Shuhet e gjithe familja ne aksident, derisa po kthehej per vitin e ri

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku pjesëtarët e një familje kanë humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 2 km larg pikës kufitare të Kakavijës në tokën greke.Mësohet se tre pjesëtarë të një familje, mes tyre djali 2 vjeç, dhe prindërit e tij kanë gjetur vdekjen, informon Shekulli Online.

Mediat greke bëjnë të ditur se makina ku udhëtonte familja është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga duke u përplasur me një masiv shkëmbor.Familja po kthehej në Shqipëri për të festuar Lindjen e Krishtit dhe Vitin e Ri. Nga të dhënat e para mësohet se familja e aksidentuar është nga Gjirokastra...alb..

aa29.png
 
Titulli: Shuhet e gjithe familja ne aksident, derisa po kthehej per vitin e ri

Aksidenti në Janinë, humb jetën kryefamiljari, 3 të tjerë të plagosur

JANINE - Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Janinë-Kakavijë në kilometrin e 54, në orën 01:00 të mëngjesit, kur një familje shqiptare prej 4 anëtarësh ishte duke ardhur për të festuar Krishtlindjet.

Siç raporton media greke, në këtë aksident ka mbetur i vdekur një shqiptar, shoferi 41-vjeçart i makinës, si dhe e lënduar rëndë ka mbetur nëna e viktimës, një grua 66-vjeçare. Ata ishin duke udhëtuar me një makinë “Suzuki XI”, kur makina ka dalë jashtë rruge.

Të plagosur më lehtë kanë mbetur, bashkëshortja e viktimës, 40 vjeçe dhe fëmija i tyre, 5 vjeçar. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Janinës ku, gruaja 40-vjeçare bashkë me fëmijën 5-vjeçar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në gjendje të rëndë është e moshuara.

Sipas policisë, për shkaqe ende të panjohura makina ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me një shkëmb në anë të rrugës dhe më pas ka rënë nga ura në një lartësi prej 4 metrash.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Janinës, ndërsa hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke u kryer nga Departamenti i Policisë së Janinës.

shqiptarja.com
 
Titulli: Shuhet e gjithe familja ne aksident, derisa po kthehej per vitin e ri

kush eshte e vertet nga kto te dyja ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top