Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shtrenjtohet rryma

  • Nga Kresha
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Që nga prilli i këtij viti konsumatorët energjinë e elektrike do ta paguajnë së paku 10 për qind më shtrenjtë, kurse KEK-u ka kërkuar 29 për qind.

اmimi i energjisë në Kosovë pritet të rritet që nga prilli i këtij viti, së paku 10 për qind. Për këtë shtrenjtim në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë ka aplikuar Korporata e Energjisë së Kosovës dhe Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut. Sipas informatave të gazetës, KEK-u ka kërkuar një rritje të çmimit 29 për qind.

"Kemi pranuar aplikacionet nga KEK-u dhe KOSTT-i për shqyrtimin e të hyrave të lejuara në bazë të së cilave caktohet tarifa që reflekton kosto", tha zëdhënësja e ZRRE-së, Adelina Myrtezaj.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka thënë se me çmimet e reja kanë për qëllim të mbulohen shpenzimet e rritura të KEK-ut dhe të KOSTT-it, sado që kjo zyrë nuk jep detaje për kërkesën e tyre.

Sipas zyrtarëve të Korporatës së Energjisë, ende nuk është bërë aplikimi përfundimtar dhe ka mundësi që të ketë ndryshime. Ata nuk mund të komentojnë më shumë rreth këtij procesi të papërfunduar, por ankohen se po shesin energjinë dy herë më lirë sesa e blejnë.

"Janë rritur çmimet e lëndëve të para, sikurse importi i energjisë elektrike, të cilin KEK-u e shpërndan me çmim dyfish më të ulët", tha Viktor Buzhala, zëdhënës në KEK

Buzhala sqaron se në këtë fazë është bërë vetëm aplikimi preliminar dhe deri 16 shkurt ka kohë kur mund të bëhet ai përfundimtar.

"Tarifat e energjisë elektrike në Kosovë janë ndër më të ulëtat në rajon. Ndërsa konsumatorët me xhepa më të hollë dihet se kanë një limit", tha Buzhala.
Aplikimin e KOSTT-it e konfirmon Naim Bejtullahu, drejtor i operimit.

"Zyra e Rregullatorit të Energjisë pritet të vendosë pas shqyrtimit të aplikacioneve. Vendimi mund të pritet në fillim të prillit, tha Naim Bejtullahu.
Kurse zëdhënësi Buzhala shpjegoi se në bazë të tarifave aktuale, konsumatorët që shpenzojnë deri në 200 kilovatë, përkatësisht kategoritë sociale nuk paguajnë fare.

Myzejene Selmani, kryetare e Komisonit Parlamentar për Energjetikë, insiston që qeveria të mos e ngarkoj edhe më shumë qytetarin e Kosovës.

"Qeveria nuk mund të kërkojë nga qytetarët të pamundurën. Nuk mund t'i shtyjë ata drejt krizës", thotë Selmani.

Ajo ka parasyshë faktin se pagat nuk janë ngritur, kurse janë shtrenjtuar të gjithë artikujt elementar.

"Kjo është e papërballueshme. Unë do të votoj kundër ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Posaçërisht duke ditur sa keqpërdorimet bëhen në KEK dhe shumën e parave që janë investuar dhe nuk është arritur një gjendje stabile energjetike", tha ajo.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Izet Mustafa tha se ngritja e çmimit të rrymës pritet të jetë 10 për qind. Edhe kjo rritje është mjaft shqetësuese, duke ditur mundësinë e qytetarëve për të paguar.

"Nga ZRRE pritet të aprovohen tarifat, nga të cilat reflekton një rritje e përgjithshme e çmimit të rrymës dhjetë për qind. Me këtë ngritje nuk janë në pajtuar as punëtorët e KEK-ut", tha Mustafa.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar kundër shtrenjtimit të mundshëm të energjisë elektrike. Ai konsideron se shtrenjtimi do të kontribuojë në ashpërsimin dhe përkeqësimin e standardit për kategoritë e rrezikuara.

"KMDLNJ kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës ta rishqyrtojë paralajmërimin për ngritjen e tarifave dhe të mos e pranojë këtë vendim", thuhet në reagimin e këtij këshilli./express/
 
Titulli: Shtrenjtohet rryma

Edhe kjo ishte mangut :lexim::lexim:si mjafton ketyre se deri me tani ne paguajme te njejten sasi rryme nga tri here por done te na gjobisin edhe me pagesen e katert per te njejtin produkt :lexim::lexim:
 
Titulli: Shtrenjtohet rryma

seshte per tu habitur me keta hajna, sepse jan msu me vjedh popullin, e sjau ndin pse jan duke e dermu popullin e shkret,mjer per kete popull kush osht ka e udheheq.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back