Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

Love

βeℓℓe â๓e
Me qindra studentë italianë kapërcejnë brigjet e Adriatikut për t’u bërë mjekë, infermierë, dentistë etj.
Ka nga ata që i ndjekin rregullisht leksionet, sikundër ka dhe nga ata që shkojnë vetëm për t’u regjistruar e më pas e marrin diplomën pa qenë fare prezentë në auditoret e fakulteteve.

Shembulli më i mirë, për rastin e fundit, është ai i Renzo Bosssit, djalit të Umberto Bossi-t, ish-kreut të “Legga Nord-it”, i cili pagoi 77 mijë euro për të përfituar një diplomë në universitetin “Kristal”, në Shqipëri.

Dokumentar nga: Lucignolo 2.0 - Video Mediaset

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

“Në qoftë se paguan, mund të kesh gjithçka”, -shprehet një e re shqiptare, e pyetur nga gazetarët. “Edhe diplomën?”, -pyetet më tej vajza.
“Po, sigurisht”, -thotë ajo.

Kamerat e “Italia1” janë futur në ambientet e universitetit “Kristal”, ku mes shumë studentësh shqiptarë, ka edhe me dhjetëra italianë.

“Nuk kam bërë asnjë test këtu, thjeshtë jam regjistruar dhe po ndjek leksionet, por dua ta mbaj private këtë gjë”, -shprehet një nga studentët italianë.

“Po përpiqem të marr atë diplomë të mallkuar, e cila ka qenë gjithmonë aspirata ime, por që për fat të keq në Itali nuk ma kanë dhënë”, -thotë një tjetër.
Shekulli
 
Titulli: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

Ne Shqiperi, por tash edhe ne Kosove, ne universitetet private merr diplomen vetem nese paguan semestrin. Aq me keq qe shumica qe marrin diploma te tilla (pa asnje kokerr dituri) lakmojne dhe ia arrijne po keshtu pa dituri, te marrin edhe titujt master dhe ka raste edhe doktor per shkencat e caktuar. Por nese i pyet se cfare dijne...hmmm te del nje ZERO me VRIME.
 
Titulli: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

Po prandaj aq perparojme ne... kam studjuar nje vjet ne Universitetin e Tetoves (besoj se njejt jane edhe universitetet ne Shqiperi e Kosove) dhe po te rri te bej dallimin me universitetet e Europes del se ato studente qe mesojne tek ne kane shume me pak dijeni, notat nuk i marrin me merite, jane shume me pak te pregatitur per pune, etj... Me fat jane ato qe kane prinder te pasur, i hedh ca mijeshe aty dhe pastaj krenohet se femija tij ka kryer fakultet... Po te njejtet femije i gjejne dhe punet me te mira, behen ndonje avokat a ku e di une se cfare.. dhe gjith jeten pastaj fitojne para me korrupsion. E ku eshte faji ketu?!?
 
Tek sistemi i korruptuar i shkollimit, ja ku eshte faji. Me shkollen nuk behet biznes, dhe derisa eshte lejuar kjo, kete gjelle do te hajme.
 
Titulli: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

PO ATO LEKE DUHEN SHFRYTEZUAR NGA BURIMET NJEREZORE TE PROFILIZUARA QYSH NE GJIMNAZE E JO KUR VETE TE KONKUROSH PER VENDIN E PUNES DHE TE DEGJOSH SI BEHET PAZAR ME TRAJNIMET TONA APO TESTIMET VERBALE DHE SHKRUESE. Boll me me sorrollatja,sejcili ti drejtohet inspektoriatit te burimeve njerezore,te pajiset ky institut dhe me psikologe e psikiater dhe te ingranohen procedura qe skematizojne diskuret qe specifikojne dhuntine dhe ardhshmerine e sejcilit .
 
Pe: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

hahahahahah sa gallate keto "UNIVERSITETET" jane shtuar si kerpurdhat mbas shiut, e pashe gjithe videon me vemendje, e keqa eshte jo se ka unversitete shume
por se blihen diplloma me pagese dhe pronaret te universiteteve nuk i intereson fare meson ti apo jo. je i afte per kete dipllome...! Mjafton derdhesh parate dhe e mer
troc "UNIVERSITETET" jane biznes. Mendimi im duhen seliksionuar jo kaq shume ne rradhe te pare ska treg pune, por dhe kur ka shume universitete normal do bohen keto gjera. Po na mbysin injorantet mer dipllomen dhe gjen vend pune pse ka lekun, ose mikun.ose aderon ne nje parti.
 
Titulli: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

Mjer njerzimi thuaj..qe do bjeri ne duart e ketyre doktorrave!
 
Titulli: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

Dihej kjo gje sidomos ne universitet private .
Me vika keq per ate italjanin paska pagu shum sepse un di rast qe e njoh ka paguar vetem 10 mij euro ka mare dhe shkollen dhe punen .
Sistemi i sotcem i universiteteve ne shqiperi do prodhoje vetem idjote ....
 
Titulli: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

Kioskë me diploma, shesim diploma me shumicë dhe pakicë
 
Titulli: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

Seshte mire fare qe krijohet ky imazh nga te huajt........se nuk jane universitetet private ato qe ndjekin gjithe studentet shqiptar, madje univ shteteror nuk ka fare te krahasuar me privatin.E nga kjo smund te themi qe ne Shqiperi eshte e thjesht per te mar diplomen, kush ka provuar shtetin e di shume mire se cdo te thot marja e nje provimi me forcat e veta, edhe nota 5 edhe te gezon shpirtin.Universitetet private jane per dembelat dhe femijet e llastuar!
 
Titulli: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

Eshte per te ardhur keq ne fakt se shqiptaret jane popull i zgjuar...po te duan e fitojne dijen/shkollimin me forcat e veta, por ju mungon vendosmeria dhe ambicia...me i llaf zgjedhin rrugen me te thjeshte, se ju perton pika pika pika...
 
Titulli: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

Se ka fajin sistemi jo, fajin e kan studentet qe s'mesojne, dhe prinderit qe pranojne te japin rryshfete.. hajd se vete i kemi msuar ne dhe ato profesor qe kerkojne lek... as 5 mij lek se jap per te marr note kot... Njerez pa karakter... pastaj fajin e ka prap miku qe me merr ne pune mua student te dale nga universiteti Kristal e vitrina... pfff...
Sa i perket privateve, duhet te nderhyj qeveria dhe te vere kritere per akreditimin. Gjthss, ka dhe privat qe ja vlejne si europiani apo amerikani...
 
Titulli: Si të marrësh një diplomë në Shqipëri

Dy dipoloma "5 mije lek"... ofert fundviti..TE GABI hahahaha
Per te ardhur keq.!
C"te thuash,vend me parametra shume te larte arsimimi,edukimi,te na kete zili dhe Evropa,ndaj sjell kontigjente studentesh,per filtrimin e vertet te dijes.. :P
 
Pa asnje dyshim!! hahhaha Dhe ata student do te bejne sherimin e popullit, administrimin e bizneseve, udheheqjen e vendit...lum si na per parat e tyre, dhe lum si ata per "kualitetin" e studenteve - te diplomuarve ne Shqiperi e Kosove
 
Si ka mundesi që këto dy vitet e fundit janë shtuar studentet italian per mjeksi ne Tiranë?? 🤔 9.000€ Universiteti dhe hyjn te gjithë, me testet që bëjn këtu nuk arrijn as ne vëndin 70 e posht.
 
Ca gjera kane ndryshuar ne fakt.
Shume universitete private u mbyllen.
Rryshfete e jo meritokraci ka, por jo ne ate mase si dikur.
Problemi aktualisht qe kemi me studentet eshte mosinteresimi per shkollen. Skane pike energjie, deshire, pasioni. Ku di une ca brezash po fornohen kshu 😬
 
Shefe, ja vazhdojnë akoma gjërat.
Messenger_creation_592F4DE8-B2E3-4758-8A88-C10C30BE4BE0.jpeg
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top