Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si mund ta dallojmë mërzinë nga depresioni?

depresionio65.jpg

Sëmundjet mendore, ose labirinti i tmerrshëm i ushtimave të pakapshme nga arsyeja e përgjithshme, përfaqësojnë një realitet me të cilin shoqëritë moderne ballafaqohen gjithnjë e më shumë.

Diçka bënë që të mos ndjehemi mirë, prej momentit kur e pashprehura rëndon mendjen aq fort sa që fjalët fillojnë të grisen, sytë të rëndohen nga qepallat e hutuara dhe zemra ndjen një pikëllim shpirtcopëtues. Në këtë rast thuhet se na ka “kaplu mërzia” dhe në brendinë tonë urojmë që kjo gjendje shpirtërore të fundoset. Por, ja që në disa raste ajo përhapet gjerë sa të rrënjoset në përditshmërinë tonë, duke pushtuar çdo mendje pozitive për të përmbysur çdo hap të frytshëm. Atëherë, ndjenja e paaftësisë përhapet në thellësinë e damarëve tonë, duke shpërngulur arsyen shpëtimprurëse.

Si mund të dallojmë mërzinë nga sëmundjet mendore, apo të ashtuquajturin depresion? Në cilin moment duhet të bëhemi merak për situatën tonë mendore dhe shpirtërore? A ka mundësi të gjejmë mbështetjeje për t’u shëruar? Këto janë pyetjet që secili prej nesh ia ka shtruar vetës së paku një herë. Kështu që edhe shqiptarët e diasporës nuk i shmangën këtij realiteti. Prandaj, duke pasur parasysh nivelin e lartë të paqartësisë që zotëron mbi sëmundjet mendore, albinfo.ch kërkoi të shtjellojë këtë çështje shumë herë të lënë anash. “Depresioni është një sëmundje e shpeshtë, e cila mund ta prekë këdo, pavarësisht nga mosha, profesioni, gjendja sociale, prejardhja ose besimi fetar», thuhet në doracakun e botuar nga portali zviceran migesplus.ch. Ky portal u drejtohet jo vetëm pacientëve, por, siç mund të lexohet në faqen përkatëse, u drejtohet edhe “profesionistëve të shëndetësisë, atyre që punojnë në rrjetet sociale dhe për trajnim, popullsisë migrante, si dhe të gjithë personave të interesuar”.

Me versionin e saj të ri online platforma migesplus.ch ofron një sërë “pamfletesh, broshura, udhëzime dhe materiale të tjera në gjuhë të ndryshme për temat në lidhje me shëndetin”. Këto dokumente të ndryshme mund të shkarkohen apo të porositen në faqen e lartpërmendur në gjuhët kombëtare të Zvicrës, por edhe në gjuhët shqipe, angleze, boshnjake / kroate / serbe, spanjishte, portugalishte si dhe turke.

Në lidhje me sëmundjet mendore, informacionet e paraqitura në këtë faqe janë klasifikuar në bazë të temave, ku edhe disa doracakë në gjuhën shqipe mund të shkarkohen, siç janë, për shembull, “Depresioni mund të prekë këdo”, KRIZث SHPIRTثRORE – ا‘DUHET BثRث?. Materiali në fjalë u drejtohet të gjitha moshave dhe është në shërbim të të gjithëve.

Në kudër të emisioneve In&Out “Mërzia – Depresioni: normalitet apo patologji?“, albinfo.ch ka shtjelluar disa pyetje në lidhje me sëmundjet mendore, me të cilat ballafaqohet edhe diaspora shqiptare. Ekspertja psikiatrike, znj. Shqipe Shehu Brovina, e cila disa vjet me radhë ka ushtruar funksionin e saj me titullin e shefes klinike psikiatrike në spitalin HUG të Gjenevës, ndërsa aktualisht punon në kabinetin e saj në Gjenevë, ishte mysafire e emisionit në fjalë. Të gjitha përgjigjet mund t’i ndiqni në këtë link, ndërsa më poshtë mund të gjeni sesi e shpjegon ekspertja dallimin mes mërzisë dhe depresionit.

Si mund të dallojmë mërzinë nga depresioni?

Nuk është e lehtë të përcaktohet kur mbaron diçka që parimisht konsiderohet normale (ideja e mërzisë) dhe ku fillon patologjia, në këtë rast sëmundja mendore. Mund të themi se mërzia është pjesë e jetës dhe që është një gjë që të gjithë kemi të drejtë të ndjejmë në raste të caktuara. Kjo mërzi fillon të bëhet problematike prej momentit që ajo bëhet shumë intensive dhe që zgjat. Në këtë rast, mërzia shndërrohet në depresion dhe kur një njeri gjendet në një situatë të tillë, ai ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje. Në psikiatri bazohemi në tri kritere shumë të qarta për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë apo jo me depresion: pikëllimi, humbja e kënaqësisë dhe interesit, si dhe humbja e energjisë. Më pas, varësisht prej kritereve të tjera (humbja e oreksit, e kënaqësisë, e gjumit, idetë e vetëvrasjes, etj.), psikiatri mund t’i vlerësojë këto kritere për thellësinë e depresionit të trajtuar. Duhet pasur parasysh se depresioni është një sëmundje psikiatrike që kërkon një mbështetje specifike.

Megjithatë, unë dua të insistoj se kufiri mes mërzisë dhe depresionit nuk dallon lehtë, sepse ai varet nga rrethi kulturor e familjar i pacientit. Kështu që diagnoza të tilla kërkojnë një përkujdesje të veçantë.....Shqipmedia
 
Titulli: Si mund ta dallojmë mërzinë nga depresioni?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back