Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqipja gjuhë zyrtare, Kuvendi në Maqedoni voton ligjin

Shqipja gjuhë zyrtare, Kuvendi në Maqedoni voton ligjin



Me 69 vota pro e asnjë kundër, në sallën e Kuvendit maqedonas ku mungonin ligjvënësit e VMRO DPMNE-se, iu dha drita jeshile ligjit të shumëdiskutuar të gjuhëve, i cili do të zgjidhë më në fund ngërçin e hershem të përdorimit të shqipes në institucionet zyrtare.


Debati për ligjin në fjalë ka nisur në Parlament që në muajin shtator, por mungesa e kuorumit nuk lejoi që kjo çështje të mbyllej që fundin e vitit të kaluar.

Ligji parashikon që veç asaj maqedonase, gjuhë zyrtare në vend të jetë edhe shqipja dhe alfabeti i saj. Ishte pikërisht marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së mbi këtë temë nevralgjike që solli në jetë bashkëqeverisjen e tyre, por debatet që kanë rrethuar ligjin, i cili përmbyll më në fund pas shumë zvarritjesh marrëveshjen e Ohrit, nuk kanë munguar edhe jashtë sallës së Kuvendit.

Faza e parë e miratimit të tij u prit në mënyra të ndryshme e në atë pasuese, opozita u përpoq të aktivizonte praktikën e hershme të diskutimeve pafund në Parlament me paralajmërimet se do të paraqiste një numër të madh propozimesh për amendamente .

VMRO-ja kërkoi diskutime të gjëra mbi ligjin dhe një pjesë e shoqërisë civile gjithashtu pati sugjeruar një debat publik me ekspertë të fushës, e bindur se ai duhet t’i nënshtrohej korrigjimeve. Nën pretendimin se përdorimi i shqipes thellon hendekun ndëretnik, VMRO-DPMNE kishte votuar në fazën fillestar kundër ligjit që e kthen Maqedoninë, sipas saj, në një shtet dygjuhësor dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Ligji përmban 25 nene dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike, gjithë zyrtarë përpos maqedonishtes të jetë dhe gjuha që flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë.

Por ai duhet të marrë sidoqoftë firmën e presidentit Gjorgje Ivanov, i cili e ka përsëritur në shumë raste se nuk do të firmosë një legjislacion që bie në kundërshtim me Kushtetutën. Pas lajmit ka reaguar menjëherë kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili shkroi në “Twitter” se miratimi i ligjit të gjuhës shqipe në Parlamentin maqedonas është “një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”.

Top Channel
 
Punet e mira vijne ngadal.

E neshkruan edhe Ivanovi se edhe ashtu eshte i zhytur ne vetulla, s’ka nga t’ia mbaj.
 
Eshte Europa ajo qe i "detyroi" mendoj..por,me ne fund nje gje e mire edhe per kete pjese te popullit tone te vuajtur!
 
Me ne fund . Ska kuptim ne nje shtet ku jetojme baraz si shqiptare dhe maqedonas gjuha Shqipe mos te jete zyrtare :)
 
Nje hap perpara per nje shqiperi etnike, keshtu perparohet duke unifikuar gjerat, duke hequr doganat me kosoven dhe duke bere te njejtit tekste shkollore avash avsh
 
Punet e mira vijne ngadal.

E neshkruan edhe Ivanovi se edhe ashtu eshte i zhytur ne vetulla, s’ka nga t’ia mbaj.

Ka shanse të vëj veton ai,se vërej i ka dërgu leter akademikët sllavë të fyrom.
 
Urime Iliride, nuk keni fituar gje keni marre ate qe ju takon... Kerkoni edhe te tjera gjera qe ju jane mohuar.
 
Ka shanse të vëj veton ai,se vërej i ka dërgu leter akademikët sllavë të fyrom.

Do te mundohet me kriju pengesa por ne fund s’ka qare pa u dorezu.

Po te pyetej ky akoma do te ishte Gruevski ne pushtet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back