Si të jesh elegante dhe të vishesh me stil

*deliza*

VIP
V.I.P
Si të jesh elegante dhe të vishesh me stil​


Minifundi nuk ka datë skadence, por datë zgjatjeje duhet të ketë patjetër. Me kalimin e viteve ne ndyshojmë, fizkisht dhe psikologjikisht. Këto ndryshime shoqërohen me veshje më komode dhe serioze. Por cilat janë veshjet që nuk duhet t’i mungojnë garderobës suaj në mënyrë që të visheni me stil, për të ndjekur në të njëjtën kohë tendencat më të fundit. Për këtë na vjen në ndihmë konsulenti Enzo Miço i cili si me shkop magjik transformon femrat e pahijshme në bukuroshe plot stil. Asnjë teprim, sqaron ai, mjafton që gjithçka të jetë në harmoni me mënyrën e jetesës dhe fizikun e personit që kërkon të ndryshojë.

Kur është e domosdoshme të rishikohet luku

Ndryshimi thelbësor i stilit ndodh te femrat në moshën 25-30 vjeçe, kur hyhet papritur në botën e punës. Shpesh thuhet që veshja nuk e bën njeriun, megjithatë jo gjithmonë kjo do të ishte shprehja e duhur. Një veshje e përshtatshme e ndihmon një femër të ndihet e sigurt në vetvete, të ndihet autoritare dhe ky do të ishte padyshim një ndryshim i rëndësishëm në jetë. Sensi praktik i gjërave nuk duhet të mungojë kurrë: duhet rishikuar gjatësia e rrobave, hapjet dhe krahët e zbuluar.

Minifundi, a ka një datë skadence

Minifundi nuk ka një datë skadencë, por padyshim ka një datë zgjatjeje. Mund të jetë argëtuese të vësh në pah këmbët e bukura, por kjo varet në radhë të parë nga mosha. Nëse kam këmbë të bukura mund të vesh minifund, nëse jam e re mund të guxoj të vesh një fund të shkurtër, por atë duhet ta vesh me hijeshi, elegancë dhe kurrë me vulgaritet. Nëj minifund mund të jetë sensual nëse vishet në mënyrën e duhur dhe nuk është vulgar. Fundi zgjatet centimetër pas centimetri me avancimin e moshës.

اfarë nuk duhet të mungojë në garderobën e një femre

Ekzistojnë disa artikuj pa të cilët një femër nuk do të merrej seriozisht përsa i përket pamjes së saj të jashtme. Padyshim në këtë rast do të ishte një fustan i zi, që në çdo rast do të arrinte të na prezantonte në formën më të mirë të mundshme.
Atë mund ta veshësh me diçka sipër ose me xhinsa poshtë kur shkon në punë dhe me një palë këpucë me taka për mbrëmjet shik.

اështë eleganca

Eleganca nuk është patjetër sinonim i veshjes. ثshtë thjesht një veti e përpunuar dhe shumë më komplekse. Eleganca është një lëvije, një mënyrë të foluri, një mënyrë e lëvizjes së duarve. Elegante është një femër që di të vërë në lëvizje makinën e kafesë në një mënyrë të caktuar. اdokush mund të ketë dëshirën për të qenë e tillë, por nuk mund të ketë patjetër elegancën: janë dy gjëra tërësisht të ndryshme.

Nuk mund të mësosh si të jesh elegante

Mund të punohet shumë. Mund të mësosh të kombinosh ngjyrat, të zgjedhësh aksesorët e duhur si dhe trukun që të shkon më shumë. Eleganca është më e vështirë për t’u mësuar. Një femër duhet ta ketë natyrale. Mund të jepen shumë këshilla, por për gjërat që nuk vijnë natyrshëm është e vështirë t’i bësh si duhet.

Këpucët, tendecat e reja të dimrit

Të hapura, çizme, me takë të lartë, gjithçka që përbën modën e kësaj stine. Të rehatshme, të ngrohta, seksi, të ekzagjeruara, apo klasike: ja cilat janë modelet më trendi të stinës së dimrit 2010.

Françëskine

Janë tendeca më e fundit e këpucëve. Stilistët janë frymëzuar nga modelet mashkullore për të gjitha femrat që duan të duken moderne dhe klasike në të njëjtën kohë. Këto lloj këpucësh janë të karakterizuara nga qepjet në sipërfaqe si dhe lidhëzat që të kujtojnë këpucët e meshkujve. Ato që e veçojnë nga modelet e seksit tjetër janë takat, kryesisht të rehatshme si dhe ngjyra e zezë e kombinuar në mënyrë perfekte me të bardhën.

Gjysmë çizmet

Ky model është i përshtatshëm për tipe të ndyshme veshjesh. Mund t’i kombinosh me funde, xhinsa të ngushta të cilat futen brenda këpucëve, por edhe t’i mbash sipër tyre. Këpucët gjysmë çizme janë të përkryera për femrat me gjatësi mesatare dhe të shkurtër. Gjatësia deri në kavilje e bën një femër të duket më seksi dhe joshëse. Përveçse të bukura, këto lloj çimesh janë edhe tepër komode.

اizmet

Sipër apo poshtë gjurit, çizmet konsiderohen të pavdekshme nga stilistët në mbarë botën. Nuk ka dimër pa çizme, përderisa edhe vera i pranon me kënaqësi. Pasarelat pariziene kanë sjellë në vëmendjen e gjithkujt çizmet sipër gjurit, për t’u kombinuar lehtësisht me palltot e shkurtra dhe tepër seksi. Nuk mund të mungojnë në këtë rast modelet klasike të preferuara nga komanitë më të mëdha të modës si: Camper, Geox, Nannini, Nero Giardini, San Frediano.

gazeta albania
 
Pe: Si të jesh elegante dhe të vishesh me stil

Eshte e vertete qe edhe veshja do nje filozofi me vete,pasi duhet te veshesh cfare te shkon jo cfare te pelqen..Shumica e femrave e veshin minin edhe spse nuk i shkon dhe pamja e tyre nuk eshte se te jep ndonje ndikim...Zakonisht deshirat tona nuk mund te pperputhen edhe me ate qe na shkon ose na duket bukur ne trup...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top