Shqipni e Harrume

Love

βeℓℓe â๓e
sh15933.jpg


Parullat, 3.
Gjatë viteve të Luftës së Madhe, siç i thonin luftës I Botërore kur ende nuk e donin se do bëhej më pas një tjetër Luftë edhe më e madhe, Veriu i Shqipërisë ra nën pushtimin austriak, jugu ndën atë italian, ndërsa Kazaja e Korçës me rrethina u mbeti francezëve. Në të tria zonat e pushtimit shqiptarët u gjendën të luftojnë nën flamuj të ndryshëm duke shpresuar se sidoqoftë pas lufte fuqia fituese do kujtohej të ringjallte edhe Shqipërinë.

Shkodra, kryeqendra e Veriut, i kish pranuar Austriakët me brohori edhe për arsye se këta u hoqën qafe Malin e Zi, por edhe pse Monarkia Habsburge shihej si mbështetëse e monarkut legjitim të Shqipërisë së Pavarur, princ Vidit.

Në foton e parë, e bërë diku rreth vitit 1916-17, shihet një ceremoni e nxënësve të Kolegjit fetar të Shën Franceskut. Në të janë ftuar të marrin pjesë përveç autoriteteve fetare dhe atyre të qytetit edhe ushtarakë të garnizonit austro hungarez. Ballina e godinës së Kolegjit është zbukuruar rëndë me flamuj shqiptarë dhe austriakë, ndërsa në ballkon është vendosur një bust i madh i princ Vidit. Përsipër bustit në mur është vendosur një tabelë me stemën shqiptare, shqiponja dykrenore, ndërsa në të dy krahët e saj janë vendosur të pikturuar, majtas një pallua dhe djathtas një shqiponjë. Alegria është e qartë. Palloi ishte simbol i familjes së princ Vidit ndërsa shqiponja ishte simboli ynë kombëtar.

Fotografia e dytë është e vitit 1919 dhe na con në skajin jugor të vendit, në Gjirokastër. Lufta Botërore ka përfunduar, Jugu i Shqipërisë vazhdon të jetë nën pushtimin italian, ndërsa në Paris fitimtarët janë mbledhur në Konferencën e Paqes për të përcaktuar kufijtë e rinj të pasluftës. Në Durrës është Krijuar një qeveri e përkohshme e toleruar nga administrata italiane dhe shqiptarët po përpiqen të rikonfirmojnë të paktën kufijtë e vitit 1913. Në këto kushte, veçanërisht jugu rezikonte të gllabërohej nga Greqia, e cila kishte dalë si fitimtare nga Lufta. Të tmerruar nga një perspektivë e tillë, banorët e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës dhe zonave përreth, organizuan një numër protestash dhe peticionesh kundër ndarjes nga trupi i Atdheut.

Në fotografi shihet pikërisht një nga këto mitingje proteste, i organizuar nëpër rrugët e Gjirokastrës. Qytetarë, të rinj e të moshuar, të veshur me kostume kombëtare, mbajnë në duar flamuj shqiptarë dhe të fuqive fituese, konkretisht flamuj italianë dhe amerikanë (të paktën këta dallohen qartë). Një demonstrues mban një pankartë ku është pikturuar shqiponja dykrerëshe sipas versionit të krijuar nga Faik Konica në revistën e tij “Albania”. Një tjetër demonstrues mban një parrullë të shkruar në beze, e cila për fat të keq është e palexueshme.

Në shpinë fotografia ka diçiturën origjinale të shkruar me penë: “Pritia e Delegatit të Wilsonit në Gjinokastrë, i cili u çua prej z. Wilson për të parë karakterin kombiar të Shqipërisë Jugës. Delegati qe konsuli amerikan në Torino dhe këshillonjës i Wilsonit në Konferencë të Paqës”. Kjo shpjegon edhe prezencën e flamujve amerikanë në miting.

Demonstrime të tilla ishin të toleruara nga italianët, të cilët administronin qytetin, edhe për arsye se Italia nuk e shikonte ne qejf avancimin e pretendimeve greke në veri drejt Vlorës dhe kontrollit të Kanalit të Otrantos. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, është prekës vullneti i këtyre shqiptarëve që ja dalin të organizohen dhe protestojnë për vendin e tyre, edhe në mungesë të një organizimi shtetëror qendror.

Meqë ra llafi, e fundmja protestë publike që kam parë në Gjirokastër, është ajo e disa javëve të shkuara, nga shqiptarë që kërkonin pensione nga Greqia, që e konsiderojnë si atdheun e tyre. Kohë të reja tabiate të reja.
R.Java
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top