Shtatëzania dhe shëndeti mendorë i fëmijës.

Kresha

A pretty face can never trick me
Sipas studiuesve të Universitetit të Kembrixhit, rreziku, që njeriu të zhvillojë ankth dhe depresion, mund të gjurmohet pas në kohë, që në ngjarjet që e kanë shoqëruar embrionin në mitrën e nënës.
Ian Colman dhe kolegët në Departamentin e Psikiatrisë përdorën të dhëna nga Medical Research Council National Survey of Health and Development, ku përfshinë 5362 njerëz të lindur në 1946.
Duke u bazuar në matjet e kryera gjatë jetës së pjesëmarrësve në studim, deri në moshën 53 vjeçare, studiuesit identifikuan 6 trajektore të ndryshme të përshkuara gjatë jetës. 45 % e të vëzhguarve nuk kishin shfaqur simptoma gjatë jetës së tyre, 33.6 % kishin shfaqur simptoma të lehta, 11.3 % kishin sfaqur disa simptoma gjatë adoleshencës dhe më pak gjatë moshës së pjekurisë, 5.8 % kishin shfaqur simptoma në adoleshencë por ato ishin zhdukur gjatë moshës së pjekurisë, 2.9 % kishin disa simptoma në adoleshencë dhe kishin vuajtur nga simptoma të forta gjatë moshës së rritur dhe 1.7 % ishin shoqëruar vazhdimisht nga simptoma të rënda gjatë jetës së tyre.
Gjatë këtij studimi rezultoi që sa më shpejt të ngrihet fëmija në këmbë dhe sa më herët të fillojë të eci, aq më pak ka predispozitën të preket nga siptoma të ankthit dhe depresionit gjatë jetës së tij. Gjithashtu Dr. Colman vë theksin në rëndësinë që luajn ngjarjet, që shoqërojnë nënën gjatë shtatëzanisë, në shfaqjen e siptomave të ankthit dhe depresionit gjatë jetës. Sa më e shëndetshme të jetë periudha e statëzanisë së nënës, aq më e shëndetshme do të jetë shëndeti i fëmijës gjatë jetës së tij. Sigurisht ky është një element në grupin e madh të faktorëve që mund të shkaktojnë ankthin dhe depresionin, siç janë trashëgimnia, traumat apo ngjarjet stresuese gjatë jetës, sëmundjet fizike, etj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top