Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqipja, e bukura e Kalifornisë

Ajo ka vetëm 17 vjet. Jeton në San Diego të Kalifornisë dhe beson që do të jetë më e bukura e këtij shteti amerikan.

Shqipe Alia, e cila ka lindur në Kosovë, thotë se do të përpiqet të fitojë kurorën e më të bukurës në garën që do të organizohet në Miss Teen California.

E panjohur në Kosovë, por jo edhe në SHBA, pasi që mediet atje kanë filluar të flasin për bionden e bukur nga Kosova.

Rozë: Na tregoni më shumë, kush është Shqipe Aliu?
Shqipe: Jam 17 vjeçe dhe jam duke garuar në garën për Miss California Teen. Jam lindur në Kosovë dhe për momentin jetoj në San Diego. Jam fëmija më i madh nga pesë fëmijët e familjes time dhe jam një model dhe mësim për ta. Besoj dhe kam respekt ndaj vetvetes. Kam vetëbesim dhe përkushtim në punë. Shpresoj të fitoj kurorën e më të bukurës në Miss Teen California. Qëllimi im është të luaj një rol pozitiv te të rinjtë dhe adoleshentët, dhe t’ua bëj më dije atyre se bukuria është të kesh zemër të mirë, të jesh e mençur, e gatshme për të dhënë gjithçka, dhe të kesh besim për të ndryshuar shumë gjëra.

Rozë: Thatë se keni filluar karrierën si modele. Kur ndodhi kjo gjë?
Shqipe: Nuk do ta konsideroja vetën si modele tani për tani, mirëpo kam bërë disa fotografi dhe menjëherë kam marrë disa oferta nga agjencitë e modës për t’u bërë pjesë e tyre.

Rozë: Cili është suksesi juaj më i madh deri tani?
Shqipe: Synimi im më i madh që e kam arritur është se jam zgjedhur të jem njëra prej garuesve në evenimentin që e organizon kompania Trump. ثshtë sukses, sepse në një garë të këtillë bukurie shkojnë më mijëra aplikacione nga të gjitha vajzat e Kalifornisë. E konsideroj vetën me fat që jam zgjedhur për të marrë pjesë në këtë garë.
38047_NpAdvSinglePhoto.jpg

Rozë: A besoni që do e fitoni kurorën e më të bukurës në Kaliforni?
Shqipe: اdo vajzë është e bukur dhe ka mundësi që të fitojë. Shpresoj që t’a dal sa më mirë në këtë garë. Mendoj se do t’ia dalë shumë mirë dhe të prezantohem bukur e kështu ka mundësi që edhe të fitoj.

Rozë: Na flisni pak më shumë për këtë garë që zhvillohet në qytetin amerikan…
Shqipe: Gara mbahet më 21 nëntor në Palm Springs, ku garojnë të gjithë garueset më të bukura të Kalifornisë. Gjithsecila garuese do të vlerësohet në tri fusha: intervista, në rroba banje dhe në fustane mbrëmjeje. Kriteri kryesor përfshin karakterin, qëndrimin, besimin dhe personalitetin.

Rozë: Kush ju përkrah më së shumti në karrierën tuaj?
Shqipe: Familja ime përfundimisht është përkrahësja e parë, pas shokëve dhe shoqeve të mia.

Rozë: Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?
Shqipe: Planifikoj që të shkoj në kolegj pasi të përfundoj shkollën; megjithatë ende nuk e di se cili do të jetë profesioni im pasi që ka shumë mundësi, edhe pse e di që do të ketë një të ardhme të ndritur.

Rozë: Dëshironi të shtoni diçka…
Shqipe: Po, faleminderit për intervistën. Jam shumë e lumtur që jap intervistë për një gazetë shqiptare para garës në Miss California dhe ju siguroj se do e jap më të mirën për të fituar./express./
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back