Si ta mbuloni barkun?

*deliza*

VIP
V.I.P
Si ta mbuloni barkun?​


Sigurisht qe mund tju ket ndodhur ndonjehere qe te gjendeni ne dileme se caf te vishni kur keni kuptuar qe pershkak te kileve te shtuara nuk mund te hyni ne xhinset e preferuara. Me qellim qe te zgjedhni kete problem, po ju japim ca keshilla se si mund ta fshihni me se mire barkun tuaj.


ed_WT06_world_tour_58_black_t_shirt.jpg

Cfar kanatjere maice te vishni?​
Zgjedhni kanatjere maice qe eshte e punuar nga pamuku ose leni dhe qe do theksoj me shume gjoksin tuaj dhe do mbuloj stomakun. Largojuni dhe nga ngjyrat e hapura dhe zgjedhni me shume ngjyrat me te mbyllura si ate te zezen, blu e mbyllur..


Cfar pantalone te vishni?
Duhet te hiqni dore nga xhinset qe jane me struk te ulet dhe te ngushta ne pjesen e siperme dhe te gjera ne pjesen e poshtme. Preferohet me shume te zgjedhni xhinse qe kane patentin nga anash dhe te anashkaloni ato qe mund te ken xhepa te medhej.


Cila do ishte palltoja me e bukur?​
Duhet te vishni pallto qe nuk do ua theksoj pjesen e poshtme dhe patenti i se ciles do jete i hapur deri ne gjatesin e gjoksit me qellim qe dekolteja juaj te jete me shume ne vemendje dhe jo pjesa e barkut.

BELLY_HIDE31.jpg

Fustani/fundi me i pershtatshem?
Ne asnje menyre mos zgjedhni fustan qe eshte i punuar nga polisteri ose likra sepse keto materiale theksojne shume barkun tuaj. Gjithsesi nje kombinim te mire do beni nese vishni nje kanatier maice dhe nje fund ne te cilin mund te veni dhe ndonje aksesore qe ta theje monotonine e te dukeni me trendi.


Perktheu dhe pershtati per FV-ne Deliza :)
 
Nejse... Deliza, gjithashtu do shtoja dhe per bluzat qe kane nje pjese posht te ngushte, dhe ato jane te mira ne raste te tilla (sidomos para se te vijne "ato" qe fryhesh pak)...

Psh:
0900631b81740f5eM.tif
0900631b8170d99eM.tif
0900631b81719cd0M.tif
 
Last edited by a moderator:
Jane shume te mira keto modele qe ke sjell, une per vete i preferoj shume keto. Kam nje bluzon per dimer une si keto po ai eshte nje cik me i gjate se keto dhe me verte qe ka efekt ne mbulimin e kileve te teperta :).
 
fatmiresisht s`kam vuajtur asnjeher nga kjo ane
gjthss ai modeli i bluzave qe ka tregu KarameleZana m`pelqen shum
 
Titulli: Si ta mbuloni barkun?

Si ta ‘fshihni’ barkun e madh

Xhinsat e preferuara ju bien ngushtë, prandaj nuk dini se ç’të bëni? Me siguri, çdo femër të paktën njëherë në jetë ka pasur dilemën se ç’të veshë në situata të tilla. Me ndihmën e këshillave të modës dhe disa trukeve mund t’i fshihni të metat e barkut tuaj.

Harroni bluzat e ngushta

Barku i theksuar paraqet problem nëse ju pëlqen që të vishni bluza të ngushta. Përcaktohuni për modelet ‘baby-dol’ nga pambuku apo liri, të cilat vënë theksin te gjinjtë.

Mos bartni pantallona me xhepa
Mos vishni pantallona të ngushtë në ije, e të gjerë në fund. Edhe nëse jeni dashuruar në ta në shikim të parë, mos i blini. Mundohuni që të zgjidhni modele me ‘patentë’ (zip) anësor. Evitoni pantallonat me xhepa të mëdhenj.

Xhaketa komode
Xhaketa apo xhemperi duhet të mos jetë i ngushtë, që shtrëngon, e me këtë e thekson barkun. Për këtë shkak, duhet të përcaktoheni për xhemper me pulla, i cili do të maskojë më mirë barkun tuaj.

Zgjidhni materialet me kujdes
Besuat apo jo, fustanet, sidomos nëse janë nga poliesteri apo stilastiku (lycra), bëjnë që barku të duket edhe më i madh sesa që është në të vërtetë. Më me mend është që të përcaktoheni për kombinim me dy pjesë: ndonjë bluzë dhe fund të bukur.

Me çantë kundër barkut të theksuar

Edhe detajet e modës mund t’ju ndihmojnë në fshehjen e barkut të madh. Nëse bartni shall të mbështjellë rreth trupit, apo ndonjë çantë të vogël, kjo do ta ‘zvogëlojë’ barkun tuaj. KS
 
Titulli: Si ta mbuloni barkun?

un zakonisht vesh takat.... qe me ngrijn dhe mbaj icik barkun.....deri sa te vendosem te dobsohem ...
sepse shnoshem dhe shemtut...... komet si piperr....dhe mbushem te beli barku dhe faqet...
 
Titulli: Si ta mbuloni barkun?

une kam sh bluza si ato qe solli karamelezana...jane te preferuarat e mia...
ka disa vite qe xdor bluza te gjata,jo x te mbuluar barkun,se fatmirsisht nuk kam,kam disa te "meta" te tj:D:D -po,sps me pelqejne sh keto lloj modelesh;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top