Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqiptarja bëhet kryetare e Komunës në Suedi

kommunfull-ne6-kopia_webb-1024x563.jpg

Shqiptarja bëhet kryetare e Komunës në Suedi

Kur 20-25 vjet më parë, qindra familje shqiptare ikën nga Kosova në Suedi për ti shpëtuar represionit serb, ishin të paktë ata që besonin se fëmijët e tyre do të integroheshin aq shpejt në jetën e këtij vendi dhe pak e nga pak do të kapnin majat e përfaqësimit në sport, kulturë, universitete, media, administratë publike, politikë, parlament, biznes, etj.



Tashmë brezi i dytë i ish emigrantëve, është realisht gjenerata e re që përfaqëson denjësisht shqiptarët në Suedi, të rritur dhe edukuar në këtë vend.

Njëra prej tyre që ka shkëlqyer së fundi, është Dëshira Vrajolli Flankِr, e cila është zgjedhur kryetare e bashkisë Vنrmdِ, një nga njësitë administrative të qarkut të Stockholmit.

Dëshira, një nga fëmijët e familjes së Sadik Vrajollit, ka studiuar në ekonomi në Suedi, ndërsa prej shumë vitesh ajo ka drejtuar departamentin e ndërtimtarisë të administratës lokale si përfaqësuese e Partisë Moderatore.

Në një njoftim publik që ka bërë pas zgjedhjes së saj në këtë post të lartë, zonja Dëshira Vrajolli Flankِr, shprehet:

“Miq, brenda dhe jashtë partisë! Me përulje të plotë dhe nga thellësia e zemrës, ju falënderoj për besimin në postin e kryetares të komunës së Vermdës. Sonte morëm konfirmimin se komuna e Vermdës ka një grup të politikanëve kurrizdrejt, të cilët besojnë në demokraci”.

Zgjedhja e saj në këtë forum të lartë vendimmarrës është pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët që punojnë e jetojnë në Suedi.

Ata kanë shprehur vlerësimin e tyre për Dëshirën si dhe krenarinë që një shqiptare dhe për më tepër një grua, arrin një përfaqësim kaq të lartë në politikën e vendit skandinav.

Vنrmdِ, është një qytet me një popullsi prej rreth 42 mijë banorë. Papunësia në këtë qytet është shumë e ulët ndërsa të ardhurat për frymë, të larta.

Në këtë zonë ka rreth 10 mije ishuj të vegjël. Në Suedi jetojnë afërsisht 70 mijë shqiptarë, shumica dërmuese e tyre nga Kosova.http://periskopi.com
 
Titulli: Shqiptarja bëhet kryetare e Komunës në Suedi

shyqyr nje lajm te mir ndegjova.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back