Shqiptaret do ta bojkotojne maqedonishten ne klasen e pare

fshatari

Anetar
Kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoni do të mbështesin vendimin që pritet të marrin drejtorët e shkollave si dhe këshilli i prindërve, në lidhje me mësimin e maqedonishtes që në klasën e parë të fillores.


“Për sa i përket mësimit të maqedonishtes që nga klasa e parë, është vendim që është marrë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë, por nëse këshilli i prindërve dhe drejtorët e shkollave e kundërshtojnë këtë vendim, atëherë ne si komunë e kemi për detyrë që t’u japim përkrahjen tonë”, deklaroi Fatih Iseni, kryetar i komunës së Studeniçanit.

Të njëjtën gjë thonë edhe përfaqësuesit e komunës së Gostivarit. “Vendimin për bojkotimin e gjuhës maqedonase që nga klasa e parë duhet ta marrin shkollat, e më pas ne do t’i mbështesim ato në vendimet që do marrin”, deklaron Qeramedin Selimi, nga sektori i arsimit në Komunën e Gostivarit.
Ndërsa në Tetovë deri tani janë ndërmarrë masa sa i përket kësaj çështjeje. “Para pak kohësh në Tetovë u mblodhën nënshkrime kundër këtij vendimi, gjithashtu edhe kemi mbajtur disa mbledhje me drejtorët e shkollave fillore të Tetovës dhe me përfaqësuesit e këshillit të prindërve, me ç’rast u vendos që të mos përfillet ky vendim dhe kanë përkrahje të plotë nga ana jonë si komunë”, deklaron Iljaz Halimi, këshilltar i komunës së Tetovës për çështje arsimore.

Sipas tij, do të ishte e tepërt që në moshën gjashtë vjeçare të mësohen gjuhë të reja dhe në këtë rast prindërit kanë të drejtë të ankohen e ta kundërshtojnë këtë vendim.
albeu.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top