Shukrije Ramadani: «ثndrra për të cilën luftoi Agimi ishte Shqipëria e bashkuar»

INTERVISTث EKSKLUZIVE ME DREJTORESHثN E QENDRثS KULTURORE PثR DIASPORث E MثRGATث Nث ZVICثR, ZNJ.SHUKRIJE RAMADANI

«Kur arrita në Bajram Curr shkova me bindjen se edhe nëse e kanë varrosur do ta nxjerr me duart e mia se doja ta shihja, por kur u gjeta para një morie varrezash të reja që ishin hapur në atë vend ato ditë, u ligështova dhe m’u duk e padrejtë ta shfrytëzoj mundësinë të cilën s’e kishin gratë, nënat e motrat e të rënëve të tjerë që edhe ato t’i shihnin më të dashurit e tyre, që edhe ato ta përjetonin një përqafim të fundit nga më i dashuri».

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

E nderuar, duke e njohur modestinë tuaj, e di se nuk keni dëshirë që dikush të Ju japë komplimente, por për hir të lexuesve do të doja të dija se ku po e gjeni gjithë atë energji që të mos ndaleni për të mirën e mërgatës?

Punoj një punë të cilën kemi ëndërruar ta kemi bashkë me Agimin, një Qendër Kulturore, e cila do te ketë mbështetjen shtetërore. A ka më mirë se të punosh në ëndrrën e realizuar?! Ju them të drejtën – nuk ka, ngaqë çdo aktivitet më lidh me të kaluarën, më lidh me një kujtim, më lidh me njerëzit që kemi punuar bashkë edhe gjatë periudhës sa ishte Agimi drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih.

I kam lexuar disa nga intervistat që i keni dhënë nëpër mediet tona, por ne kësaj here do të flasim për disa gjëra të tjera, që besoj se do të mirëpriten nga lexuesit. Atëherë, Ju kujtohet dita e parë kur e keni marrë rrugën e kurbetit?

Patjetër që më kujtohet dhe kam ndjenjën se acari i asaj dite përjetësisht më ka mbetur në shpirt dhe që nga ai moment e kam një akullnajë brenda, e cila shkrihet sadopak vetëm kur jam në Atdhe.

Për çka u mërzite më shumë atëbotë kur e braktisët Atdheun?

Për familjet tona të cilat mbetën në mëshirën e armikut dhe e dinim se do të maltretoheshin për të gjetur vendndodhjen tonë.

Cila ishte fjala më e ëmbël prej më të mirave të mundshme e z. Agim Ramadani me të cilën të është drejtuar në ato momente?

Qaja vazhdimisht kur u nisëm, edhe Agimi ishte i mërzitur dhe i lodhur nga rruga e gjatë që kishte bërë tërë natën nëpër trevat kah kishte luftuar me djemtë shqiptarë që kishin mbetur të fundit si roje e Agimit në اaplinë, dhe bashkë me ta arriti kah mëngjesi në shtëpi në Zhegër, ku e pritnim me dridhje në shpirt se si do të kalonte gjatë rrugës. Dhe, në mesin e dënesave të mia, duke ma ledhatuar dorën, më pyeti po a s’ma ke dhënë fjalën se më do më së shumti në botë, e tash jemi bashkë, nuk ke arsye për të qarë. Vëllai i madh i Agimit, Demushi, dhe Bekteshi, një kushëri imi që na përcillnin për në Shkup filluan të qeshnin me fjalët e tij dhe papritmas një mace e zezë na e ndërpreu rrugën, e për të mos e shtypur me makinë Bekteshi frenoi dhe vetura, meqë ishte rruga e ngrirë, u kthye nga rruga tjetër që dërgonte përmes Llashticës për në Preshevë dhe Agimi me shaka e luti Bekën të shkonim asaj rruge, se macja doli për t’u përshëndetur me mua.

Kur jeni takuar për herë të parë me Agimin?

Me Agimin kemi qenë bashkë që në klasën e parë të shkollës fillore. Kemi luajtur dhe kemi zënë peshk në lumin që ka ndarë lagjet tona. Prej kur e njoh veten, e njoha edhe Agimin.

Zonjë, e di se nuk është e lehtë të flasim për këto tema, por pa dyshim e di se do të keni mirëkuptim, duke e njohur edhe karakterin tuaj, meqë jeni e fortë dhe shumë burrnore. Kush propozoi i pari, Ju apo Agimi, që të martoheni?

Në gjeneratën time nuk ka qenë zakon të propozojë femra për martesë dhe kam qenë aq kokëfortë sa po të mos ishte Agimi aq i vendosur, sigurisht se kishim mbetur dy dashuri të fshehta…Jeta jonë ishte një film aq i bukur romantik sa përfundoi shpejt, duke më lënë përjetësisht me shijen e dhimbjes.
shukrie ramadani 3

Si ishin ditët e para në kurbet?

Tepër të vështira. Kur erdhëm ne ishte dita e fundit që nga ish-Jugosllavia udhëtohej pa viza. Meqë e njihnim gjuhën frënge, na dërguan në Gjenevë, ku për muaj të tërë jetuam në bunkerë të nën dhe, e ku nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm dhe për këtë arsye tërë ditën duhej të shëtisnim rrugëve dhe vetëm gjumin e bënim aty. Fëmijët ishin të vegjël dhe duhej t’i bartnim në krahë tërë ditën e sfiliteshim bashkë me ta, por Agimi asnjëherë s’e humbte humorin e tij, i cili m’i ngjallte shpresat se do të bëhej mirë. Në një rast djali i madh, Jetoni, i cili ishte 3-vjeçar, i tha ‘o babi, po pse po shëtisim kaq shumë?’, e ai ia ktheu se ‘po kërkoj për ju dhe mamin shtëpinë më të bukur në Gjenevë’. djali i lodhur nga shëtitë e stërzgjatura ia ktheu: «O babi, mjaft më, gjeje një shtëpi te keqe». Por, ai e bindte se për djalin më të mirë duhej edhe shtëpia më e mirë…

I thoshe vetes se nuk do të qëndroni gjatë dhe se do të ktheheni?

E dija se ne s’mund të ktheheshim pa filluar lufta në Kosovë, për atë edhe përgatitjet e vazhdueshme të Agimit për atë luftë nuk më pengonin. Pritjet e pafundme netëve të gjata i tejkaloja me shpresën se kjo ishte e vetmja alternative që me përgatitje më të gjata ta kemi një luftë më të shkurtër dhe më me pak humbje.

Po afrohet 11 prilli, datë kjo që nuk harrohet nga Ju e familja Ramadani, por edhe nga të gjithë shqiptarët, kur për pavarësinë e Kosovës ra dëshmor bashkëshorti juaj, Agim Ramadani. Kush ta pati dhënë lajmin se Agimi është ndarë nga jeta?

Shoku i tij Hilmi Asllani erdhi bashkë me kunatin Bekimin dhe vëllanë e Xhaferit, Ymerin, i cili jeton këtu dhe më thanë se Agimi ishte plagosur dhe duhej të udhëtonim menjëherë për në Shqipëri. Kishte dy ditë që s’mund ta kontaktoja me telefon dhe veç parandieja që ka ndodhur diçka, por isha e bindur se nuk ishte plagosur, por ishte vrarë, ngaqë e ndieja veten aq keq nga një boshllëk që ishte krijuar në brendinë time.

Pa dyshim se kanë qenë momentet më të rënda për Ju?

Kur arrita në Bajram Curr shkova me bindjen se edhe nëse e kanë varrosur do ta nxjerr me duart e mia se doja ta shihja, por kur u gjeta para një morie varrezash të reja që ishin hapur në atë vend ato ditë, u ligështova dhe m’u duk e padrejtë ta shfrytëzoj mundësinë të cilën s’e kishin gratë, nënat e motrat e të rënëve të tjerë që edhe ato t’i shihnin më të dashurit e tyre, që edhe ato ta përjetonin një përqafim të fundit nga më i dashuri. A më lejohej ky privilegj dhe sa do të pajtohej Agimi ta ndaja nga shokët? Këto ishin pyetjet që më bën të qëndroj e heshtur dhe krenare para varrit të tij!

shukrie ramadani 2

Kë e kishe afër në ato momente që të ta freskonte shpirtin?

Kujtimin dhe buzëqeshjen e tij. Ai më përcjell edhe sot në çdo hap. Asnjë mbrëmje nuk bie në gjumë pa i dëshiruar natë të mirë dhe asnjë mëngjes s’i hapi sytë pa i puthur sytë e tij. E kuptoj se dikujt mund t’i duket e tepërt dhe demode, por unë jetoj me kujtimin për të.

Sa ishte në luftë, keni kontaktuar nëpërmjet telefonit?

Po kemi kontaktuar shumë shpesh dhe më mbante të informuar, ngaqë dëshironte që ta njihja edhe unë realitetin.

Cila ishte porosia e tij më e madhe që ta ka thënë, sa herë ke folur?

«Nëse më ndodh diçka, mos m’i rëndo shokët!», më pati thënë herën e fundit kur ishte dhe e pyeta si t’i rëndoj dhe pse? Ai ma tregoi një rast kur një ushtarë i tij kishte rënë dhe familja nga dhembja e madhe e kërkonin që ai ta ngrinte, ta ngjallte të vdekurin, edhe pse ai nuk ishte fare i pranishëm kur u vra. E kishte lutur familjen që ta kenë në kujdes se e kishte parë në ëndërr se do të vritej. Ajo kërkesë e tij më bëri të fortë që ballëhapur të dal para shokëve të tij dhe të ju shpreh ngushëllime të gjithëve, meqë ishin tejet të tronditur nga vdekja e tij.

Zonjë, mendoni se amaneti i Agim Ramadanit dhe i dëshmorëve të tjerë që kanë rënë për të mos vdekur kurrë për flamurin kuqezi ka shkuar në vend?

Jo, fatkeqësisht! Amaneti nuk ka shkuar në vend. Edhe pse bashkë me forcat e NATO-s armiku u largua nga trevat tona, ëndrra për të cilën luftoi Agimi ishte Shqipëria e bashkuar dhe ai kurrë nuk ëndërroi se ne evenimentet tona do ta përdornim një tjetër flamur. Ai e donte dhe e çmonte vetëm një flamur, atë me të cilin udhëhoqi në luftë.

shukrie ramadani 1

Sikur të ishte në mesin tonë z. Ramadani, duke e njohur karakterin e tij, çka do të kishte thënë për Kosovën e sotme?

Jam shumë e bindur se gjendja e tanishme kaotike nuk do të mbretëronte po te ishte Agimi dhe disa djem të tjerë që nuk luftuan për fron. Ata do ta bënin Kosovën ndryshe ngaqë ishin rritur dhe brumosur me ato ëndrra dhe për asgjë në botë nuk do ta lejonin shkatërrimin e ëndrrave dhe idealit të tyre.

اka do të duhej të bënte sa më shpejt që është e mundur kjo Qeveri për të mirën e Kosovës?

T’ua lëshojë udhëheqjen gjeneratave të reja, të paspekuluara nga politika, e t’i lërë anash inatet dhe borxhet që kanë ndaj njëri-tjetrit. 15 vjet treguan se sa të pazotët janë për ta bërë një shtet funksional, edhe pse në Kosovë u derdhën buxhete të ndryshme për ndërtimin e këtij shteti. Pse s’dinë t’i drejtojnë si duhet këto buxhete dhe të mos vuajë populli urie, e të kërkojë rrugë shpëtimi në ikje.

Një kohë keni jetuar edhe në Kosovë, e kam fjalën pas pavarësisë së Kosovës. Me çka nuk je pajtuar assesi sa ishe atje?

S’kam mundur të pajtohem me mënyrën e punës dhe hedhjen e fajit te të tjerët. Fundja, shteti nuk është i Qeverisë, pa marrë parasysh se cila qeveri është në udhëheqje. Shteti është i popullit dhe çdo individ e krijon atë, andaj po të punonte secili zyrtar si në firmat private edhe në Administratën shtetërore, ndryshe do të ishin punët.

T’i kthehemi mërgatës, meqë jeni duke jetuar këtu. Jeni drejtoreshë e Qendrës Kulturore për Diasporë e Mërgatë në Zvicër. Si po ju shkojnë punët në këtë qendër?

Jo ashtu siç e kam menduar, ngaqë buxheti që është ndarë për periudhën njëvjeçare është tejet i ulet dhe nuk lë hapësirë për aktivitete të reja, apo për ndonjë festival, siç e kemi menduar bashkë me shoqatat aktive.

Nga kush keni përkrahje më së shumti?

Nga bashkatdhetarët dhe nga udhëheqësit e shoqatave. Të ju them të drejtën, po të mos ishte fryma pozitive që mbretëron ndaj meje te shoqatat kulturore asnjë ditë nuk do të kisha qëndruar në këtë post, ngaqë nga fillimi nuk u ndërtua si duhet, dhe tani duhet më shumë punë për ta përmirësuar sesa do të ishte dashur për ta ngritur.

Si po priteni nga zviceranët?

Janë tejet të interesuar për bashkëpunim, ngaqë kanë nevojë për një adresë, e cila ka mbështetje shtetërore, e për më shumë aktivitete në fushën e artit dhe të kulturës.

ثshtë e vështirë të bashkëpunosh me veprimtarët e vërtetë të artit e të kulturës këtu në Zvicër?

Jo, aspak! Ne kemi njerëz të mrekullueshëm në Zvicër, kemi aktivistë që tërë jetën e kanë shkrirë nëpër aktivitete dhe përsëri kanë energji për të vazhduar, e kjo më jep kurajë dhe shpresë se bashkërisht do t’ia dalim.

Të duket se edhe Diaspora shqiptare në Zvicër është e thyer?

Mendoj se më herët ka qenë shumë më e thyer dhe e përçarë, e shpresoj shumë që partitë politike të na lënë rehat dhe të mos fillojnë sërish me politizimin e Diasporës, sepse ajo do të na krijojë kokëçarje edhe më të mëdha.

Si do të duhej dhe a do të ishte më emergjente që të bashkohemi dhe të bashkëpunojmë ndërmjet vete, secili në profesionin e tij?

Krijimi i rrjeteve në profesione të caktuara është një hap tejet i rëndësishëm i Ministrisë së Diasporës dhe mendoj se kjo është për të mirën tonë dhe tejet e nevojshme. Ne kemi nevojë ta njohim njëri-tjetrin dhe ta ndihmojmë nga pozita ku gjendemi për ta ngritur më lart dhe të bashkuar secili në profesionin përkates do ta kemi shumë më lehtë dhe do të bëhemi më të fortë.

Sipas programit të Qendrës, nëse nuk është sekret të dihet, në sa organizime keni mbështetje nga Ministria e Diasporës?

Në fillim të vitit bëhet plani veprues i çdo dikasteri në ministritë në Kosovë dhe sipas ndarjes buxhetore që bëhet në fillim duhet të punohet. Për atë e kam goxha të vështirë kur shoqata të ndryshme paraqiten me projekte konkrete ‘ad hoc’, ngaqë pa marrë parasysh sa do të jetë projekti i vlefshëm nuk mund ta mbështetim nëse këtë s’e kemi paraparë më herët. Por, e mira është se Ministria e Diasporës e ka një fond të veçantë për projektet e Diasporës dhe vetëm duhet të përcillet ueb-faqja e Ministrisë dhe të konkurrohet me kohë dhe besoj se shumë nga shoqatat do të gjejnë mbështetje.

Një kohë keni punuar edhe mësuese në Shkollën Plotësuese Shqipe në Zvicër. A ka ndryshuar sistemi i mësimit prej asaj kohe e deri më sot?

Se ka ndryshuar nuk mund të them, por që është lehtësuar me arritjen e librave dhe të fletoreve të punës për Diasporë. Gjithsesi. Ne problemin kyç më herët e kemi pasur furnizimin me material të duhur, e tani këtë problem, sa u përket klasave të ulëta nuk e kanë mësimdhënësit. Thjesht, me pak punë mund të bëjmë shumë.

Megjithatë, nuk ka sa duhet nxënës që po e përcjellin këtë shkollë, kur dihet se numri i atyre që nuk e vijojnë Shkollën Plotësuese Shqipe është shumë herë më i madh. Ku e sheh fajin?

Faji përherë mbetet jetim, e po t’i pyesim mësimdhënësit thonë që prindërit nuk interesohen për fëmijët e tyre, sepse më i rëndësishëm për ta është një kurs çfarëdo qoftë se kursi i gjuhës dhe kulturës së Atdheut, por po t’i pyesim prindërit ata zakonisht fajin ua hedhin mësuesve që nuk i informojnë sa duhet dhe nuk ofrojnë tema interesante, gjë që nuk qëndron, sepse mësimdhënësit vërtet janë dëshmuar tanimë shumë decenie se për ta arsimimi i gjeneratave të reja është me prioritet, pa marrë parasysh sa i mbështet shteti amë.

Atëherë, si duhet të rritet interesimi për Shkollën Plotësuese Shqipe?

Puna vullnetare nuk po tregohet e suksesshme, sepse e ka humbur kuptimin tani e sa vite, andaj në bazë të marrëveshjes së fundit, bashkë me Shqipërinë, shteti urgjentisht duhet të ndërmarrë hapa përmirësues për arsimin dhe shtimin e numrit të fëmijëve në këto kurse, të cilat duhet të ofrohen në procesin e rregullt mësimor dhe të ofrohen pa pagesë, si të beneficuara nga shteti.

shukrie ramadani
اka kishte dashur të bësh në Zvicër, e kam fjalën në drejtimin e kulturës, meqë edhe e mbani këtë post, por nuk ua lejon buxheti, përkatësisht financat?

Do të kisha dëshiruar që talenteve të rinj t’u jepej më shumë hapësirë dhe mbështetje, si në arsim, në muzikë, në kulturë dhe në sport. Ta ofronim mundësinë e garimit në këto fusha, veç e veç. Ta ofronim mundësinë e festivalit të muzikës, jo vetëm popullore, por edhe të rrymave tjera, ku kemi shumë talente, e nga këto festivale do të lindnin yje të reja që do të na përfaqësonin në shtetet tjera. Të ofronim ndihmë më shumë për piktorët dhe poetët e rinj që kanë nevojë për mbështetje në botimin e veprave të tyre. Ta krijonim databazën, e cila do të na lehtësonte komunikimin ndërmjet shoqatave dhe Atdheut. Të ofronim siguri të plotë për bizneset të cilat kanë fuqi investuese në Kosovë. Ka aq shumë punë për të bërë në Zvicër, sa si e vetme që jam është e pamundur t’ia dal, por i falënderoj nga shpirti bashkatdhetarët që më ndihmojnë dhe ma lehtësojnë çdo aktivitet, jo vetëm me mjete financiare, por edhe me praninë e tyre në këshillat organizativë, që e bëjnë punën fillim e mbarim.

Mendoni se do t’Ju përkrahin në të ardhmen, kur dihet se Zvicra ka ndarë dhe ndanë shuma të majme frangash për integrim, e pa dyshim edhe për kulturë?

Mendoj se me projekte të duhura, edhe Zvicra është e gatshme të na përkrahë, por unë mendoj se duhet të përkrahen shoqatat, dhe jo Qendra.

Si e sheh gjeneratën e tretë në Zvicër?

Me lakmi dhe dashurinë e një nëne që e sheh se djemtë dhe vajzat po i bëhen të zotët, e po ia zbardhin fytyrën.

Po të rinjtë që po kyçen dita-ditës në politikën zvicerane?

Ky është parametri më i mirë që tregon sa janë integruar shqiptarët në jetën zvicerane dhe mendoj se secili nga këta e meriton mbështetjen e pakursyer të të gjithë neve që jetojmë në këtë shtet.

Zvicra, atdheu i dytë i shqiptarëve. Komenti juaj?

Zvicra na ndihmoi shumë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ajo na i hapi dyert kur e kishim më së vështiri dhe mendoj se vetëm fjala falënderim është pak të thuhet, por duhet të përpiqemi që t’i arrijmë standardet e saj dhe me këto vlera të luftojmë, që edhe Zvicrës t’ia ofrojmë punën tonë në mirëqenien e dhe sigurinë e saj, por gjithashtu te punojmë në sigurinë dhe formën që do ta ndryshonte edhe tregun në Kosovë në të mirë të njerëzve, të cilët duhet t’i gëzohen kësaj lirie.

Zonjë, Ju falënderoj shumë për kohën, ndërsa shpresoj se do të kemi mundësi përsëri të bashkëbisedojmë për tema të tjera, por edhe për arritjet e Qendrës Kulturore Shqiptare.

Ju falënderoj edhe një herë edhe juve dhe Ju uroj suksese (dialogplus.ch)

© 2015, SHQIPثRIA E BASHKUAR. All rights reserved.
shukrie-ramadani-1-300x200.jpg
shukrie-ramadani-2-300x205.jpg
shukrie-ramadani-3-300x199.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top