Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqiptarët, të parët në listën e kushërinjve mes popujve të Europës

Shqiptarët, të parët në listën e kushërinjve mes popujve të Europës

Shkencëtarët kanë mbetur të surprizuar me këtë të dhënë që vlen për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kjo e dhënë tregon se shqiptarët e sotëm rrjedhin të gjithë nga një grup i vogël paraardhësish.

Nga Gladiola Bendaj

Dy studiues të njohur amerikanë kanë krahasuar gjenomet e 2257 individëve nga 40 popullsi nga e gjithë Europa. Sipas rezultateve, afërsia midis banorëve të kontinentit është shumë më e ngushtë nga ajo çka besohej deri më tani. Të parët në listë qëndrojnë shqipfolësit. Grekët, maqedonasit, madje edhe italianët ndajnë me shqiptarët po aq paraardhës sa me njëri-tjetrin. Konkluzioni i pazakontë tregon se, të paktën këtu e 1500 vjet më parë shqipfolësit nuk kanë qenë një popull veçanërisht i izoluar, aq sa kanë qenë të pakët në numër.

Sado e pazakontë mund të duket, europianët janë të gjithë kushërinj mes tyre. E pranojmë, teorikisht nuk është se po themi ndonjë gjë të re. Deri këtu mund të shkoj logjika e thjeshtë e shumëkujt. Ama, që shqipfolësit janë populli me gjenet më të forta mës gjithë popujve të Europës, këtë pakkujt mund t’ia priste mendja.

Kjo nuk është ndonjë nga ato klishetë e përditshme që shkojnë nga goja në gojë për të na nxjerrë si popullin më të lashtë të botës. ثshtë konkluzion mbreslënës i dalë nga një studim i ditëve të fundit, realizuar nga dy gjenetistë amerikanë me famë botërore, Peter Ralph dhe Graham Coop të Universitetit të Kalifornisë. Pasi morën në shqyrtim ADN-në e 2257 individëve nga 40 shtete të Europës, ata dolën në konkluzionin se Europianët janë të gjithë kushërinj mes tyre, por shqipfolësit janë ata që ndajnë nivelin më të lartë të paraardhësve të përbashkët. Dhe kjo nuk është një histori e viteve të fundit. Një rritje e numrit të paraardhesve të përbashkët derivon nga të pakten 1500 vjet me parë. Në harkun kohor të të paktën këtyre 1500 viteve të fundit, edhe pse shqipfolësit kanë qenë të pakët në numër, ata nuk kanë qenë aspak një popull i izoluar.

Gjithmonë referuar të dhënave shkencore të këtij studimi, që më shumë sesa antropologjik është një studim gjenetik, ajo që bën më shumë përshtypje është se shqipfolësit jo vetëm ndajnë mes tyre më shumë paraardhës të përbashkët sesa çdo popull tjetër evropian, por, për më tepër, edhe kampionët e individëve grek dhe maqedonas të marrë në këtë studim, ndajnë shumë më tepër paraardhës të përbashkët me shqipfolësit sesa me fqinjët e tjerë të tyre.

Dhe më e veçanta

Besojeni ose jo, nëse grekërit e maqedonasit e ditëve të sotme ngjanin më shumë gjenetikisht me shqipfolësit, sesa me fqinjët e tyre kufitarë, por që gjithsesi, ishin më kompakt brenda llojit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për italianët. Edhe pse një popull fqinj nga të cilët ndahemi me kufij detarë, kampionët e individëve italianë ndajnë pothuajse të njëjtin numër paraardhësish të përbashkët me shipfolësit aq sa edhe me njëri-tjetrin. Pra, italianët, gjenetikisht, nëse flasim për një vazhdë prej 1500 vitesh, kanë më shumë paraardhës me shqiptarët sesa me njëri-tjetrin. Gjuha shqipe është një gjuhë indoeuropiane pa “kushërira” të tjera të afërta. Kjo ka qenë persistente dhe gjithmonë kështu, edhe në periudha kur gjuhët fqinje u influencuan fuqishëm nga latinishtja dhe greqishtja. Kjo shpjegon një lidhje mjaft intriguese midis linguistikës dhe historisë gjenealogjike.

Studimi

Studimi, që është publikuar së fundmi në Plos Biology, është realizuar nga gjenetistët Peter Ralph dhe Graham Coop të Universitetit të Kalifornisë. Ky studim tregon se në harkun e tremijë viteve të fundit ekziston një shkallë ngjashmërie mjaft e lartë midis popujve të shteteve të ndryshme të Europës, pavarësisht se këto janë ndërtime më të hershme, të cilat përziejnë grupe të ndryshme njerëzish.

Dy studiuesit kanë përdorur zinxhirin e plotë gjenetik të 2.257 individëve të marrë në studim dhe kanë kërkuar segmente ADN-je të shpërndarë në individë të ndryshëm. Principi bazë i këtij studimi është që, dy individë që kanë paraardhës të përbashkët mund të ndajnë një segment ADN-je të trashëguar nga ky paraardhës. Sa më i gjatë të jetë ky segment, aq më i afërt në kohë është ky paraardhës i përbashkët. Duke analizuar gjatësinë e segmenteve të ADN-së së përbashkët tek një çift individësh, studiuesit arrijnë të bëjnë edhe vlerësimin e shpërndarjes në kohë të paraardhësve të përbashkët.

Përse ekziston një lidhje midis kohës dhe gjatësisë së segmenteve të ADN-së që ndajnë sëbashku një çift individësh? Për ta kuptuar këtë duhet pasur parasysh mënyra sesi gjenet e për pasojë ADN-ja, e cila është suporti i tyre material, rikombinohen tek çdo brez. Gjeroma e një individi të caktuar formohet nga përzierja e gjeneve të prindërve të tij, në mënyrë që ADN-ja e tij të jetë e ndërtuar nga segmenti gjenetikë që vijnë nga e ëma dhe nga i ati. Në brezin pasardhës kjo gjenomë integron segmente të rinj ADN-je e kështu me radhë. Ky proces vazhdon kështu në rrjedhën e brezave. Në këtë mënyrë gjenoma e një personi përmban ADN-në e paraardhësve të tij, të përzierë me segmente të rinj të futur në çdo brez. Pozicioni në të cilin sekuencat e ADN-së modifikohen është i ndryshëm nga rasti në rast, rrjedhojë është që segmentet e ruajtur janë gjithnjë e më të shkurtër. Kështu, kushërinjtë e parë, të cilët kanë gjyshër të përbashkët, ndajnë mes tyre segmente ADN-je më të gjatë sesa kushrinjtë e dytë. Nga ana e tyre, këta të fundit ndajnë segmente më të gjatë se kushërinjtë e tretë, e kështu me radhë.

Nëse një segment ADN-je është tarshëguar tek dy individë të ndryshëm për një numër të madh brezash, atëherë është e mundur të vlerësohet lashtësia e këtij paraardhësi, duke u nisur nga gjatësia e këtij segmenti të gjetur. ثshtë pikërisht kjo ajo që kanë bërë dy studiuesit amerikanë Ralph dhe Coop. Llogaritjet e tyre tregojnë se dy europianë të dy vendeve fqinjë kanë nga dy deri në dymbëdhjetë “paraardhës gjenetikë” të përbashkët, që kanë jetuar në vazhdën e 1500 viteve të fundit, dhe kanë deri në njëqind, nëse shkohet pas në kohë me edhe njëmijë vjet.

Shqiptarët, jo vetëm më kompaktët por edhe njohësit më të mirë të gjenealogjive të tyre

Zyri Bajrami, profesori i njohur Gjenetikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore të UT, i njohur me studimin e gjenetistëve amerikanë, komenton:

Shumë pak njerëz në Botë e njohin historinë e tyre familjare, e cila shpesh paraqitet në formën e pemëve gjenealogjike. Kjo njohje shkon ndoshta deri tek katër gjyshërit tanë, dy nga babai e dy nga nëna, si edhe deri tek disa kushërinj nga ana e nënës dhe babait. Megjithatë, ka individë që shkojnë thellë në njohjen e pemëve gjenealogjike. Në disa zona, sidomos në malësinë e Madhe, ka qënë traditë që të rinjve tu mësohej emri i paraardhësve të tyre në linjën babë ose, si e thonë ata, në lisin e gjakut deri në 11 breza. Ndoshta kanë qenë këto vëzhgime të bëra në shekullin e 19-të që e çuan dijetarin hungarez L. Thallotzy të shkruaj se: “Nuk ka popull në Europë që të njohë më mirë gjenealogjinë e fisit të tij sesa shqiptarët”. Në studimin me titull “Gjeografia e stërgjyshërve gjenetikë të rinj në Europë” të shkencëtarëve amerikanë Peter Ralph dhe Graham Coop përdoret një aparat i sofistikuar matematik dhe për t’ia mënjanuar lexuesit këtë vështirësi do të përpiqemi të sqarojmë aparatin konceptual.

Njëri nga ne, siç u tha më lart, ka në brezin e parë, d.m.th në brezin “n”, dy parardhës (2n=21=2), në brezin e dytë ka 2n=22= 4, në brezin e tretë 2n=23=8 dhe në brezin e dhjetë, që i bie rreth 250-300 vite më parë, ai ka 210=1024 parardhës të përbashkët. Nga kjo llogaritje del se të gjithë njerëzit janë të lidhur nga ana gjenealogjike, d.m.th njerëzit diku me X apo Y individ janë kushërinj, sado të largët qofshin. Të dy shkencëtarët e sipërpërmendur morën dhe analizuan molekulën e AND-së të 2257 banorëve europianë të vendeve të ndryshme dhe identifikuan rreth 1.9 milionë segmente gjenetike. Por çfarë bënë më tej këta shkencëtarë?

Një segment me prejardhje të përbashkët ose identike, d.m.th IBD që ka të njëjtën përbërje midis dy individëve tregohet në dy individët e fundit të pemës gjenealogjike. ثshtë e qartë se këto segmente individët i kanë marrë në rrugë të ndryshme të lidhjeve të gjakut. Merret me mend se një popullatë ka shumë nga këto blloqe të IBD-së. Atëhere pranohet se kjo popullatë është homogjene, me prejardhje të njëjtë, me pak përzierje apo se në këtë popullatë ka pasur pak migrime dhe si rrjedhojë pak të huaj etj. Studiuesit, siç thamë, morën mostra nga disa popuj europianë. Ata analizuan blloqet IBD në disa individë të çdo popullate. P.sh në tabelë tregohet se janë analizuar 9 individë nga Shqipëria, 14 nga Austria, 15 nga Kosova etj. Në kolonën ku është shkruar Self (Vetë) tregohet mesatarja e gjithë blloqeve të IBD-së të gjetur tek çdo popull. Në tabelë duket se tek shqipëtarët kjo madhësi është 14.5 dhe tek kososvarët 9.9. Nga një vëzhgim sipërfaqësor vihet re se si tek shqiptarët e Shqipërisë edhe tek ata të Kosovës vlera mesatare e të gjithë llojeve të IBD-së është më e larta në Europë. Kjo do të thotë se tek shqipëtarët numri i përputhjeve i blloqeve të IBD-së, d.m.th të AND-së identike, është shumë i lartë. Ky mendim përforcohet edhe nga të dhëna të tjera. Dihet se Hunët kanë migruar në shekullin e IV dhe sllavët në shekullin e VI deri në shekullin e IX. Pikërisht në këtë kohë vërehet edhe vlera e lartë e mesatares së IBD-së së tyre. Por ajo që bie në sy në këtë studim dhe që duhet përmendur është niveli i lartë i blloqeve IBD tek shqipëtarët dhe sidomos e stërgjyshërve të përbashkët të paktën në 1500 vitet e fundit. Kjo gjë tregon se popullata shqiptare, të paktën deri 1500 vite më parë, ndonëse numerikisht e vogël, ka qënë kohezive apo kompakte. Gjithashtu, tregohet se individët shqiptarë kanë ngjashmëri me popullatat e tjera europiane. Nga ana tjetër mostrat e grekëve dhe maqedonëse tregojnë se ata kanë një ngjashmëri stërgjyshërore më shumë me shqipëtarët sesa me popujt e tjerë fqinjë. Këto të dhëna i bëjnë shkencëtarët të mendojnë se migrimi sllav në shekullin e VI ka ndikuar pak në ndryshimet gjenetike në Ballkan.

Mes analizës kulturore dhe asaj gjenetike

Kohët kur u druajt se individualizmi se do të pushtonte dhe kujtesën mbi prejardhjen familjare dhe fisnore një besim i ri zuri vend dhe u punësau për këtë qëllim, besimi se vetëm shkencat ekzakte si ato mbi gjenetikën, kanë mundësi të thonë të vërtetën për prejardhjen tonë. Dhe megjithë frymën individualiste, shqetësimi për prejardhjen kombëtare u përvijua dhe krijoi së paku dy kozmologj. Njëra përspektivë mbështet idenë se me gjithë popujt e botës në një mënyrë a në një tjetër kemi të parë të përbashkët, madje jo shumë të largët. Disa të tjerë mendojnë se kombet dhe kufijtë kombëtar në një mënyrë përfaqësojnë kufij racor.

Studimi në fjalë konfirmon edhe një herë tjetër, atë që prej kohësh është thënë në studimet antropologjike sociale kritike, se kufijtë etnikë dhe ata shtetëror të përvijuar para dhe pas krijimit të shteteve kombëtare nuk përfaqësojnë aspak kufij gjenetik. Se kufijtë gjenetikë nuk janë krijuar as në bazë të gjuhës, as në bazë të fesë dhe as të ndonjë etnie, dhe as në ndonjë kritet tjetër por kanë qenë gjithmonë të depërtueshëme. Pyetja që ngelej për tu diskutuar ka qenë gjithnmonë intensiteti dhe jo ekzistenca e depërtueshmërisë. Kahjet se nga dhe si ka qarkulluar një kulturë apo tipar kulturor. Pati dhe shumë kritike mbi atë që u quajt difuzionizëm kulturor, dhe tani kemi një emërtim të ri që është “globalizmi apo globalizimi”.

Studimet gjenetike në këtë drejtim marrin rëndësi në shumë drejtime për dijet humane. Shumë njerëz nuk besojnë shumë në analizën kulturore dhe historike krahasuase, por më shumë besim është shtënë në “shkenca ekzakte” siç është ajo e dijës gjenetike. Studiuesit në fjalë kanë bërë shumë kujdes të theksojnë se këto të dhëna kanë qenë propozuar nga shumë studime të mëparëshmë historike, arkeologjike, gjuhësore etj. Në këtë rast duhet parë me kujdes harta e ofruar, pasi ajo në disa raste mbështet njërën apo tjetrën tezë të migracioneve apo “komunkimive kulturore”, Por gjithësesi, ky studim jo vetëm konfirmon shqyrtiimin kritik të studimeve sociale dhe historike të bërë deri më tash por kam përshtypjen, se ky studin dhe të tjerë të kësaj natyre do të jetë vetë objekt shqyrtimi në disa drejtime. Si, pse krijohen këto harta gjenetike në ditët e sotme, sa besohen dhe sa rol luajnë ato në jetën sociale në ditët e sotme dhe në të ardhmen, cili është raporti në mes pushtetit dhe dijes së prodhur në këso rastesh, e shumë pyetje të kësaj natyre.

protesta-shqiptare.jpg
292694_648298555183635_1137035337_n.png
http://www.shqiptari.eu
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Published On: 25 Janar, 2017 Kulturë / Lajmi Kryesor 3 | Studimi gjenetik am

Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën.

Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES, që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve që janë kryesisht banorë në Londër, Mbretëri e Bashkuar, dhe Lozanë, Zvicër. Meqenëse këto dy qytete kanë individë që kanë origjinë nga e gjithë Evropa, atëherë të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë.

Pjesë e këtij studimi ishin dhe të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova. Të dhënat gjenetike të këtyre 23 shqiptarëve me banim në Londër dhe Lozanë janë krahasuar me të dhënat gjenetike të individëve me origjinë nga e gjithë Evropa. Në fakt, studiuesit kanë marrë vetëm gjuhën si vijë ndarëse kështu që të gjithë shtetet sllave në Ballkan janë përfshirë në një grup të vetëm.

Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet tregojnë faktin që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptarët që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone.

Duket se tashmë biologjia dhe studimet gjenetike do t’i japin të drejtën shqiptarëve që të quhen popullata më autoktone e Ballkanit dhe të konsiderohen në mënyrë të padiskutueshme si pasardhës të ilirëve në histori. Për rastin e Shqipërisë, studimi i Universitetit të Kalifornisë i kushton vendit tonë një hapësirë të veçantë duke e marrë atë si shembull.

“Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit.

Po ashtu këto individë kanë numër të ngjashëm paraardhësish edhe me popullsitë e afërta, si dhe individët në pjesë të tjera të Evropës, duke treguar që popullsitë shqipfolëse nuk kanë qenë aq shumë të izoluara. Për më tepër, individët grekë (dhe disi më pak ato të vetëquajtur maqedonas) kanë një numër më të madh paraardhësish me shqiptarët sesa me fqinjët e tjerë, ndoshta për shkak të efektit më të vogël të pushtimeve sllave në këto popullsi.”

Përfundimi tregon se shqiptarët janë populli më homogjen, por edhe që i kanë dhënë më shumë se të tjerët vendeve fqinje. Krahinat shqiptare dhe tiparet: Një lab, një myzeqar, një mirditor… “…

Antropologjia ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës, por disa gjëra mbeten si modele. Që në vitet 30 kanë ardhur profesorë të huaj që janë tërhequr nga tipat e shqiptarëve dhe kanë gjetur në krahina të veçanta disa tipare që janë tipike. Për shembull tipi i Kthellës së Mirditës, që është në luginën mbi Rrëshen deri në Kurbnesh. Popullsia e atjeshme, për shkak të gjerësisë së madhe të kokës, fytyra u vjen në formë trekëndëshe dhe që përfundon me një formë maje në mjekër. Kanë një pigmentim të errët të fytyrës, flokëve dhe syve.

Nëse vjen një banor i asaj zone në Tiranë, ndoshta në 15% të rasteve, dallohet. Megjithatë nuk është më koha e studimit të tipareve fizike. Ka zona që për shkak të sistemit fisnor, kanë marrë dhe kanë dhënë në një rreth shumë të ngushtë zonal. Duke marrë e duke dhënë nuse në një territor të kufizuar, kjo ka bërë që gjenet të koncentrohen në të njëjtën zonë.

Në Labëri, zona e Kurveleshit nga Progonati deri në Golem të Gjirokastrës, i kanë mollëzat të kërcyera karakteristike dhe një ngjyrë më të zbehtë të lëkurës. Syri pak a shumë i mbyllur dhe zëri si piskamë. Këta persona dallohen jo vetëm që janë nga Labëria, por që i përkasin pikërisht kësaj zone.

Në Myzeqe, zona e Dherit të Butë, apo ‘lalët’ në kuptimin klasik të fjalës, po të shohim kanë një hundë që nuk ka formën e banorëve të Tiranës për shembull. Këto nuk duhen marrë për kapital, pasi këto tipare interpretohen vetëm në 10-15% të rasteve. Por struktura gjenetike është krejtësisht e kontrollueshme. Sa i përket bukurisë së njerëzve, ajo nuk lidhet vetëm me origjinën nga gjyshërit apo trashëgimin e tipareve, por edhe nga avancimi i kulturave…”

Image

Portret shqiptari dhe greku– grafikë e Dominique Papety.

Kjo grafikë është realizuar rreth 1847-1848, nga Domenique Papety piktor i “shkolles franceze” (dimensionet H. 00,140 m; L. 00,289 m) “Dy portrete në profil… Shoqëruesi im shqiptar , i quajtur Dimitri (në të majtë) dhe çarkaxhiu grek Anastasi (në të djathtë ) – do të shkruante autori në një letër drejtuar prindërve të tij në 6 maj 1847. Vendndodhja aktuale: Muzeu i Luvrit – Departamenti i Arteve Grafike .Vepra e parë që shpjegon racën shqiptare .

Në vitin 1944, një shqiptar mori përsipër për herë të parë të bëjë një studim mbi prejardhjen. “Raca shqiptare’ është libri i doktorit Jakov Milaj, por kjo vepër u ndalua. E ripa dritën e botimit në vitin 1997, duke u konsideruar si i pari studim antropologjik. Milaj hedh për herë të parë në rrugë shkencore teza mbi prejardhjen e vendasve. Kjo vepër u nxit edhe nga fakti se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideologjia naziste kishte si bazë dallimet raciale në botë. Në parathënien e librit, botuesi Ismail Mal’ Osmani shkruan: “Ky studim nuk ësht bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës.

Në një vend si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila është paja morfologjike e shpirtërore që ne na bën të shquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e të Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do të ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.

Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qenë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën tonë dhe t’u japë shkas, atyreve që e ndjejnë veten të zotin, për t’u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji.

Përfundimet që ka për të nxjerrë lexuesi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë shqiptarë, gjithë se të mohuara prej të huajve dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se është autokton në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanëve e kristjanëve, as midis Gegëve e Toskëve , nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në fund, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.”

Me italianët më shumë pasardhës se me këdo tjetër, studiuesit pohojnë në raportin e tyre se origjina e shqiptarëve modernë është e diskutueshme, dhe argumentohet që shqiptarët mund të jenë pasardhës të ilirëve (Uilkes, 1996), të cilët banonin në pjesë lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake.

Rezultatet tona janë pa diskutim në përputhje me këtë këndvështrim, duke përfshirë faktin që italianët kanë më shumë paraardhës të përbashkët me shqiptarët sesa me popullsi të tjera, por duhet përmendur këtu që një pjesë e tyre janë brenda kohëzgjatjes prej 1,500 vitesh që tregon emigrime të mëvonshme të shqiptarëve drejt Italisë.

4 tiparet kryesore të një “shqiptari tipik”. Për antropologjinë e shqiptarëve ka pak studime. Vetëm më 1973, u ngrit një bërthamë zyrtare antropologjike, e cila më 1976 u vendos në Akademinë e Shkencave. (Një grup pune i asaj kohe punonte në Katedrën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në U.T). Prej punës së tyre, kemi sot, një lloj identikiti të tipareve shqiptare, në të cilën është arritur, pas një pune jo të vogël, në dy drejtime:

a – gjurmimi i tipareve antropologjike në zonat e mëdha etno-kulturore shqiptare,

b – studimi i materialeve skeletore nga epoka të hershme historike, me qëllim përcaktimin e tipave antropologjikë në trevat shqiptare. Bazuar në këto studime, që kulmuan në vitet ’80, mund të thuhet, se nga pikëpamja antropologjike, te ne shqiptarët mbizotërojnë ato që njihen si “tipare adriatike” (janë tipare mbizotëruese, pra i përkasin shumicës, por jo të gjithë shqiptarëve).

Këto tipare mbizotëruese janë:

1 – Koka e shkurtër dhe e gjerë, e sheshuar në pjesën e pasme.

2 – Fytyra e lartë dhe e gjerë në pjesën e sipërme.

3 – Hunda e spikatur me shpinë të mysët.

4 – Shtati i shkurtër ose mesatar.
Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë. Popullsia shqiptare, e vetmja me pasardhës të njëjtë në Ballkan.
Njeriu që jeton për të shpëtuar njerëzit
Rrëfimi i gazetares: Letrat që i dërgoja tim eti në burgun e Spaçit
ARTIKUJ Tث NGJASHثM
اfarë po ndodh me Kosovën?
Haradinaj: Dialogu mund të vazhdojë vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën
Harrohet Kukësi, zbulohet projekti 250 mijë USD për një aeroport në Jug
Mث Tث LEXUARAT
 
Titulli: Shqiptarët, të parët në listën e kushërinjve mes popujve të Europës

kusheri nga baba ...
 
Titulli: Shqiptarët, të parët në listën e kushërinjve mes popujve të Europës

Nje turk ka perdhunuar gjithe shqiptaret
 
Titulli: Shqiptarët, të parët në listën e kushërinjve mes popujve të Europës

Une mbaja Gr si me te famshmen nga shtetet per kete.................
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back