Shqiptaret pritet te fitoje liberalizimin ne 3 mujorshin e pare te vitit 2010.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Rilindja Demokratike 08-07-/2009.


Shqipëria pritet të përfitojë nga lëvizja e lirë 3-mujorin e parë të vitit 2010


Fratinni: Liberalizimi e vizave me BE-në, brenda një kohe të shkurtër


Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, deklaroi dje se, Bashkimi Europian do të liberalizojë së pari, vizat për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, dhe sigurisht pa harruar edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Këto deklarata shefi i diplomacisë italiane, i bëri gjatë takimit me homologun e tij rumun, Kristian Diakonesku. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Fratini tha se, Italia dhe Rumania ndajnë të njëjtat ide lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke theksuar kështu, mbështetjen për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian. I pyetur lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ministri i Jashtëm rumun tha se, çështja do të diskutohet në një takim me Italinë dhe Serbinë, që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti. Gjatë pasdites së djeshme, shefi i diplomacisë italiane, u takua edhe me kryeministrin rumun, Emil Bok si dhe me biznesmenë italianë që punojnë në Bukuresht. Megjithëse procesi i liberalizimit të vizave ka pasur një mbështetje të gjerë politikisht, Shqipëria pritet të përfitojë nga lëvizja e lirë 3-mujorin e parë të vitit 2010. Lufta ndaj krimit dhe dokumentet e rregullta të identifikimit janë dy kushtet thelbësore të BE-së. Komisioni Europian po vëzhgon kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave dhe ka konstatuar se, qeveria shqiptare ka plotësuar shumicën e kritereve. Qeveria shqiptare ka vënë në zbatim 100% të gjitha rekomandimet e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave. Shqipërisë i kërkohen ndërhyrje të shumta në legjislacion, ngritjen e një sërë strukturash, trajnimin e tyre dhe mbështetje të konsiderueshme financiare. Përsa i përket çështjes së administrimit të kufijve, Shqipëria duhet të përshtasë dhe të zbatojë legjislacionin që rregullon lëvizjen e personave në kufijtë e jashtëm, masat buxhetore dhe administrative që të sigurojë infrastrukturë efikase, pajisje dhe teknologji si dhe programe trajnimi me Policinë Kufitare, doganierët dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë. Shqipërisë i kërkohet ngritja dhe zbatimi i mekanizmave për kontrollin e flukseve migratore, mbajtjen e të dhënave si për emigracionin e ligjshëm ashtu dhe atë ilegal apo ngritjen e strukturave për analizimin e tyre. Po ashtu, kërkohet përmirësimi edhe në hetimin e rasteve të trafiqeve të organizuara. Rendi Publik dhe Siguria janë një tjetër fushë ku Shqipëria i ka arritur standardet. Kërkesat e detajuara të zyrtarëve të Bashkimit Europian do të kërkojnë një angazhim serioz të strukturave të shtetit shqiptar. Theksi kudo vihet në nevojën për zbatimin e ligjeve apo konventave ndërkombëtare. Shqipëria do të duhet të ngrejë një sërë strukturash të reja dhe të japë për to mbështetjen e nevojshme financiare.
 
Nuk ka mundesi. Nuk ka mundesi fare se akoma nuk e ka mare Turqia dhe Europa ia ka friken dy shkaqeve: 1) ekonomia nuk eshte ne nivelin e duhur dhe 2) popullsi myslimane. Edhe ne fatkeqesisht njihemi si popullsi myslimane edhe pse nje perqindje e vogel ia ka haberin se ca eshte myslimanizmi.
 
Nuk na interesojne shume vizat .Ne si shqiptare jemi per ate qe te rregullohet procesi i kthim-kompesimit dhe njohja e pronareve te ligjshem.Kjo eshte alfa e gjithckaje ne shqiperi.Ky proces po mban pezull ekonomine shqiptare.Perfundimi i ketij procesi do te inkurajonte investitore vendas e te huaj te fillonin negociatat me pronarin legjitim per investime ne bizneset e tyre dhe te shumepritura nga popullata shqiptare qe aktualisht eshte ne pjesen dermuese e papune.Duke krijuar mireqenien ne shqiperi jo vetem shqiptaret do ta kuptone se eshte me mire te punosh e te jetosh ne shqiperi se sa emigrant e i perbuzur ne evrope e diku tjeter.E kjo detyrimisht do te shkaktoje heqjen pa kushte nga ane e BEte vizave te shume enderuara deri tani qe jane kthyer ne nje biznes fitim prures nga nje pjese e politikaneve shqiptare dhe konsullatave te huaja te akredituara ne shqiperi.Ne kete rast vendet e BE do te kene deshire qe bisnesmanet e ardhshem shqiptare te harxhojne kursimet e tyre neper hotelet e restaurantet evropiane.
 
Nuk na interesojne shume vizat .Ne si shqiptare jemi per ate qe te rregullohet procesi i kthim-kompesimit dhe njohja e pronareve te ligjshem.Kjo eshte alfa e gjithckaje ne shqiperi.Ky proces po mban pezull ekonomine shqiptare.Perfundimi i ketij procesi do te inkurajonte investitore vendas e te huaj te fillonin negociatat me pronarin legjitim

:gezuar: Shpresoj...!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top