Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqiptarët në Mal të Zi: Duam autonomi në përputhje me të drejtat e minoriteteve në K

Shqiptaret-620x330.jpg
Shqiptarët autokton në Mal të Zi përballen me padrejtësi kombëtare, politike e ekonomike.
Shqiptaret e Malit te Zi kërkojnë autonomi në teritoret e banuara prej tyre. Shqetësim për shqiptarët janë cenimi i të drejtave themelore kombëtare; si arsimi, kultura, gjuha, identiteti dhe pamundësia për të jetuar në trojet e tyre autoktone.
Historia kombëtare, gjeografia dhe muzika mësohen pak. Në tekstet shkollore të përkthyera në gjuhën shqipe nuk lejohet përdorimi i toponimeve dhe emrave shqip. اerdhet e fëmijëve në gjuhën shqipe mungojnë në shumë vendbanime shqiptare.
Shqiptarët në Mal të Zi, poashtu, nuk kanë të drejta mbi pronën, të cilët në shumë raste janë të privuar nga kycja në to.
Edhe pse shqiptarët përbëjnë mbi 7% të popullsisë të Mal të Zi, ata po ata përballen me shumë probleme të natyrës politike dhe ekonomike. Shqiptarët në Mal të Zi po burgosen, rrihen, maltretohen, asimilohen e dëbohen nga trojet e tyre vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare. Andaj autonomia politike dhe kulturore do të jetë një garancë e vetme për shqiptarët e Malit të Zi për të jetuar të qetë, dhe me të drejta të plota njerëzore dhe kombëtare.
Ne nuk do të presim deputetët shqipfolës të Podgoricës, por do të organizohemi sa më parë në krijimin e një trupi politik dhe të fillojmë ndërtimin e autonomisë politke e kulturorë për kombin shqiptar, që jeton në shtetin e Malit të Zi.
Televizioni publik i Malit të Zi emiton çdo ditë vetëm 30 minuta program në gjuhën shqipe. Simbolet kombëtare në Mal të Zi janë të lejuara për individë, por në institucione përdorimi i tyre kufizohet vetëm në festa kombëtare.
Shqiptarët e kanë vetëm një gazetë javore, kurse Radio Mali i Zi i ka vetëm 30 minuta në ditë program në gjuhën shqipe.
Në Qeverinë e Malit të Zi nuk është asnjë ministër dhe asnjë zëvendës ministër shqiptar.
Ne kërkojnë njohjen e të drejtave që në Kosovë iu njohin pakicave kombëtare e ku bën pjesë edhe komuniteti malazez.
Andaj zgjidhja e vetme për shqiptarët autokton në Mal të Zi është autonomia politike, ekonomike dhe kulturore.B lajmi
 
Titulli: Shqiptarët në Mal të Zi: Duam autonomi në përputhje me të drejtat e minorite

Edhe shqipet e Malit te Zi, ashtu si gjithe shqipet e trojeve tjera, jane te ndare pike e pese. Cdo muaj nga 1 parti e re.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back