Shtatzënat, më shumë vitaminë D

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Shtatzënat, më shumë vitaminë D

Me vite të tëra mjekët kanë menduar se sasia e tepërt e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë anomali të lindjes te fëmijët. Ndërsa një studim i ri vë në dyshim kufijtë e vendosur se “kalimi i 2.000 IU në ditë të kësaj vitamine është i dëmshëm edhe për shtatzënat, edhe për popullatën tjetër”. Në studim kanë marrë pjesë 500 shtatzëna, në muajin e dytë dhe të tretë, të ndara në tri grupe. Grupi i parë ka marrë 400 IU, i dyti 2.000, ndërsa i treti 4.000 IU në ditë. Rezultatet kanë treguar se shtatzënat të cilat kishin marrë 4.000 IU vitaminë D, ishin më pak të rrezikuara për lindje të parakohshme. Shkencëtarët nuk kanë vërejtur asnjë efekt të dëmshëm te shtatzënat që kishin marrë këtë dozë të vitaminës D. Megjithatë, shkencëtarët thonë se nevojiten studime shtesë për të siguruar të dhëna që do të vërtetojnë dozën e saktë të rekomandueshme të vitaminës D për shtatzënat. Ndërsa, sipas tyre, ky studim tregon se dozat aktuale të rekomanduara janë të ulëta.

Standard
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top