Shqiptarët në Siri, luftë e pengmarrje mes njëri-tjetrit. Imami: Prijuani kokën

cent

...Lontano
TIRANE - Shqiptarët e rekrutuar në luftën e Sirisë pas vitit 2012 e në vazhdim kanë pasur përplasje të ashpra mes tyre pasi janë hedhur në betejë, duke u bërë në disa raste pjesë e grupeve rivale me njëri-tjetrin.
qya7v6.jpg
Disa përgjime të imamit të vetëshpallur të xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa, me shqiptarët e dërguar në Siri, tregojnë se përplasjet në fjalë kanë arritur shpeshherë deri në rrëmbime dhe vrasje. Dy imamët e vetëshpallur, Genc Balla (xhamia e Unazës së Re) dhe Bujar Hysa (xhamia e Mëzezit), akuzohen se me rrjetin e tyre kanë rekrutuar 86 shtetas shqiptarë, të cilët janë dërguar në Siri. Pasi shkonin atje, shqiptarët bashkoheshin me formacionet e organizatës Al Nusra, një grup i armatosur i dyshuar për lidhje me Al Kaedën, që lufton me opozitën legjitime “Ushtria e Lirë e Sirisë” dhe forcat qeveritare të Bashar Al Asadit.

Gjatë zhvillimeve të brendshme në Siri, disa prej shqiptarëve të rekrutuar janë bërë pjesë e opozitës legjitime siriane, por pas këtij kalimi ata janë cilësuar “tradhtarë” prej shqiptarëve që ishin rreshtuar në organizatën Al Nusra. Hasan Korvafaj nga Vlora mësohet se është vrarë nga forcat e ushtrisë së lirë të Sirisë, në fillim të janarit. Pas vrasjes, forcat opozitare të Asadit morën peng familjen e tij dhe katër familje të tjera të shqiptarëve nga Kosova. Për këtë fakt tregon një bisedë e përgjuar mes imamit Bujar Hysa dhe Shyqyri Kacës (në kërkim) në datën 7 janar 2014.

Bisedë e datës 7 janar 2014
Bujar Hysa: Kush është kapur peng?
Shyqyri Kaca: Shpresim Gjoka dhe Mehmet Stefasani, familjet e tyre dhe familja e Hasan Korvafajt, që u vra pas shpine gjatë një sulmi nga ushtria e lirë. Ata kanë dalë në video dhe kërkojnë të ulen armët dhe të merremi vesh… vendi ku mbahen peng, do sulmohet nga grupi i “Doëla”, i udhëhequr nga një çeçen.

NJë tjetër përgjim është regjistruar në datën 10 janar 2014, mes imamit të vetëshpallur Bujar Hysa dhe Almir Dacit, ish-imam në Pogradec. Në këtë bisedë, Bujar Hysa informohet nga Almir Daci për shqiptarët që kanë kaluar në përbërje të Ushtrisë së Lirë Siriane. Almir Daci i thotë se ata janë penduar për vendimin dhe kanë kërkuar të kthehen në radhët e organizatës Al Nusra, por imami i Mëzezit, sipas përgjimit, thotë se ata duhet të gjykohen dhe t’u pritet koka.

Bujar Hysa dhe Almir Daci flasin në këtë bisedë për një shqiptar që kishte dalë në pamje me video, duke treguar se i ishte bashkuar Ushtrisë së Lirë Siriane (opozita e ligjshme e Asadit). Për këtë person, dyshohet se imami i Mëzezit ka urdhëruar t’i pritet koka, ndërsa Almir Daci, ish-imam i Leshnicës në Pogradec, ka thënë se do të ketë “një gjyq special”.
Përgjimi i bisedës mes Almir Dacit dhe Bujar Hysës më 10 janar 2014.
Almir Daci: Ai personi që doli në video me shami të kuqe, thotë se ka ikur vetë nga grupi i shqiptarëve dhe nëse kthehet, për të do ketë gjyq të veçantë.
Almir Daci: Ajo që patë në video, ishte se nuk u binden urdhrave të të parit tonë këtu. Tani po luten të kthehen, thonë jemi të Nusra, kanë sjellë edhe rrobat, por atyre do tu shtypet koka.
Bujar Hysa: Lërini të kthehen dhe, pasi t’ju lëpijnë këmbët, prijuani kokat.


/BalkanWeb
 
Titulli: Shqiptarët në Siri, luftë e pengmarrje mes njëri-tjetrit. Imami: Prijuani ko

pffffffffffffffffffffffffff.....

se do beheshim e ne kshu se kisha menduar
une di se feja te meson te jesh i dashur, te ndihmosh e te falsh dashuri...por keta vetem kete term nuk njohin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top