Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shtyhet seanca në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë

Procesi i parë gjyqësor i paraparë të mbahej sot në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë nuk është zhvilluar, ndërkohë që rreth 150 ish-punëtorë serbë të kësaj gjykate kanë protestuar deri në mesditë, me kërkesë të kthimit të tyre në vendet e punës. Policia tha se protesta ka kaluar pa pasoja, ndërkohë që EULEX-i nuk ka qëndrim rreth mosmbajtjes së seancës, ashtu si ishte planifikuar.

Për sot ishte paraparë që me një seancë të drejtuar nga dy gjyqtarë dhe një prokuror ndërkombëtarë të EULEX-it të fillojë funksionimi i kësaj gjykate me një proces gjyqësor ndaj dy të akuzuarve serbë, të dyshuar për vjedhje në Leposaviq gjatë vitit 2007.

Megjithatë seanca nuk është mbajtur, ndërsa zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se protesta ka zgjatur deri në mesditë dhe ka kaluar pa pasoja.

Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi thotë se EULEX-i duhet të zbatojë ligjet e Kosovës, ndërsa is- punëtorët serbë të kësaj gjykate janë të mirëpritur që të vazhdojnë punën duke respektuar ligjet e Kosovës dhe duke mos lejuar që ata të manipulohen nga Beogradi.

Mbajtja e kësaj seance gjyqësore është paralajmëruar të premten e kaluar nga EULEX-i. Ndërkohë ende nuk ka një qëndrim të misionit evropian për sundimin e ligjit rreth mosmbajtjes së saj, ashtu si ishte planifikuar.

Gjykatat në veri të Mitrovicë nuk punojnë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008. /RTK/Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back