Shqiptarët kundër grekëve, serbëve edhe turqve

Aleksandër

Imperator
Viti 1358​


Pastaj disa nga shokët (nga grekët – Red), të shtyrë nga ligësia dhe nga mendjelehtësia, duke menduar gjëra të këqija dhe të paligjshëshme, dhe duke nxitur Despotin[1] e bindën që ta lërë gruan për hatër të Tribalëve[2], dhe të merrte për grua motrën e Elenës, së shoqes së Kralit, sepse kështu do të sundonte me siguri mbi Thesalinë edhe Akarnaninë, mbasi Tribalët nuk do të luftonin (kundër tij) për shkak të krushqisë, dhe do t’i çkatërronte arbëreshët që i kundërshtonin sundimit dhe që sillnin dëme jo të pakta.

Sa për Despotin Niqifor, me gjithë që e dinin se si nuk do ta duronte qetësisht përcjelljen dhe brohoritjen, jo vetëm që nuk e çanin kryet për të fare, por dhe sheshit e shanin si njeri që kishte dalur menç fare sepse, siç thotë fjala, dha atin dhe mori bakrin. Prandaj, pak më vonë, nga ky shkak, arbëreshët u shkëputën sheshit nga Despoti duke thënë se do të luftonin me gatishmëri si për veten e tyre, në qoftë se nuk e prish krushqinë me Tribalët dhe nuk e thërret përsëri prej Peloponezit bijën e mbretit për të jetuar bashkë me të.

Niqifori donte përmes rivendosjes me përdhunë t’i kthente feudet e veta në gjendjen që ishin tetë vjetë më parë. Porse plasi shpejt një kryengritje e arbëreshëve. Despoti Niqifor me stratiotët e tij grekë dhe me mercenarët turq, u mund në lumin Aheloos prej fisnikëve arbëreshë me ushtritë e tyre që lëviznin shpejt dhe ra i vrarë.

________________
1. Despoti i Epirit - Niqifori.
2. Kantakuzeni quan Tribalë serbët.


Kantakuzenos, IV, 43, Origjinal, greqisht, në Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëll. II, shek. VIII-XV, f. 188-189 (
vargmal )



 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top