Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Në mënyrë që flokët tuaja të jenë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme, përpos shamposë dhe regjeneruesit, kujdes të veçantë duhet t’i kushtoni edhe ngjyrës së flokëve

Mos rrezikoni

Nëse jeni duke i ngjyrosur flokët për herë të parë, atëherë duhet të përcaktoheni për ngjyrë gjysmë të qëndrueshme. Ky lloj i ngjyrës mund të shpëlahet pas disa larjeve, prandaj nëse ngjyra e aplikuar nuk do t’ju pëlqejë, atëherë nuk do të jetë problem i madh largimi i saj. Mos u mashtroni nga fotoja në paketimin e ngjyrës, meqë nuk është e thënë se edhe juve ajo ngjyrë do t’ju rrijë ashtu.

Kujdesi i domosdoshëm

Te kujdesi i flokëve duhet të kini kujdes që, një herë në javë, ta vini maskën për flokët e ngjyrosura. Më së miri është që ajo të jetë produkt i prodhuesit ngjyrën e të cilit e keni përdorur më parë. Duhet ta dini se as me kujdes nuk duhet ta teproni, meqë sasitë e tepërta të balsamit dhe të maskës vetëm sa i bëjnë flokët më të yndyrshme. Po ashtu, duhet ta dini se ngjyrosjet e tepërta po ashtu dëmtojnë flokët. Ndonjëherë duhet t’i freskoni flokët me lëng ngjyre dhe me hidrogjen 3%, e flokët duhet t’i terni natyrshëm.

Sekrete të vogla për një pamje të bukur të flokëve

1. Ekspertët pohojnë se shumicës së llojeve të flokëve u shkojnë mirë nuancat e kuqe, por megjithatë kjo ngjyrë është më e përshtatshme për personat me ten të çeltë apo rozë.
2. Nëse më shumë se 1/3 e flokëve i keni të thinjura, atëherë duhet të përdorni ngjyra gjysmë të qëndrueshme, duke u përcaktuar për nuanca më të çelëta sesa ngjyra e flokëve tuaja. Ngjyrat gjysmë të qëndrueshme dëmtojnë më pak flokët, sesa ngjyrat e qëndrueshme.
3. Flokët duhet t’i mbroni nga dielli edhe gjatë dimrit, sidomos kur të shkoni në bjeshkë, psh për skijim. Për këtë shkak, mos hezitoni që të vini në kokë shami, apo kapele.
4. Nëse i ngjyrosni flokët shpesh, atëherë duhet që rregullisht t’i preni flokët. Mjafton heqja e 1-2 cm të flokëve në muaj.
5. Sa më shumë që të mundeni, terni flokët natyrshëm, pa përdorur tharësen.
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

Per mua ngjyra e persosur eshte Nero Blu ...gjithmone keshtu i lyej ...ngjyrat e tjera s'me shkojne fare .
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

Per mua ngjyra e persosur eshte Nero Blu ...gjithmone keshtu i lyej ...ngjyrat e tjera s'me shkojne fare .

nero blu kam perdorur dhe une kur i lyeva ne fillim...eshte shume ebukur...po tani e kam nderruar...jam kthyer ne identitet me ngjyren time origjinale...cokollate...sa per maskat, vendos nje here ne jave nga keto maskat e gatshme por mundohem te vendos edhe maska natyrale qe jane shume here me te mira se te gatshmet....
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

Pse mos ngelim tek ngjyra natyrale... se na shkon me shume nga te gjitha?:)
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

Zinna vertet natyralja eshte e bukur ,por ndonjehere duhet bere dhe ndryshime ....jo ndryshime te medha thjesht mund te perforcosh ngjyren ....tani qe vine dhe vera floku ka nevoje per ngjyrim te ngjyres qe ka ...thjesht e nxjer flokun pak me te bukur.
Une 1 here ne 2 -3 muaj i lyej .
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

Pse mos ngelim tek ngjyra natyrale... se na shkon me shume nga te gjitha?:)

sa me ka marre malli mua per ate ngjyre:( do bej pak pushim nga e kuqja dhe do i rikthehem origjinales
une vetem te zeza si kam lyer, sdi te them ne do me shkoje apo jo, por eshte shume e erret per mua
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

Kam disa kohe qe nuk i kam lyer... I bera njehere me highlights te kuqe, lol, me shkonin por ma prishi flokun bleach qe perdornin per ta dikoloruar flokun. Per 5 vjet me rradhe i kam prere shpesh deri sa i hoqa qafe ato qe kishin ngelur. Tani jam tek origjinalja, dhe skam ndermend ta ndryshoj.
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

Per ate them une Zana , nje here qe fillon te lyhesh floket duhet ti lyhesh perher nqs do te dukesh e regull
Nqs te merzitet ngjyra duhet ti c'ngjyrosesh/...te gjitha jan kimikate e demtojne flokun...
Eshte e njejta gje si me tipin e flokut//te drjte apo me onde... kush na ka bere...na ka bere te pershtatcem me formen e fytyres, syte e fizionomine...ngjyren dhe formen e flokeve:)
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

per veten time jam pak manjake me floket.....me pelqen nderrimi i modeleve i ngjyrave....te mbash veten eshte dicka e mire
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

Pse mos ngelim tek ngjyra natyrale... se na shkon me shume nga te gjitha?:)

pikerisht keshtu them dhe un....jam nga te vetmet ne klase qe si kam lyer floket dhe per mua esht shum ok...pastaj dhe boja do moshe..ok ti lyesh kur te dalin thinjat mir...po qe 16-17 vjec,me duket disi e tepruar....vetem disa fija te holla platin kam qejf ti bej njecik me von,po besoj se dhe per shum koh do mbetem tek ngjyra geshtenj ne te arte qe kam vete
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

Po mire kur te dalin thinjat spo te thot njeri mos vi boje...por edhe atehere dicka qe pershtatet fizionomise...
Se psh jan ca goca me nje lekure qe si hecen bjondja fare psh...e kan lekuren ngjyre te bardhe e vene nje bjonde te hapur...duken shume keq...

Pastaj ato majat qe riten...do sdo duhet ti rilyhesh...se duken shpifur e keshtu hyn ne nje cikel qe do sdo duhet te vazhdosh lyherjen...
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

sidomos ne shqiperi qe bojrat e flokeve jan per faqe te zeze...kan ngel gocat me dy fije floke ne koke
piastrimi dit per dit ben gjithashtu punen e vet
 
Titulli: Si ta zgjidhni ngjyrën e përsosur për flokë

Sa shpifur te shofesh vajza me 2 fije floku:( gjynaf
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top