Shqiptarët, 100 milion dollarë amerikan në bixhoz

Kresha

A pretty face can never trick me
Në vitin 2008 shqiptarët shpenzuan mbi 10 miliardë lekë ose mbi 100 milionë $ në lojërat e fatit përfshirë dhe bastet sportive.





Kur të gjithë sektorët e ekonomisë kane filluar të shfaqin shenja të qarta kontraktimi si pasojë e situatës së zymtë ekonomike, industria e lojërave të fatit sfidon krizën duke regjistruar gjatë vitit 2008 një rritje mjaft të fortë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë vitit 2008 shqiptarët shpenzuan më shumë se 10 miliardë lekë ose me kursin aktual mbi 100 milionë dollarë në lojërat e fatit përfshirë këtu dhe bastet sportive.

Në vitin 2007 shifra ishte vetëm 6 miliardë lekë ose afro 60 milionë dollarë, çka do të thotë se krahasuar me vitin e kaluar tregu i lojërave të fatit në Shqipëri është rritur me mbi 65 për qind, duke u shndërruar kështu ndoshta në tregun me rritjen më të fortë.

Shifrat e publikuara janë nxjerrë nga deklaratat e TVSH-së, që subjektet e ligjshme të lojërave të fatit kanë bërë në drejtorinë e Tatimeve. Por vetë autoritetet pranojnë se një pjesë e mirë e këtij tregu vazhdon të jetë informale, dhe e pakontrolluar. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrise se Financave, nga kontrollet e ushtruara ditët e fundit, del se në të gjithë vendin ekzistojnë rreth 1500 adresa, të cilat dyshohet së janë qendra të lojërave të fatit dhe basteve të tjera.

Ministria pohon se në rreth 400 prej tyre ushtrohet aktivitet i paligjshëm bixhozi nga kompani apo pika të palicencuara. Ndaj besohet se industria e lojërave të fatit në Shqipëri është më e madhe nga ajo që paraqesin shifrat zyrtare, duke u shndërruar kështu në një nga tregjet më të mëdha në vend së bashku me telekomunikacionet dhe energjinë.

Këtu pikëpyetja e madhe është. Shqiptarët kanë filluar vërtetë të shpenzojnë më shume për t'u argëtuar apo varfëria i shtyn ata të kërkojnë deri në dëshpërim fatin e tyre në kumar? /top channel/
 
Titulli: Shqiptarët, 100 milion dollarë amerikan në bixhoz

Kjo shifer bazohet vetem tek deklaratat e TVSH qe kane bere kompanite e lojrave te fatit, dhe shifra e sakte supozohet qe te jete mbi 10 here me e madhe.

Edhe pastaj thone qe skane leke shqiptaret:canna:
 
Titulli: Shqiptarët, 100 milion dollarë amerikan në bixhoz

le te ankohet njeri tani,megjithate une nga qyteti im e di mire qe ne lojrat e fatit luhen shume leke,
nje dite nje i njohuri im kishte sjelle nja 800.000 euro nga jashte dhe i la brenda 3 diteve ne kazinote,pastaj mori ca leke borxh dhe fitoi nja 150.000,pastaj i la dhe ato qe kishte mare borxh dhe ato qe fitoi diten e kaluar :D
 
Titulli: Shqiptarët, 100 milion dollarë amerikan në bixhoz

ne shqipetaret duame te behemi te pasure shume shpejt dhe pa u lodhur prandaje leme brekete neper bixhoze apo merremi me lloj lloj pislliqesh ata qe nuk i bejne dote keto shpresojne tek bota te na beje te kamure nga pozicioni gjeografike qe kemi ose merremi me politike dhe ju servilosemi politikaneve apo partive te caktuare vetem e vetem te pasurohemi pa mbajture asnje pergjigjesi per pasojat e me vonshme
 
Titulli: Shqiptarët, 100 milion dollarë amerikan në bixhoz

bravo lale e kete drejt po duhet te dime dicka senuk vjen gje vete s epo nuk liajte nuk ka gje"se uji qe leviz pihet ,dhe jo ai qe rri ne vend se qelbet" pershendetje
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top