braziljania
Anëtar i Nderuar
Në mënyrë që flokët tuaja të jenë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme, përpos shamposë dhe regjeneruesit, kujdes të veçantë duhet t’i kushtoni edhe ngjyrës së flokëve
Mos rrezikoni
Nëse jeni duke i ngjyrosur flokët për herë të parë, atëherë duhet të përcaktoheni për ngjyrë gjysmë të qëndrueshme. Ky lloj i ngjyrës mund të shpëlahet pas disa larjeve, prandaj nëse ngjyra e aplikuar nuk do t’ju pëlqejë, atëherë nuk do të jetë problem i madh largimi i saj. Mos u mashtroni nga fotoja në paketimin e ngjyrës, meqë nuk është e thënë se edhe juve ajo ngjyrë do t’ju rrijë ashtu.
Kujdesi i domosdoshëm
Te kujdesi i flokëve duhet të kini kujdes që, një herë në javë, ta vini maskën për flokët e ngjyrosura. Më së miri është që ajo të jetë produkt i prodhuesit ngjyrën e të cilit e keni përdorur më parë. Duhet ta dini se as me kujdes nuk duhet ta teproni, meqë sasitë e tepërta të balsamit dhe të maskës vetëm sa i bëjnë flokët më të yndyrshme. Po ashtu, duhet ta dini se ngjyrosjet e tepërta po ashtu dëmtojnë flokët. Ndonjëherë duhet t’i freskoni flokët me lëng ngjyre dhe me hidrogjen 3%, e flokët duhet t’i terni natyrshëm.
Sekrete të vogla për një pamje të bukur të flokëve
1. Ekspertët pohojnë se shumicës së llojeve të flokëve u shkojnë mirë nuancat e kuqe, por megjithatë kjo ngjyrë është më e përshtatshme për personat me ten të çeltë apo rozë.
2. Nëse më shumë se 1/3 e flokëve i keni të thinjura, atëherë duhet të përdorni ngjyra gjysmë të qëndrueshme, duke u përcaktuar për nuanca më të çelëta sesa ngjyra e flokëve tuaja. Ngjyrat gjysmë të qëndrueshme dëmtojnë më pak flokët, sesa ngjyrat e qëndrueshme.
3. Flokët duhet t’i mbroni nga dielli edhe gjatë dimrit, sidomos kur të shkoni në bjeshkë, psh për skijim. Për këtë shkak, mos hezitoni që të vini në kokë shami, apo kapele.
4. Nëse i ngjyrosni flokët shpesh, atëherë duhet që rregullisht t’i preni flokët. Mjafton heqja e 1-2 cm të flokëve në muaj.
5. Sa më shumë që të mundeni, terni flokët natyrshëm, pa përdorur tharësen.