Shqipëria u 'jep' maqedonasve Liqenasin

Зngjεll

___________
TIRANE - Natyra e sistemit të ri zgjedhor, ka detyruar mazhorancën që, në këtë prag fushate elektorale, të luftojë fort në çdo front për të siguruar çdo votë të mundshme. Ajo po kërkon të marrë jo vetëm votat e shqiptarëve, por edhe ato të minoriteteve në Juglindje të vendit, zonë që banohet nga një pakicë maqedonasish. Ndërkohë që, pak ditë më parë, mazhoranca i ka bërë një ofertë edhe PBDNJ-së, e cila njihet si përfaqësuese e interesave të minoritetit grek në vend, si dhe komunitetit rom dhe egjiptian, të cilëve Kryeministri Berisha u premtoi karta identiteti falas.

Propozimi

Në këtë kuadër, në Kuvend ka mbërritur një propozim i rrallë nga një anëtar i lartë i mazhorancës qeverisëse. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Edmond Spaho, ka paraqitur në Komisionin e Ligjeve një projektligj, ku kërkon ndryshimin e emrit të fshatit Liqenas në Pustec. Propozimi për kthimin e emrit në Pustec, nga deputeti i zonës, Spaho, ka ardhur pas një peticioni të bërë nga ky minoritet, i cili kërkon të quajë vendbanimin e tij me emrin e tij të mëparshëm. Ky peticion është hartuar kohë më parë, por propozimi i kthyer në projektligj është dorëzuar në Kuvend vetëm dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, çka tregon më së miri përpjekjen e shumicës së djathtë për të joshur këtë komunitet maqedonasish, në këtë prag procesi elektoral. Por, natyrisht, një nismë e tillë, ashtu siç argumentojnë edhe nismëtarët, vjen edhe si një detyrim i shtetit shqiptar për të respektuar të drejtat e pakicave kombëtare në vendin tonë dhe, në rastin konkret, të popullsisë maqedonase që, pas përcaktimit të kufijve zyrtar, mbeti brenda territorit shqiptar, pavarësisht se një gjë e tillë nuk reflektohet në mënyrë reciproke nga shteti maqedonas kundrejt popullsisë shqiptare atje, e cila shpeshherë është ankuar për mosrespektim të marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave të tyre.

Relacioni

Fshati Liqenas është ngritur në buzë të liqenit te Prespës së Vogël, në qarkun e Korçës, dhe është qendra e komunës, me 3500 banorë, me popullsi maqedonase dhe që mban të njëjtin emër. Faktikisht, nisma e ndërmarrë nga deputeti Spaho përbën vetëm një hap për ta njohur këtë fshat edhe në mënyrë zyrtare me emrin e tij të mëparshëm Pustec, pasi vetë banorët e zonës, që nga koha e rrëzimit të sistemit komunist, e njohin vetëm me këtë emër. Ndryshimi i emrit të fshatit është bërë në vitin 1970, me dekret Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe që mban firmën e Haxhi Lleshit. Siç edhe bëhet e ditur në relacionin shoqërues, në atë kohë, në kuadër të luftës kundër ndikimeve të huaja, pushteti i atëhershëm vendosi që të ndryshojë emrin, nga Pustec, në Liqenas. Ndërkohë që, me ardhjen e pluralizmit dhe me rikthimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të minoriteteve, popullsia e kësaj zone vazhdimisht ka bërë përpjekje për të kthyer toponimet autentike të fshatrave, midis të cilave dhe fshatin më kryesor të kësaj zone, Pustec. Për këtë, banorët kanë nënshkruar një peticion, i cili është nënshkruar edhe nga Këshilli i Komunës. Duke qenë se ndryshimi i emrit të fshatit qendër komune, bëhet me ligj të veçantë, në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit, "Për pushtetin vendor" dhe atë "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore", ditët e fundit, propozimi i mësipërm, ka mbërritur për miratim në Kuvend, si projektligj i ardhur me nismën e deputetit të zonës, Edmond Spaho./Shekulli/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top