Shqiptarët renditen të 2 për marrjen e nënshtetësive në Bashkimin Europian
Shqiptarët vijojnë të mbeten ndër marrësit kryesorë të nënshtetësive në Bashkimin Europian edhe për vitin 2015, ku 48,400 shtetas kanë përfituar nënshtetësi në vendet e unionit.
Shqipëria është vendi i origjinës për 5,7% të të gjithë marrësve të shtetësisë, ndjekur nga Turqia me 4,2%. Vetëm shtetasit e Marokut kanë përfituar më tepër shtetësi europiane se shqiptarët dhe përbëjnë 10,2% të totalit.
Kontribuesit kryesorë që kanë dhënë nënshtetësi për shqiptarët janë pothuajse tërësisht Italia (72,6%) dhe Greqia (23,8). Një kontribut të vogël në numrin e nënshtetësive e ka dhënë dhe Belgjika me 1%.
Në Greqi, shqiptarët përbëjnë grupin kryesor të marrjes së shtetësisë greke me 82,5%. Të parët po ashtu jemi dhe në Itali, por me një pjesë më të vogël, 19,7%, raporton "Scan".
Në statistikat e publikuara nga Eurostat, bie në sy marrja e nënshtetësisë kroate, kryesisht nga qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, dhe Serbia, si mënyrë për të përfituar nga benefitet e Bashkimit Europian si lëvizja e lirë dhe e drejta e punësimit në BE.
Ndër vendet me përqindjen më të lartë për dhënien e shtetësisë të huajve është Suedia, ku konkretisht 6,7 nga 100 emigrantë kanë përfituar shtetësinë suedeze.
Shqiperia Sot