Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqiptarët shënojnë 104 vjetorin e alfabetit

Shqiptarët shënojnë 104 vjetorin e alfabetit

thumbnail.php

22 Nentor 2012 - 21:38

Sot shënohet një nga datat më të rëndësishme të popullit shqiptar, 104 vjetori i formimit të alfabetit të gjuhës shqipe, por kjo datë me vlera të larta kombëtare ka mbetur nën hijen e manifestimeve kushtuar 100 vjetorit të flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptare. Në Maqedoni janë mbajtur disa manifestime por në sy bie neglizhenca e autoriteteve shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës për të vizituar shtëpinë e alfabetit në Manastir me rastin e shënimit të kësaj date historike.
“Do të ishte e udhës dhe e hijshme që për çdo vit siç bëjnë shtetet perëndimore, shtetet që kanë qytetërim të lartë, shkojnë i vizitojnë dhe vendosin kurora lulesh do të ishte mirë që edhe një delegacion shtetëror qoftë nga dikasteri i ministrisë së kulturës apo të arsimit që të vijnë në shtëpinë e Kongresit dhe ta vizitojnë po ashtu edhe Republikës së Kosovës i takon. Po më duket si diçka e marrin me neglizhencë, mbetet kjo që ne këtu, shqiptarët e Maqedonisë të bëjmë atë që mund të bëjmë”, deklaroi Havzi Mustafa, profesor universitar.
Me rastin e Ditës së Alfabetit, Shoqata e pedagogëve të Tetovës do të nderoj të gjithë autorët e Abetareve nga Maqedonia në mesin e të cilëve është edhe profesor Havzi Mustafa. Ai kërkon që ministria e arsimit të angazhohet më shumë në drejtim të vënies në përdorim të abetares mbarëkombëtare.
“Ne çdoherë po vonohemi duket se siç thotë Ismail Kadare jemi pak ngatërrestar, i ngatërrojmë punët por unë besoj se gjithsesi duhet të angazhohet më tepër pak ministria e arsimit që të ngrejë në nivel tështetit, që të bisedoj se nuk ka asgjë të keqe nga ajo që duhet të jetë e përbashkët për arsye se ne orvatemi të hyjmë në BE ku një prej kërkesave kryesore të bëhet integrimi rajonal e të mos flas brenda shqiptarëve. Prandaj kjo është kërkesë dhe nuk ka çka të shtyhet më tepër por vetëm duet të veprohet”, tha Havzi Mustafa, profesor universitar.
Sipas tij vënia në përdorim i abetares mbarëkombëtare nuk realizohet përmes kërkesave të shoqatave të ndryshme por duhet në nivel të lartë shtetëror. Hap i parë që duhet t’i paraprij realizimit të këtij synimi është marrëveshja e bashkëpunimit mes dy shteteve e cila për momentin i mungon Maqedonisë dhe e cila njëkohësisht e pengon atë. Marrëveshje bashkëpunimi në lëmin e arsimit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është nënshkruar gjatë mandatit kur në krye të këtij dikasteri ishte Aziz Pollozhani. Marrëveshja zgjati tre vjet ndërsa është vazhduar edhe për tre vjet të tjera dhe ngec për shkak të mungesës së iniciativës për vazhdimin e saj. Nga ministria e arsimit theksuan se punohet në këtë drejtim.

x0teok.jpg​
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back