• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si sot e nje kohe...

Yellow Redhead

angels walk among us
Po hap nje teme ku, per secilen date qe vijon te postojme dhe te kujtojme ngjarjet me te rendesishme ne historine e njerezimit.

3 Shkurt

1966
Anija kozmike Luna9, ne nje mision te paemert te bashkimit sovjetik, ishte e para anije qe zbarkoi ne hene dhe solli dhe transmetoi te dhena fotografike ne toke. Kjo ishte tentativa e 12 e sovjetikeve dhe kryesuan garen per te paret te zbarkuar ne hene.


1959

Eshte quajtur ndryshe "The day the music died" ~ "Dita kur muzika vdiq". Tre muzikante amerikane,Buddy Holly, Ritchie Valens dhe J. P. 'The Big Bopper' Richardson, pionere te rock n rollit, mbeten te vdekur ne nje aksident ajror. Kjo dite u quajt e tille ne saje te kenges "American Pie" te Don McLean.
 

Aleksandër

Imperator
Titulli: *Data Historike*

12 prill 1961 Juri Gagarin ishte njeriu i parë në hapsirë që udhëtoi me anë të anijes kozmike Vostok 3KA-3.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: *Data Historike*

Me 3 shkurt 1924,

- Vdiq ne moshen 67 vjec, presidenti i 28 amerikan, qe ndihmoi ceshtjen shqiptare ne Konferencen e Paqes se Versajes, Woodrow Wilson.
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: *Data Historike*

4 shkurt 2004


Si sot me date 4 shkurt ne vitin 2004 krijuesi i rrjetit social me te njohur Facebook, Mark Zuckerberg hodhi ne rrjet idene e tij per nje faqe sociale midis studenteve te universitetit te tij, por sot pas 6 vjetesh Facebook numeron mbi 350 milione anetare dhe vlera e tij ne bursa arrin ne mbi 15 miliarde dollare...

Eshte nje perralle e jashteza konshme biznesi, qe ka ngjallur vazhdimisht ziline e te gjitheve. Personazhi kryesor eshte nje student i Harvardit, qe krijon nje uebsajt per te zbavitur shoket e klases, ne menyre qe ata te mund te shkembenin me njeritjetrin shenime, foto dhe informacione te ndryshme. Ne kete menyre, nga nje grup te rinjsh fillestare, rrjeti u zgjerua vazhdimisht me te tjere dhe erdhi e u be gjithnje e me i madh, duke perfshite shume njerez qe tashme nuk i perkisnin vetem botes se arsimit, por edhe asaj te korporatave e biznesit.

Dy vjet pas ketij fillimi, miliona njerez ne bote u bene pjese e nje aventure shume interesante e perfshirese me emrin “Facebook”. Sot, vlera ne treg e sajtit eshte 15 miliarde dollare dhe ne te kane hapur “llogarite” e tyre mbi 350 milione persona. Per sa i perket djaloshit qe e shpiku, Mark Zuckerberg, ai gezon nje post shume te nderuar ne listen e njerezve me te pasur te planetit sipas revistes “Forbes”. Sigurisht qe ky eshte nje fat aspak i keq per nje djalosh kolegji, qe e nisi gjithcka nga hici. Por pervec gjenialitetit te Markut, cili eshte sekreti i popullaritetit te “Facebook”? Ata qe vene ne dyshim vleren qe uebsajti ka per njerezimin, zakonisht bejne pyetjen “epo mire, cfare na beka te vecante ky ‘Facebook’”? T’i pergjigjesh kesaj pyetjeje sic duhet, eshte shume e veshtire.

Nje nga pergjigjet eshte se “Facebook” ka bere bashke shume njerez, pas shume kohesh, na ka lidhur me shoke e miq te vjeter shkolle e femijerie, duke na dhuruar keshtu kenaqesi e nostalgji qe nuk mund t’i imagjinonim me pare. Sa me shume qe hapemi, aq me shume njerez e jete njohim. Te shkarkosh fotografi, te dergosh mesazhe, te luash, te bisedosh apo te shkarkosh muzike, jane te gjitha gjera qe sigurisht mund t’i besh edhe ne uebsajte te tjera, por askush me pare nuk i beri bashke te gjitha keto funksione, e per me teper ne menyre kaq te kendshme e te lehte. Per me teper, fenomeni “Facebook” nuk eshte nje fenomen qe i perket nje kontinenti, apo nje kulture te vetme, per shembull asaj perendimore. Nuk mendohej kurre me pare qe nder perdoruesit me te zjarrte te ketij uebsajti do te ishin edhe vende si Kuba, Australia, apo Shqiperia. Por rritja e tij marramendese nuk ishte pa pengesa.

Keshtu, shoke apo miq te Markut kane pasur shume pretendime per patenten e shpikjes, duke e hedhur ate ne gjyqe pa fund. Me pas vijne problemet me kompanite e medha, shume prej te cilave e kane bllokuar uebsajtin, per shkak te kohes jashtezakonisht te madhe qe i kushtojne atij punonjesit.

Por ceshtja me e rendesishme ka te beje me privatesine. “Facebook” ngulmon qe njerezit te perdorin emrin e tyre te vertete kur krijojne llogarite, ne vend te nje pseudonimi. Te gjithe ata qe perdorin pseudonime nuk kane shans te hapin llogari e per me teper te gjithe tregojne thuajse gjithcka per veten, duke filluar nga te dhenat anagrafike deri te hobite apo preferenca te tjera. Per sa i perket vleres se “Facebook” si kompani, ajo eshte teresisht e lidhur me aftesine per te kapur reklama ne sajdbar-in e sajtit. Edhe pse ne na jepet jo si nje reklamim i mirefillte, por si nje zbavitje ne lidhje me preferenca te ndryshme qe mund te kemi, ne fakt behet fjale per reklama qe kane nje vlere ne te holla. Ka pasur raste kur manovra te caktuara te “Facebook”, per shembull futja e nje sistemi te quajtur Bacon, i cili mblidhte dhe perpunonte te gjitha te dhenat personale te personave, kane shkaktuar shume kundershti. Disa here vete, Mark Zuckerberg e ka kuptuar se ka shkuar teper larg ne shkeljen e ligjeve te privatesise, duke kerkuar madje edhe te falur cka eshte shoqeruar me nje rishikim te te gjithe sistemit.

Ndryshimi i fundit i paraqitjes grafike te FB kishte per qellim qe t’ia pershtaste ate ndryshimeve dhe shijeve me te fundit te njerezve, por doli se ky ndryshim nuk ishte shume i suksesshem dhe qe nga ky moment, Marku nisi te mendonte se ndoshta fati i mire dhe suksesi qe e kishin shoqeruar nuk do te ishin te perjetshem, per me teper qe te tjere, me idete e tij dhe sigurisht edhe me ide te reja novatore, po hapnin uebsajte konkurrente. “Friends Reunited” (”Miqte e Bashkuar”) krijuan nje interesim shume te madh ne vitin 2001, pasi shume njerez nisen qe ta preferonin. Sot, tete vjet me vone, ai eshte thuajse i harruar dhe djemte qe e themeluan dikur jane ne kerkim te vazhdueshem e te deshperuar te ndihmes e reklamave per ta mbajtur gjalle. Periudha e bumit per kete uebsajt ishte viti 2003, por sot ajo kohe ka perenduar njehere e pergjithmone. “MySpace”, e blere ngaRupert Murdoch ne vitin 2005, e gjeti veten ne pozicion jo fort te mire vitin e kaluar nga avancimi i “Facebook” qe u shnderrua ne websitin social me popullor ne planet.

Perkohshmeria eshte karakteristike e jetes dhe e biznesit si pjese e saj cka do te thote se edhe uebsajte te tilla perjetojne momente suksesi qe pasohen nga momente harrese, sic ndodh me lokale, kafene apo restorante qe dikur i frekuentojme shume e me pas i braktisim per te tjera. Ndryshimi vjen kur ngopemi, apo kur merzitemi me dicka. Per sa i perket “Facebook”, ai mund te ndihet vertet i kercenuar nga nje sherbim mikroblogjesh me emrin “Twitter“, qe gjate muajve te fundit i ka marre FB jo pak nga vemendja e klienteve te tij te rregullt. “Twitter” eshte shume me i thjeshte se “Facebook” dhe per mesazhet ofron vetem nje limit prej 140 germash.

Pritet qe beteja e vertete per te qene gjithmone i pari dhe ne maje te suksesit te zhvillohet ne lidhje me shtimin e menyrave te komunikimit dhe te pajisjeve te ndryshme te komunikimit. Si “Facebook”, ashtu edhe “My Space” jane krijuar per t’u perdorur nga kompjuteri dhe deri tani ka pak versione qe i pershtaten celulareve, por edhe ato qe ekzistojne nuk kane numrin e opsioneve qe ofron kompjuteri.

Per sa i perket pronarit te “Facebook”, ai thote se per momentin nuk i intereson shume ana e financiare e biznesit te tij, se sa persosja dhe perditimi i tij me opsione te reja komunikimi dhe se gjithe investimi qe ai po ben aktualisht, gjithmone sipas tij, do t’i jape frytet e veta vetem pas tre vitesh. Nga kjo duket qe Mark ka shume besim ne ecurine e mbare te gjerave.
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: *Data Historike*

neper disa thashetheme kam degjuar qe ky cuni ishte ndare nga e dashura ato kohe dhe per te harruar merzine u morr me krijimin e facebook,lol
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

4 shkurt, dita boterore kunder kancerit
Sot është Dita Botërore e luftës kundër kancerit. Kjo ditë synon të informojë dhe të vetëdijësojë njerëzit mbi mundësitë që kanë për parandalimin dhe kurimin e kancerit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se motoja e ditës së sotme për kët vit është “Edhe kanceri mund të parandalohet”.
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Si sot e nje kohe...

4 shkurt 2008
NASA transmetoi per here te pare muzike ne hapesire, ka qen kenga "Across The Universe" e Beatles. Kjo me rastin e 40 vjetorit te rregjistrimit te kesaj kenge, shkruar nga John Lennon:)
 

uliks

Anëtar i ri
Titulli: Si sot e nje kohe...

Ne vitin 1944 ne Tirane eshte bere nje masaker e permasave te medha nga pushtusit e bashkepuntoret e tyre qe njihet ne historine e vendit si "masakra e 4 shkurtit", mendoj se nuk duhet haruar.
 

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Si sot e nje kohe...

9 shkurt

ne vitin 1964 me 9 shkurt THE BEATLES debutojne ne THE ED SULLIVAN SHOW dhe me nje audience prej 73 milion degjues/shikues amerikane shenojne nje nga eventet me te medha televizive te historise:)
 

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Si sot e nje kohe...

1971-APOLLO 14 rikthehet ne toke,pasi kishte zbritur ne hene :):)
 

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Si sot e nje kohe...

1994-shpallet plani i paqes x BOSNIE-HERCEGOVINEN..(i ashtuquajturi plan VANCE-OWEN)
 

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Si sot e nje kohe...

me 9 shkurt 474 ZENONE kurorezohet ko-imperator i imperit bizantin:):)
p.s kete e kam mesuar para 2 vitesh ne papirologia:):)histori e bukur:D:D
 

ERA_VL

missing you....
Titulli: Si sot e nje kohe...

1919 - Me një ceremoni madhështore u bë varrimi i Ismail Qemalit. E gjithë popullsia e Vlorës ishte mbledhur në Skelë. Në orën 10 paradite trupi pa jetë i Ismal Qemalit, nga ndërtesa e Komandës së "Base Novale" u vendos mbi shtratin e topit. Që aty korteu i madh u nis drejt qytetit.
 

cat-woman

Une jam.....
Titulli: Si sot e nje kohe...

si sot e nje kohe lindi nje njeri te cilit i dedikoj jeten time.....por si sot dhe nje kohe ai njeri vdiq ne aksident....si eshte jeta diten e lindjes dhe vdekja
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Si sot e nje kohe...

si sot e nje kohe lindi nje njeri te cilit i dedikoj jeten time.....por si sot dhe nje kohe ai njeri vdiq ne aksident....si eshte jeta diten e lindjes dhe vdekja
Andaj thone mikja ime: I gjalli me te gjallet i vdekuri me te vdekurit :ciaoo:
Kujtimi per te qoft i paharruar meq ka qene aq i rendesishem per ty, e ti pritsh dite te lumtura dhe gezime. Jeta eshte si deti, vale-vale, batica-zbatica, qetesi - dallge......., andaj behu e forte :dong::dong::dong:
 

cat-woman

Une jam.....
Titulli: Si sot e nje kohe...

Andaj thone mikja ime: I gjalli me te gjallet i vdekuri me te vdekurit :ciaoo:
Kujtimi per te qoft i paharruar meq ka qene aq i rendesishem per ty, e ti pritsh dite te lumtura dhe gezime. Jeta eshte si deti, vale-vale, batica-zbatica, qetesi - dallge......., andaj behu e forte :dong::dong::dong:

flm rrespekt ......
 
Top