëse duhet të kryeni një punë fizike, me të cilën nuk jeni mësuar, filloni me më pak përpjekje dhe më pas rrisni gradualisht ngarkesën. Një rrip elastik special, i cili shtrëngon mesin e ul rrezikun.

Mjeku

Nëse edhe pas zbatimit të këtyre këshillave keni sërish dhimbje të shpinës duhet të drejtoheni tek një specialist. Kjo lloj dhimbjeje, jo gjithmonë është e lidhur me ngarkesën e muskujve dhe mund të jetë shfaqje e një sëmundjeje të një organi. Nuk duhet të prisni që të mbeteni pa fuqi që të kërkoni ndihmën e një specialisti. Kontakti i shpeshtë me një specialist do t’ju ndihmojë të mbani larg trauma të pakëndshme. /balkanweb/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back