Love
βeℓℓe â๓e
Me qindra studentë italianë kapërcejnë brigjet e Adriatikut për t’u bërë mjekë, infermierë, dentistë etj.
Ka nga ata që i ndjekin rregullisht leksionet, sikundër ka dhe nga ata që shkojnë vetëm për t’u regjistruar e më pas e marrin diplomën pa qenë fare prezentë në auditoret e fakulteteve.
Shembulli më i mirë, për rastin e fundit, është ai i Renzo Bosssit, djalit të Umberto Bossi-t, ish-kreut të “Legga Nord-it”, i cili pagoi 77 mijë euro për të përfituar një diplomë në universitetin “Kristal”, në Shqipëri.
Dokumentar nga: Lucignolo 2.0 - Video Mediaset
“Në qoftë se paguan, mund të kesh gjithçka”, -shprehet një e re shqiptare, e pyetur nga gazetarët. “Edhe diplomën?”, -pyetet më tej vajza.
“Po, sigurisht”, -thotë ajo.
Kamerat e “Italia1” janë futur në ambientet e universitetit “Kristal”, ku mes shumë studentësh shqiptarë, ka edhe me dhjetëra italianë.
“Nuk kam bërë asnjë test këtu, thjeshtë jam regjistruar dhe po ndjek leksionet, por dua ta mbaj private këtë gjë”, -shprehet një nga studentët italianë.
“Po përpiqem të marr atë diplomë të mallkuar, e cila ka qenë gjithmonë aspirata ime, por që për fat të keq në Itali nuk ma kanë dhënë”, -thotë një tjetër.
Shekulli