Shqiptaret dhe psikologjia e tyre

Bilderberg

Anëtar i ri
Shqiptaret dhe psikologjia e tyre

Analiza e Genc Llakaj

img.php

Te gjithe jemi shqiptare, dhe kjo gje detyrimisht na bashkon brenda kontureve te nje kuadrati natyral. Por, brenda ketij kuadrati te quajtur shqiptari’, ka shume situata kontradiktore te cilat lidhen ngushtesisht me vete mentalitetin apo karakterin e shqiptareve si: mosmarreveshje per te ardhur keq, te ekzagjeruara, te tipeve e llojeve nga me banalet. Jane po keto mosmarreveshje( te hershme do te thoja) midis llojit, qe shpien dashur pa dashur ne nje rezonance midis asaj qe shqiptaret jane ne gen, me ate qe kerkojne artificialisht te jene. Kjo ndoshta eshte edhe arsyeja qe shqiptaret ne shekuj kane qene te perçare dhe jo vetem, por ne shume raste edhe keqdashes ndaj njeri-tjetrit.


Le te kapim disa nga pikat e ketij disekuilibri qe ekziston fatkeqesisht midis vete shqiptareve:


1-Raporti i tyre me vetveten dhe me pasojat shkaterruese te politikes se sotme.
Midis shqiptareve dhe pasojave regresiste te politikes se votuar ndergjegjesisht prej tyre, ekzistojne dashuriçka te tipit “Romeo e Xhulieta”. Ky raport, vjen si pasoje e mazoshizmit, inferioritetit dhe tolerances deri ne naivitet te vete shqiptareve. Nuk ka logjike te respektosh nje person, nje politike apo nje keqdashes qe vepron hapur kunder teje.Shqipetaret e bejne me kenaqesi. Kane ose jo buke, drita, uje, shkolla apo rruge, habitshem nuk iu ben pershtypje- A thua t’u pelqeje qe te jetojne nen nivelin minimal te jeteses?! Kane apo s’kane ligje, shqiptaret nuk paragjykojne askend qe eshte pergjegjes, sepse “anarshia dhe kanuni eshte jeta e tyre”. Persa i perket fese, as qe nuk preokupohen pse u mungon nje predikues i origjines se vet. Kane me mire Janullatosin grek, qe ne vend t’u mesoje rrenjet e ortodoksise vendase, iu meson ato te asaj greke ( pak a shume siç bene antishqipetaret e vetshpallur Kozma Etoli dje dhe Nikolas Geixh sot). Edhe kur motrat dhe vellezerit e tyre emigrante, shfrytezohen, poshterohen dhe jo ne pak raste u merret e drejta madhore e te jetuarit vetem sepse jane shqiptare, ata çuditerisht rrine indiferente dhe moskokeçares. Perse gjithe kjo moskokeçarje ndaj vetes dhe jetes se tyre?

2-Raporti i shqiptareve me egocentrizmin individual dhe me hiperbolizimin e “asgjese” qe i karakterizon.
E kunderta ndodh kur te rinjve u “cenohet” diçka tjeter si psh: rruga ku kalojne, makina luksoze, motorri, biçikleta etj si keto, behen bisha, pra “luftetare” te medhenj te hiçmosgjerave. Kur duhet te paguajne detyrimet, taksat, apo edhe te zbatojme ligjin, rreshtin pa hezituar te kerkojne mikun apo shokun qe t’i “ndihmoje” te dalin pa lagur. Kur bejne nje krushqi, ata, duhet te pyesin edhe per prejardhjen e kushuririt te tetembedhjete te personit qe u intereson, por harrojne se edhe te tjeret do te bejne te njejten gje ndaj tyre, pra u intereson identiteti i te tjereve kur te tyrin as nuk e marrin ne konsiderate. Kur shohin nje shok apo mik te tyre ne nevoje, japin edhe jeten per te. E njejta gje ndodh, po t’u zesh parkimin e automjetit apo ti parakalosh pa te keqe ne rruge, te marrin edhe jeten. Eshte absurde , por shqiptare!


3-Raporti i shqiptarit me Atdheun e tij.
Kur perplasen dite me dite me probleme jo pak te rendesishme siç jane ato kombetare, (psh, situata ne Kosove) po te njejtet shqiptare i “mundon” indiferentizmi prej injorantesh te sforcuar ne zgjidhjen apo perballimin e tyre. Pra , fatkeqesisht shqiptaret e sotem nuk njohin terminologjine -atdhe, si rrjedhoje, rendesine e vleresimit dhe domosdoshmerine e ruajtjes se identitetit te tyre. Nese i pyet a ndjejne sado pak dhembsuri per te, apo a jane patriote, menjehere e lidhin fillin e dobet te logjikes se çalet te tyre me politikanet e krahut antipatik apo me komunizmin. Pra, mes shqiptareve, Atdheu nuk nxe vend, eshte diçka abstrakte, sepse, fatkeqesisht jeta e tyre lidhet me interesat e momentit. Harrojne qe Kombi ka dy kollona themelore: a-Ata shqiptare qe e sollen deri ketu kete komb ( katragjysherit e tyre) dhe b-Ata qe po e vazhdojne rrugen e tyre ( ata vete). Ky klasifikim konceptualo-realiste dhe logjiko-moral as qe merret ne konsidetare nga nje mase e madhe shqiptaresh. Madje, ka nga ata te cilet jo vetem kane nderruar kombesi, nenshtetesi, emer dhe me e keqja ka raste qe e kane te veshtire t’ua permendesh qe jane shqiptare, thjesht per interesa te ngushta personale( pergjithesisht emigrantet). E gjithe kjo “tragjedi” lidhet ngushtesisht me mosinformimin apo keqinformimin per kulturen dhe historine e vendit te tyre. Me pak fjale injoranca po mundon dhe po roberon ate raport hyjnor qe duhet te ekzistoje ndermjet nje populli dhe kombit te tij. Politikanet tane si perfaqesues te vullnetit, idealeve, deshirave, moralit dhe aspiratave te popullit te vet, perse nuk e stimulojne atdhedashurine? Apo ndoshta kane frike nga bashkekombesit e tyre se do t’i “kundershtojne”?


4-Raporti i shqiptareve midis ndjenjave te megalomanise, unit, servilizmit dhe “maskes” se indiferentizmit.
Kur artsitet, klloune apo kengetare te “ famshem” te viteve te fundit, mberrijne ne sheshin e nje qyteti per nje “shfaqje artistike” dhe u kerkojne te rinjve pjesemarrje masive, keta te fundit do te kontribuojne me prezencen tyre medoemos. Ndryshe do te ndodhte po t’i ftonte ne shesh per nje çeshtje madhore “simboli” i mendjes se mprehte te intelektualeve te Shqiperise ne bote, I.Kadare- askush nuk do te shkonte. Kur dikush i “pakravate,”por i ndershem treg mirsjellje, ata, ia varin hejbet. Ndryshe ndodh kur i pershendet nje politikan i korruptuar, hidhen ne flake shqiptaret e shkrete, dhe me qesharakja, arrijne deri aty sa te xhelozohen me njeri-tjetrin se kush e kush do t’i flase me pare apo me konfidencialisht. Kur keta, bijte e “shekullit te ri”, te Migjenit te madh, jetojne ne Evropen Perendimore ndihen te “medhenj,” vishen e krihen me qytetari’, pra nuk e hedhin paketen e cigareve ne rruge sepse respektojne edukaten qytetare te atjeshme. E kunderta ndodh kur jane ne vendin dhe ne sofren meme,- jane gati te hedhin edhe koshin e plerave neper trotuar pa u ndrojtur nga ligji aq me pak nga edukata. Kur qarqe ekstremo-raciste( te huaja) i perbuzin, i shajne, i shfrytezojne, i dhunojne, i perdhunojne, ata nuk flasin,por heshtin… Heshtin si gjithnje dhe vazhdojme te heshtin siç kane bere prej vitesh. Ky temperament i semure fle me thenien e urte: “Te lire ne miell, e te shtrenjte ne krunde”.

5-Sekreti i mohimit te vlerave te tyre dhe pse shqiptaret jane te prirur te respektojne teorine e se kundertes.
Nuk ka dyshime qe keta njerez kaq cilesore ne histori dhe kaq te privilegjuar nga Zoti (Thoti) ne çdo aspekt (ate strategjiko-gjeografik, historiko-kulturor, gjuhesor etj), nuk duhet te mohojne, te shajne, e te jene armiqesore me vetveten, me vellane dhe motren e tyre, me nenen dhe shokun e tyre qe flasin dhe frymemarrin shqip. S’ka logjike e kunderta. Ku qendron sekreti psikologjiko-filozofik i te moskuptuarit, i mosberit mire dhe i te shkaterruarit te çdo gjeje qe merr fryme shqip? Perse keta te sotshmit jane zbatues te teorise se te kundertes , te mohimit te vlerave dhe stimulimit te antivlerave?

6-Reflektim
Mendoj se ne kemi nevoje per nje kolaudim te ndergjegjes, per nje rifreskim te memorjes, qe te kujtojme cilet jemi dhe nga vijme, dhe respektim te vetes e te po kesaj historie te lashte dhe fisnike qe na shoqeron. Ne kemi nevoje te ndergjegjesohemi, duke respektuar si fillim vetveten, mandej te tjeret. Duke respektuar gjithçka pozitive qe frymemerr shqip, do te arrijme te kuptojme lehte, pa komplikacione, rendesine e te qenurit faktor qofte ne ballkan , qofte ne bote. Vetem ne kete menyre do t’i japin vlera kombit, vetes dhe matematikisht do te “detyrojme” gjithkend t’i marre ne konsiderate. Duke iu bashkangjitur vlerave te kultures dhe historise sone, do te favorizojme binomin “njeri-kulture” i cili do te na sherbeje si kartvizite e jona aneembane botes.
 
Kisha kohe qe nuk lexoja te verteten.
:dong::dong::dong::dong::dong::dong:
:lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim:
:dong::dong::dong::dong::dong::dong:

Njefare shprese e paskemi....
 
Kjo eshte analiza me me vlere dhe me e bukur qe me kane pare syte deri me sot.
Respekte Genc Llakaj-t!


C'do gje e sakte.
 
Une, kompleksivitetin e te qenurit qenje Shqiptare (nese me lejohet ta them) e kisha permbylle me tri karakteristika thelbesore qe na kane mbire ne gjene dhe qe na percjellin me shekuj:

1. Liderizem dhe bajraktarizem i rrejshem i cili degradon ne indiferentizem ekstrem.
2. Rrebelizem anarkik qe reagon vetem ne momentin e prishjes se egos personale
3. Individualista jashtzakonisht te sukseshem qe ne binom nuk rrezatojne.
 
Redaktimi i fundit:
2-Raporti i shqiptareve me egocentrizmin individual dhe me hiperbolizimin e “asgjese” qe i karakterizon.
E kunderta ndodh kur te rinjve u “cenohet” diçka tjeter si psh: rruga ku kalojne, makina luksoze, motorri, biçikleta etj si keto, behen bisha, pra “luftetare” te medhenj te hiçmosgjerave. Kur duhet te paguajne detyrimet, taksat, apo edhe te zbatojme ligjin, rreshtin pa hezituar te kerkojne mikun apo shokun qe t’i “ndihmoje” te dalin pa lagur. Kur bejne nje krushqi, ata, duhet te pyesin edhe per prejardhjen e kushuririt te tetembedhjete te personit qe u intereson, por harrojne se edhe te tjeret do te bejne te njejten gje ndaj tyre, pra u intereson identiteti i te tjereve kur te tyrin as nuk e marrin ne konsiderate. Kur shohin nje shok apo mik te tyre ne nevoje, japin edhe jeten per te. E njejta gje ndodh, po t’u zesh parkimin e automjetit apo ti parakalosh pa te keqe ne rruge, te marrin edhe jeten. Eshte absurde , por shqiptare!


Kjo me pelqeu shume .eshten mese e ver8e..............:dong:
 
Edhe ti braziljane ,jo se ngelesh pas nga Genci..po ke nje te keqe,nuk e ndryshon ate dreq ngjyre.Po ke vendosur ta mbash shpjego dhe tendecat e keqia ne ritualet funerale..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top