Shqiptarët renditen të 2 për marrjen e nënshtetësive në Bashkimin Europian

Shqiptarët renditen të 2 për marrjen e nënshtetësive në Bashkimin Europian

14927792278672.jpg

Shqiptarët vijojnë të mbeten ndër marrësit kryesorë të nënshtetësive në Bashkimin Europian edhe për vitin 2015, ku 48,400 shtetas kanë përfituar nënshtetësi në vendet e unionit.
Shqipëria është vendi i origjinës për 5,7% të të gjithë marrësve të shtetësisë, ndjekur nga Turqia me 4,2%. Vetëm shtetasit e Marokut kanë përfituar më tepër shtetësi europiane se shqiptarët dhe përbëjnë 10,2% të totalit.
Kontribuesit kryesorë që kanë dhënë nënshtetësi për shqiptarët janë pothuajse tërësisht Italia (72,6%) dhe Greqia (23,8). Një kontribut të vogël në numrin e nënshtetësive e ka dhënë dhe Belgjika me 1%.
Në Greqi, shqiptarët përbëjnë grupin kryesor të marrjes së shtetësisë greke me 82,5%. Të parët po ashtu jemi dhe në Itali, por me një pjesë më të vogël, 19,7%, raporton "Scan".
Në statistikat e publikuara nga Eurostat, bie në sy marrja e nënshtetësisë kroate, kryesisht nga qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, dhe Serbia, si mënyrë për të përfituar nga benefitet e Bashkimit Europian si lëvizja e lirë dhe e drejta e punësimit në BE.
Ndër vendet me përqindjen më të lartë për dhënien e shtetësisë të huajve është Suedia, ku konkretisht 6,7 nga 100 emigrantë kanë përfituar shtetësinë suedeze.
Shqiperia Sot
 
Nje miku im i cili jeton ne Amerike me tha: "Nuk ka shprese per ate vend (Shqiperine) po nuk mbuloi dheu brezin komunist qe e mban peng ate vend."

Une nuk jam aq pesimist si ai. Une jetoj me shpresen, se edhe Monique nje dite, para se te jete teper vone, do ta gjeje kurajon qe te ngreje zerin e saj si qytetare e ketij vendi, per problemet e jetes se saj. Pa patur frike se do ta damkosin si "Armiken e Qeverise/Partise".

Darius

Je bere si grate e sokakut te Gjirokastres te keqen Moni...qe dalin ne pike te sabahut dhe teksa thurin corape, mallkojne e nemin !!

Mos e vrit mendjen per mua, se ti e di fort mire sa frike kam une dhe sa e angazhuar jam me linjen e partise....frikerat e tua te lutem shume mos mi mvesh mua!

Shpreso per veten, sepse une te miat i kam mbi supet e mia :)...jo shpresa boshe apo partiake!
 
Nje miku im i cili jeton ne Amerike me tha: "Nuk ka shprese per ate vend (Shqiperine) po nuk mbuloi dheu brezin komunist qe e mban peng ate vend."

Darius

Na vajti jeta neper endrra neve dhe tere fajin e ka Enveri :tv::tv: O njerez te mire, ka 30 vite qe ne Shqiperi ka demokraci, dhe mos harroni se Gjermani per 30 vite ndertoi vendin qe ish bere rrafsh me toke, duke u rikthy ne fuqi ekonomike.

Gjermani, cfare shembulli banal marre une :tv:

Po Hungaria, po Rumania, po Bullgaria ishin, thjeshte ishin si Shqiperia ne vitet '90 por te behemi realist e te shofim ku jane sot :kafeja::kafeja:
 
Gjithe bota shef para kurse ne perhere shofim mbrapa. Prandaj nuk behet ky vend jo per sa kohe opozita udheheqet nga kryekomunista!
 
Na vajti jeta neper endrra neve dhe tere fajin e ka Enveri :tv::tv: O njerez te mire, ka 30 vite qe ne Shqiperi ka demokraci, dhe mos harroni se Gjermani per 30 vite ndertoi vendin qe ish bere rrafsh me toke, duke u rikthy ne fuqi ekonomike.

Gjermani, cfare shembulli banal marre une :tv:

Po Hungaria, po Rumania, po Bullgaria ishin, thjeshte ishin si Shqiperia ne vitet '90 por te behemi realist e te shofim ku jane sot :kafeja::kafeja:

Problemet qe shoqeria shqiptare has nuk zgjidhen, pikerisht, se shumica e shqiptareve vazhdon te trashegoje e jetoje me mentalitetin komunist. Dhe per aq kohe sa te jetojne me kete mentalitet, ne nuk do te gjejme kurajon qe te ngrejme problemet qe hasen perdite ne jeten tone, e jo me te priten qe gjerat te ndryshojne per mire. Qe gjerat te fillojne te ndryshojne per mire ne nje shoqeri, hapi i pare eshte pikerisht: qytetari i lire ngre zerin per shqetesimin e tij!

Darius
 
Ky Darius sec me kujton Enverin... ai qoftelargu e kishte zakon qe mbas cdo gjeje qe shkruante siglonte ne emrin e tij... une se di ket gje se kam qene e vogel por e kam degjuar ne 1 interviste nga xhaxhi Sali :D
 
Mentaliteti yt Marla, eshte mentaliteti i njeriut te brumosur e thinjur nen komunizem, qe e ka te veshtire t'i pershtatet nje realiteti te ri demokratik, ku njerezit kane te drejten e fjales se lire. Duke qene se je brumosur me nje mentalitet komunist, ti e ke te veshtire te kuptosh apo pranosh mendimin e nje shqiptari qe nuk perkon me mendimin tend. Bile ti cuditesh deri ne shokim, se si ka njerez qe gjejne kurajon si qytetare te lire te ketij vendi, qe te shprehin nje shqetesim real per jeten e tyre, dhe jeten e vendit e shoqerise ne te cilen jetojne.

Tek e fundit, nen komunizem, njerezit nuk jetonin ne nje bote te lire dhe ne nje realitet te shfrenuar, jetonin nen nje realitet te ngritur e diktuar me force nga njerezit ne pushtet. Dhe kryefjala e ketyre diktatoreve, per te perligjur kete realitet te stisur, ishte gjithmone "populli", "Atdheu", dhe te gjithe ata qe nuk konformonin me realitetin e tyre, ishe pa dyshim "Armiq te Popullit". Armiqte e popullit ishin te gjithe njerez te zinj qe punonin per te shkaterruar "parajsen komuniste" te ngritur nga Partia dhe shoku Enver. 25 vjet me vone, per Marlen dhe shoqet e saj, Partia vetem ka ndryshuar emer, nga Partia Komuniste ne Partine Socialiste dhe shoku Enver eshte bere shoku Edvin apo Ilir.

Darius
 
Sa me siguri flet more shoku proletar sikur me ke pre kerthizen dhe e di se kush me ka edukuar e ku jam shkolluar Lol

Ne lidhje me personin Darius nga ato qe lexoj ketu kam pershtypjen qe komunizmi dhe mediokriteti ka hyre thelle ne shpirtin tend te manipuluar dhe indoktrinuar Zoti beft derman thuj :D
 
Une jam kurioze te dij cfare punon Monika Dhe cfare punon Darius?:P

Po ta shuaj kureshtjen edhe pse duhet ta dish...kshu mendoj une :)

Ne privat , telekomunikacion , asnje lidhje me linja partish ..... :)

Darius le te paraqisi forcen nese do te te thote me cfare e mbush kohen gjate dites lol
 
Suksese Monik :)
Megjithse Kam pershtypjen qe Dhe privati ne duart e partive eshte ....:P
 
Suksese Monik :)
Megjithse Kam pershtypjen qe Dhe privati ne duart e partive eshte ....:P

Padiskutim , por ka nje politik ndryshe ....me pak fjale privati eshte me cdo parti ne pushtet dhe ofron fronte pune per ata qe mazhoranca ofron.
Por le te themi pa modesti fare , qe jam produkt meritokracie , dhe jo partie :)
 
Per mua si Soul nuk ka mjerim intelektual me te madh sesa militarizmi. Kam nje respekt te pafund per Darius ama kaq kohe ne kete forum dhe akoma s'mundem ta kaperdij faktin qe nje djale i tille te mbroje PD. Po te njejtin mendim kam dhr per ata qe mbrojne PS. Ne jemi njerezit qe me se paku duam vendin. Ne cdo 4 vjet dhkaterrojme ate qe u ndertua. Shqiperia eshte ber monopol i 2 partive dhe liderave tr tyre. Ata te dy (basha/rama) nuk duan nje shqiperi me te mire te bere sebashku. Duan vetrm ate qe ka emrin e tij. Jam e pafjale! Jam e pafjale pasi liderat qe bejne gam gam sot jane produkt i se njejtrs shkolle, jan zhytyr ne balte deri me fyt dhr ka akoma njerez qe i shkojne mbrapaaaa?? Ngrihemi ne proteste kur therret Luli ama sdel askush me suportuar protesten e te verberve, as popull as media? Pika pse s'na bie me mire!
 
Sa me siguri flet more shoku proletar sikur me ke pre kerthizen dhe e di se kush me ka edukuar e ku jam shkolluar Lol

Ne lidhje me personin Darius nga ato qe lexoj ketu kam pershtypjen qe komunizmi dhe mediokriteti ka hyre thelle ne shpirtin tend te manipuluar dhe indoktrinuar Zoti beft derman thuj :D

Te na rroje Nexhmija, e marrte nga ditet tona!

Darius
 
Per mua si Soul nuk ka mjerim intelektual me te madh sesa militarizmi. Kam nje respekt te pafund per Darius ama kaq kohe ne kete forum dhe akoma s'mundem ta kaperdij faktin qe nje djale i tille te mbroje PD. Po te njejtin mendim kam dhr per ata qe mbrojne PS. Ne jemi njerezit qe me se paku duam vendin. Ne cdo 4 vjet dhkaterrojme ate qe u ndertua. Shqiperia eshte ber monopol i 2 partive dhe liderave tr tyre. Ata te dy (basha/rama) nuk duan nje shqiperi me te mire te bere sebashku. Duan vetrm ate qe ka emrin e tij. Jam e pafjale! Jam e pafjale pasi liderat qe bejne gam gam sot jane produkt i se njejtrs shkolle, jan zhytyr ne balte deri me fyt dhr ka akoma njerez qe i shkojne mbrapaaaa?? Ngrihemi ne proteste kur therret Luli ama sdel askush me suportuar protesten e te verberve, as popull as media? Pika pse s'na bie me mire!

Kur dikush lexon, ai fiton dije por jo kulture. Kultura ne vetvete eshte dije e akumuluar nga jeta, puna, eksperiencat personale. Kultura demokratike eshte njohja qe secili ka per sistemin ne te cilin jeton. Sistemi pembledh sistemin politik, ligjet e atij vendi, praktikat ne biznes dhe rolet e klasave ne shoqeri etj etj... .

Nje njeri me kulture demokratike e njeh me imtesi sistemin ne te cilin jeton, ashtu sic njeh te gjitha lirite dhe pergjegjesite e tij si shtetas i ketij sistemi te ngritur ne vend.

Darius
 
Ngordhte nexhmija e ngordhshin edhe ata qe megjithe krimet qe ajo ka bere e denuan per 4 kg kafe.
Tragjikomedi shqiptare......
 
Problemet qe shoqeria shqiptare has nuk zgjidhen, pikerisht, se shumica e shqiptareve vazhdon te trashegoje e jetoje me mentalitetin komunist. Dhe per aq kohe sa te jetojne me kete mentalitet, ne nuk do te gjejme kurajon qe te ngrejme problemet qe hasen perdite ne jeten tone, e jo me te priten qe gjerat te ndryshojne per mire. Qe gjerat te fillojne te ndryshojne per mire ne nje shoqeri, hapi i pare eshte pikerisht: qytetari i lire ngre zerin per shqetesimin e tij! Darius

Po pra, fajet i ka ky popull qe s'po kupton keta lider e politikan mendjendritur :tv::tv:

Darius, une pajtohem qe populli shqiptar ka shume telashe dhe shume probleme, dhe se Edi Rama edhe munde te mos jete me i miri per ta, dhe jam i bindur ne kete, por ajo cfare po bene sot PD ne qender te qytetit, dy muaj para zgjedhjeve, nuk se eshte gje tjeter pos nje fshehje dhe nje mos pasje alternative per t'i ofruar qytetarise.

Pra, te lutem, fatkeqesia ne Shqiperi nuk qendron ne ate se Rama eshte i keq, qe realisht edhe munde te jete i keq, por fatkeqesia qendron ne ate qe Shqiperia nuk ka opozite ose ka nje opozite fatzeze. :kafeja:
 
Une nuk pretendoj qe te gjithe qe hyjne ketu te jene ne nje mendje dhe te mbeshtesin opoziten, i humbet lezeti diskutimit. Duhen ca si Marla, etj, qe ngjyres se kuqe i kan hedhur pak te bardhe dhe duken roze. Duke na u paraqitur roze, i duket vetja te moderuar dhe objektiv.

Qofsh mire Kitra.

Darius
 
Me "Marlen" ne goje vdeksh ishalla lol

E ka me bindjet politike ky apo me ngjyrat e forumit? Se kjo e dyta sikur mprek dhe mu lol lol
 
Me sa po shifet Hajduti me vdek po ama e rendesishme eshte qe po vdes me gojen plot :gjuhe:
 
Po tè kisha gjè nè dorè i paisja tè gjithè Shqipetare qe janè demokrat me pashaporte te huaj e socialistat tè izoloheshin brenda shqiperisè .
 
Dhe kush e mohoi kete? Ti mendon se nese mendojme majtas jemi aq drastik sa te mbyllim syte dhe te themi "jetojme parajsen"?
Jo , jam e ndergjegjeshme sepse me rendon ne xhepat e mi cdo ndryshim apo takse qe shtohet.

Por per momentin nuk shoh asnje alternative qe te me japi shpresen per me mire....dhe si rrjedhoje mbetem ne vend numero!

Alternativa s'ka dhe as ka per te pasur, se nuk lejohen.
Mund te dalin, por jo qe te fitojne e qeverisin.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top