Si të lësh përshtypje të mirë!

braziljania

Anëtar i Nderuar
Të biesh në sy të të tjerëve nuk është aspak e lehtë. Të gjithë ne duam që të jemi në qendër të vëmendjes, që të tjerët të na konsiderojnë “cool”, të bukur dhe të mençur.

Disa njerëz, thjesht, janë plot vetëbesim dhe, përkundër faktit që nuk janë kushedi se sa të bukur, e as nuk vishen sipas modës së fundit, gjithmonë janë në qendër të vëmendjes, kurse të tjerët, përkundër faktit që i kanë të gjitha premisat që të jenë të suksesshëm, kurrsesi nuk ia dalin që të vërehen nga të tjerët. Por, nuk është se nuk mund të bësh asgjë.

Si të flasësh?

Duhet gjithmonë të flasësh qartë dhe me zë, mos fol me zë të ultë, sikur nuk dëshiron që të dëgjojë askush. Vetëbesimi yt i ultë do të ndikojë që të tjerët të të injorojnë. Kur flet qartë dhe me zë, tingëllon më bindshëm dhe është më e këndshme për të tjerët që të të dëgjojnë. Mundesh edhe të ushtrosh para pasqyrës. Shikoje veten në sy dhe fol diçka. Po ashtu, duhet t’i kushtosh kujdes edhe asaj që flet, duke zgjedhur fjalor të kuptueshëm për bashkëbiseduesit tu. Nëse je e shkolluar, kjo nuk dmth se duhet t’i mërzisësh të tjerët me fjalorin tënd, me fjalë që nuk i kuptojnë shumica e njerëzve.

Si të sillesh?

Kur je në një shoqëri më të madhe, trego interesim për atë që flitet, kyçu në bisedë dhe mos rri anash. Me këtë, do ta tërheqësh vëmendjen te vetja jote. Nëse, përpos kësaj, je edhe e sinqertë dhe e këndshme, nuk e thumbon askënd me fjalë, me siguri se të tjerët do të të shohin si person pozitiv dhe të hapur. Pa marrë parasysh se a gjendesh në një shoqëri të vjetër a të re, mundohu që të jesh sa më e natyrshme, mos u shtir. Më mirë është që të jesh një origjinal i keq, sesa një kopje e mirë. Fundja, herët a vonë, do të dalë në shesh fytyra jote e vërtetë, nuk mundesh gjithmonë të jesh false.

Si të dukesh?

Vishu në pajtim me vendin ku do të shkosh (sipas vendit edhe kuvendi), ky është rregulli themelor i stilit të mirë. Edhe grimin dhe gardërobën duhet ta përshtatësh me motin dhe stinën. Nëse shkon në shkollë me shumë grim dhe me minifund, është e vërtetë se do t’u biesh në sy të tjerëve, por për të keq. Duhet ta dish se, me anë të gardërobës, ne u dërgojmë sinjal të tjerëve. Nëse vishesh si e përdalë, të tillë edhe do të të konsiderojnë. Përpos gardërobës, duhet t’i kushtosh kujdes edhe higjienës, bile-bile, ajo duhet të vijë në rend të parë. Përpos që duhet të jenë të pastra, flokët duhet të jenë edhe mirë të prera dhe të krehura.

اfarë qëndrimi të mbash?

Gjuha e trupit mund të flasë më shumë sesa gjuha e vërtetë. Personat që gjithmonë ecin me supe të lëshuara, me flokë të shpupuritura, doemos se do të lënë përshtypje të keqe. Për këtë shkak, ec drejt, me supe të drejtuara, kur t’i përshëndesësh të tjerët buzëqeshu lehtazi, kur ta shikosh dikë mos ke frikë nga kontakti me sy, por as mos ia ngul sytë. Me një qëndrim adekuat lë përshtypje se je e sigurt në vetvete dhe se di çka do. Nuk duhet të ngurrosh që t’i shfaqësh mendimet dhe ndjenjat. Trego keqardhje kur është rasti i tillë, por mos ngurro që të tregosh edhe kënaqësi kur dikush nga shoqëria arrin ndonjë sukses.

Kosova Sot
:ciaoo:
 
jam kjo qe jam dhe nuk ndryshoj,nuk kam pse beje si viktime,para nje personi,te le pershtypje te mire,normale de dishe te sillesh dhe te respektoshe,me personin qe flete,por pa aroganc,persa i perkete qendrimit,kjo qe jam pa bere asnje hape,qe s'do ishte ne nivelin tim.
 
nuk mund te ndjek dot rregulla se si te le pershtypje te mire sepse gjerat me vijne spontanisht qofshin keto per sy te mire apo te keq !nqs per cdo gje do ndiqnim rregulla athere do ishim robote e jo njerez
 
ne fakt keto rregulla jane teper relative...........jane me teper per sy e faqe sesa per tu ndjekur..cdokush ka menyren e tij te te vepruarit dhe sbesoj se disa rregulla do percaktonin nje menyre te re sjellje tek ai,qofte dhe per mireparaqitje......
 
Më mirë është që të jesh një origjinal i keq, sesa një kopje e mirë.

E vertete kjo, po pse atehere na nxjerrin keto "rregulla"?! LOL
 
Brazili s'po e lexoj te gjithe artikullin...Por them diçka vetem ne baze te titullit.
Keto dite me shume se asnjehere tjeter po perballem me njerez qe mundohen te lene pershtypje te mire,duke u sjellur siç duan te tjeret apo siç u pelqen te tjereve.Jam e mendimit qe njeriu duhet te tregohet per ate qe eshte e jo per ate qe te tjeret duan qe te jete.Sepse vjen nje moment kur personazhi qe ke krijuar te bie dhe nuk eshte aspak e bukur te shikosh ate te vertetin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top