Love
βeℓℓe â๓e
Lexohet shpesh në shkrimet e gazetave, opinione subjektive të cilat duken pa bazë historike e sociologjike.
Shqiptari është shqiptar! Respekton traditat e shoqërisë, qofte ai mysliman, i krishterë, ortodoks, bektashi o çam.
Nuk bëjme dallime ndërmjet besimit kundrejt shoqërisë, përndryshe, nuk do të kishte shoqëri në kafene, shkollë e vende pune.
Ajo që dua të shpreh është se: nëse Shqipëria do të kishte grupe klanesh të diferencuar në klasa sociale, myslimanë e të krishterë nuk do të shoqërohej me njëri-tjetrin etj. Besimi në fe është një sjellje personale- individuale, por besimi në Zot është i përbashkët.
Përçarjet historike të Shqipërisë bënë që një ndër mënyrat për të mbajtur shtetin të bashkuar ishte eliminimi i fesë.
Shkatërrimi i kishave, xhamive e teqeve. Shqiptarët duhet të kishin vetëm një besim: Partia.
Megjithatë, ndonëse u shkatërruan kisha e xhamia, Enveri ose "Partia", nuk ishin të pakujdesshëm mbi vlerat besimtare të popullatës, nuk mund të shfarosnin shekuj e shekuj historie dhe me dinakëri, e arsyetim, shpëtuan një Kishë e një Xhami si vlera kulturore historike. Edhe se nevojshmëria ishte e tillë dhe e domosdoshme për një bashkim kundrejt kërcënimeve që lufta detyronte.
Me ardhjen e Demokracisë, të tjera “kulte” po krijonin interferencë në besimin e popullatës si: dëshmitarët e Jehovait, nxënësit e Jezusit, madje edhe Budizmi, por pa sukses.
Tani t’i kërkojmë vetvetes sonë: duhet të respektojmë Zotin e gjithkujt, apo është më e thjeshtë që të besojmë mbi njëri tjetrin, duke i festuar festat me harmoni?
Besimi ka vetëm një rrymë; mirëqenia shoqërore e sociale. Pashko Vasa na kujton edhe njëherë tjetër se: “Feja e Shqiptarit, është Shqiptaria”. Përse ne e harrojmë përherë?!
Julian Bostani - Diplomuar për Komunikim në Universitetin e Sienës
Shekulli