Shtate qiejt

optimus

I devotshmi
Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e qiellit nga shtatë shtresa.
”Zoti është Ai që krijoi shtatë
qiej mbi njëri-tjetrin.” (El-Mulk 3)

”... Ai i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej.” (Fusilet 12)
Fjala “qiell” në gjuhën arabe përdoret me disa kuptime. Në disa raste ajo ka kuptimin e atmosferës. Në disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur përdoret në numrin shumës, ajo në përgjithësi ka një kuptim më të gjerë se fjala “univers”, pasi përfshin universin, i cili përbën qiellin e parë, dhe gjashtë qiej të tjerë. Por nëse ne i japim fjalës “qiej” kuptimin e parë, d.m.th. atë të atmosferës, atëherë arrijmë në përfundimin se atmosfera që rrethon
planetin tonë përbëhet nga shtatë shtresa. Me të vërtetë, sot është bërë i njohur fakti se
atmosfera që rrethon Tokën, përbëhet prej disa shtresave të ndryshme, të cilat
shtrihen mbi njëra-tjetrën. Për më tepër,numri i këtyre shtresave është i njëjtë me numrin e përmendur në Kuran: shtatë shtresa. Një prej tyre është atmosfera, e cila shërben si një fushë mbrojtëse për gjallesat. Sot është një fakt i njohur që atmosfera është e përbërë prej shtresave të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Kjo gjë është përshkruar saktësisht në
Kuran, ku thuhet se atmosfera përbëhet prej shtatë shtresave. Kjo është sigurisht
një prej mrekullive të Kuranit.Kjo temë përshkruhet nga një burim shkencor si më poshtë:
Shkencëtarët kanë zbuluar se atmosfera përbëhet prej disa shtresave të ndryshme. Shtresat ndryshojnë prej njëra-tjetrës nga vetitë e tyre fizike, si trysnia, lloji i gazeve etj. Shtresa atmosferike më e afërt me Tokën quhet TROPOSFERث. Ajo zë 90% të atmosferës. Shtresa mbi troposferë quhet STRATOSFERث. Shtresa tjetër, ku përthyhen rrezet ultravjollcë quhet OZONOSFERث. Shtresa tjetër quhet MEZOSFERث. TERMOSFERA shtrihet mbi Mezosferë. Gazet e jonizuara formojnë një shtresë brenda
termosferës, e cila quhet JONOSFERث. Shtresa më e skajshme e atmosferës së Tokës
shtrihet 480-960 km. Kjo pjesë quhet EKZOSFERث. Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe, për më tepër, në “shtatë” shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej “shtatë” shtresave bazë.
Nëse numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet pikërisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor.
Troposfera
Stratosfera
Ozonosfera
Mezosfera
Termosfera
Jonosfera
Ekzosfera
Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë fakt shtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit dymbëdhjetë të sures Fusilet:
“... secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej”. Me fjalë të tjera, në këtë ajet deklarohet se Zoti i caktoi çdo qielli funksionin e vet. Me të vërtetë, siç e kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave ka funksione jetike të dobishme për njerëzimin dhe për të gjitha format e tjera të jetës në Tokë. اdo shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, reflektimi i valëve
radiofonike e televizive, deri te mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve.
Një prej këtyre funksioneve për shembull, është deklaruar në një burim
shkencor si vijon: Atmosfera e Tokës ka 7 shtresa. Shtresa më e ulët quhet troposferë. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetëm në troposferë. Kjo është një prej mrekullive hyjnore, sepse këto argumente, të cilat u zbuluan vetëm në saje të teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top