Shumë Shpejt Tërmet Madhor Në Tokio

tokiojaponi-300x225.jpg
Një tërmet madhor mund të godasë kryeqytetin e Japonisë, Tokion, shumë shpejt, ishte përfundimi i një studimi shkencor.

Sipas grupit të ekspertëve, ka 75% mundësi që një tërmet me magnitudë më të fortë se shtatë sipas shkallës rihter, të godasë qytetin me 13 milionë banorë brenda katër viteve të ardhshme.

Një vlerësim i tillë bie në kundërshtim me vlerësimet e qeverisë, që e vendos mundësinë e rrezikut në 70%, në 30 vitet në vazhdim.

Ndonëse Japonia është vendi më i përgatitur në botë për t’u përballur me lëkundjet e tokës, një prej tërmeteve më të mëdha të historisë në janar 2011, i mori jetën më shumë se 20 mijë personave dhe krijoi një katastrofë bërthamore në Fukushima, pasi dallgë deri 20 metra të larta u formuan dhe depërtuan deri në thellësi të tokës.

Për herë të fundit, një tërmet madhor ka goditur kryeqytetin japonez në vitin 1923. Atëherë, lëkundjet e tokës me magnitudë 7,9 sipas shkallës rihter shkaktuan vdekjen e më shumë se 100 mijë personave dhe shndërruan qytetin në gërmadhë.

Specialistët e departamentit të sizmiologjisë në Universitetin e Tokios bazojnë përfundimet e tyre në shkallën në rritje të lëkundjeve të vogla që po ndodhin në zonë, shenjë e pakundërshtueshme sipas tyre, që një goditje e madhe është duke u krijuar.

Japonia është një vend veçanërisht i goditur nga lëkundjet e tokës, për shkak të pozitës së vet gjeografike. Ishujt japonezë janë të vendosur mbi bashkimin e tre pllakave të mëdha të Tokës, pikërisht në vendin ku ato përplasen vazhdimisht midis tyre.

G.on line
 
Titulli: Shumë shpejt tërmet madhor në Tokio

shume shpejt ... dhe brenda kater viteve... jane e njejta gje????
 
Titulli: Shumë shpejt tërmet madhor në Tokio

Si gjithmone Japonia me kto termetet,gjynah! Shyqyr s'linda ne Japoni :p ....jemi si jemi ne shqiptaret po token e kemi me bazament te fort :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top